Lajmet
Cilat vende të BE nuk duan refugjatë nga Afganistani?
Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet të përcaktojmë kuota për refugjatët afganë, që vijnë në rrugë legale në Europë”, thotë Jean Asselborn. “Shtetet e BE-së duhet të japin një sinjal, që janë të gatshëm të ndihmojnë njerëzit.”
Luksemburgasi e kritikon ashpër qëndrimin e Austrisë: “Eshtë e tmerrshme. Eshtë dëshpëruese. Të tilla shprehje populiste ngjallin frikë.” Problemi duhet zgjidhur bashkarisht dhe njerëzit nga Afganistani nuk mund të refuzohen, apelon Asselborn. Por thirrja e tij duket se nuk përfillet. Vendet e BE-së janë të përçarë dhe veprojnë sipas interesve të tyre. Tani duhet që bllokada të zgjidhet në një samit të jashtëzakonshëm. Aktualisht vendet e BE-së kanë këto pozicione:
Jean Asselborn
Një refuzim total dhe tone të ashpra kundër pranimit të refugjatëve afganë shpreh aktualisht ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer. Tani ka prioritet të lartë, „të biseodhet me vendet fqinjë të Afganistanit, në mënyrë që të garantohet në rajon mbrojtja dhe ndihma”. BE-ja duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur kuifjtë e saj të jashtëm. Por nuk ka arsye përse tani afganët të vijnë në Austri.
Greqia
As Greqia nuk do të pranojë refugjatë nga Afganistani. Ministri i Migracionit Notis Mitarachi deklaroi, se Greqia nuk do të bëhet sërish „porta e valës së parregullt të refugjatëve drejt Europës.” Ndërkohë, sipas tij në Greqi janë strehuar 40.000 afganë, gjysma janë me status të njohur dhe pjesa tjetër si azilkërkues. Greqia e konsideron Turqinë si një vend të sigurtë për refugjatët afganë.
Karl Nehammer, ministri austriak i Punëve të Brendshme
Franca
Qeveria franceze përpiqet ndërkohë të zbusë një deklaratë të presidentit Emmanuel Macron të hënën në mbrëmje (16.08), me të cilën ai hasi në shumë kritika. Në një fjalim në televizion ai u shpreh kundër „valëve të parregullta” të refugjatëve nga Afganistani. Zëdhënësi qeveritar Gabriel Attal deklaroi të mërkurën (18.08), se çdo vit disa mijëra afganë janë pranuar në Francë, pasi ata janë larguar prej përndjekjes dhe luftës e kjo gatishmëri për pranim do të vazhdojë. Franca të martën gjatë natës evakuoi 180 afganë nga Kabuli për arsye humanitare.
Duhet një nismë ndërkombëtare për t’u ofruar strehim afganëve që kërkojnë azil. Zëdhënësi qeveritar nuk u prononcua se deri në sa refugjatë mund të pranojë Franca. Kjo temë është delikate për Macron në sfondin e zgjedhjeve presidenciale në pranverë. Partitë e djathta, veçanërisht partia e Marine Le Pen, prej vitesh nxisin frikërat prej migracionit.
Italia
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ende nuk është prononcuar lidhur me çështjen e refugjatëve nga Afganistani. Prioriteti i europianëve tani duhe të jetë, pranimi i atyre afganëve dhe familjeve të tyre, që kanë bashkëpunuar me Perëndimin ose janë angazhuar për të drejtat e grave, ka nënvizuar Draghi. Por kreu i qeverisë italiane nuk prononcohet qartazi, pasi koalicioni i tij mbështetet nga partitë populiste ose të djathtët ekstrem. Këtë verë Italia sërish ka pasur fluks të rritur të refugjatëve, që vijnë nga vendet afrikane përmes itinerarit të Mesdheut.
Spanja
Qeveria spanjolle ka shprehur gatishmëri të pranojë afganë, duke u ofruar si një vend për qëndrim të përkohshëm, për ata që kanë bashkëpunuar me Perëndimin dhe duhet të evakuohen për arsye humanitare. Përveç kësaj nuk ka asnjë ofertë tjetër nga Madridi.
Holanda
Në Holandë po diskutohet ndërkohë vetëm për pranimin e refugjatëve, që kanë punuar në kuadër të misionit të NATO-s dhe me organizatat e ndihmës. Këta janë fare pak persona. Fluturimi i parë i Holandës për evakuimin u desh të ndërpritej për shkak të kushteve kaotike në aeroportin e Kabulit.
Një avion i Bundeswehrit me persona të evakuuar ulet në aeroportin ndërkombëtar në Tashkent, Uzbekistan
Skandinavia
Danimarka muajt e fundit e ka ashpërsuar politikën e saj ndaj refugjatëve, aq sa tani planifikon të kthejë edhe refugjatët sirianë të pranuar me status qëndrimi. Pranimi i afganëve konsiderohet si i përjashtuar. Ngjashëm vepron Suedia, ku qeveria e koalicionit nuk ka bazë të sigurtë dhe si rrjedhojë politika liberale ndaj refugjatëve është sakrifikuar nën presionin e partive të djathta.
Gjermania
Në Gjermani qëndrimi është i paqartë. Në fundjavë sipas përllogaritjeve në Berlin lihet të kuptohet, se mund të kemi të bëjmë me një numër prej afro 10.000 afganësh, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Bundeswehr-it, anëtarë të shoqërisë civile ose të organizatave joqeveritare dhe që duhet të pranohen për arsye humanitare. Por fillimisht afganët e larguar nga vendi duhet të transportohen në vendet fqinjë me ndihmën e UNHCR-së. Në një hap të dytë mund të mendohet, nëse ata që janë veçanërisht të prekur do të mund të sillen në mënyrë të rregullt në Europë. Ndërkohë landet e veçanta të federatës kanë shprehur gatishmërinë të pranojnë përkatësisht disa mijëra afganë. Ndërsa në qershor një kërkesë në parlament e partisë Të Gjelbrit për evakuimin e grupeve të rrezikuara të afganëve, u refuzua nga deputetët. Aktualisht shumë rrugë për largimin nga Afganistani janë bllokuar përmes checkpoint-eve të Talibanëve.
You may like
Lajmet
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren
Published
4 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një burri rreth 70-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren, saktësisht pranë banesave të ish-TMK-së.
Sipas njoftimit zyrtar, mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ndodhur rreth 2-3 orë para mbërritjes së ekipeve në vendngjarje.
“Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së. Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme”, thuhet në njoftimin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e krim-teknikës dhe prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia u bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacione mbi identitetin e viktimës të lajmërohen në stacionin më të afërt ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.
Lajmet
Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane
Published
8 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Izraeli thotë se ka vrarë shefin e marinës së Iranit, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.
Alireza Tangsiri u emërua komandant i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në vitin 2018, ndërsa më parë kishte shërbyer si zëvendëskomandant i kësaj marine që nga viti 2010.
Një llogari në rrjetin social X, që i atribuohet atij, ka qenë aktive që nga 10 marsi i këtij viti, me mediat iraniane që citonin postimet e tij. Në këto postime, ai kishte shkruar disa herë për Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.
Tangsiri njihej si një komandant i ashpër, i cili në të kaluarën kishte bërë deklarata të shumta kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, ai kishte kërcënuar se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit nëse pengoheshin eksportet e naftës së Iranit. Tangsiri u sanksionua nga Thesari i SHBA-së bashkë me komandantë të tjerë të IRGC-së në vitin 2019, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës./BBC/
Lajmet
Një moment kthese për rrjetet sociale: Çfarë e pret teknologjinë pas vendimit historik për varësinë?
Published
9 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Një juri në Los Anxhelos ka dhënë një vendim dënues për dy nga platformat digjitale më të njohura në botë, Instagram dhe YouTube, duke konfirmuar se këto aplikacione janë krijues varësie dhe janë projektuar qëllimisht në atë mënyrë.
Gjykata doli në përfundimin se pronarët e tyre kanë qenë neglizhentë në mbrojtjen e fëmijëve që i përdorin ato, duke shënuar një moment të rëndë për Silicon Valley me implikime globale. Gjigantët teknologjikë në këtë rast, Meta dhe Google, tani duhet të paguajnë 6 milionë dollarë dëmshpërblim për një grua të re të njohur si Kaley, viktima në qendër të këtij rasti, e cila pohoi se platformat i shkaktuan dismorfi trupore, depresion dhe mendime vetëvrasëse.
Megjithëse të dyja kompanitë synojnë të apelojnë — me Metën që pretendon se një aplikacion i vetëm nuk mund të jetë përgjegjës për krizën e shëndetit mendor te adoleshentët dhe Google që thotë se YouTube nuk është rrjet social — vendimi do të thotë se “epoka e pandëshkueshmërisë ka mbaruar”, sipas Dr. Mary Franks, profesore e ligjit në Universitetin George Washington.
Ky vendim konsiderohet si një moment kthese që do të ripërcaktojë peizazhin e mediave sociale dhe mund të jetë fillimi i fundit të kësaj epoke ashtu siç e njohim ne. Ndërsa përdoruesit e rregullt mund të mos jenë tronditur, kompanitë teknologjike duket se u kapën në befasi, duke shpenzuar shuma marramendëse për tarifa ligjore.
Dy kompanitë e tjera në gjyq, TikTok dhe Snap, pronar i Snapchat, zgjodhën të bënin marrëveshje jashtë gjykatës para se të niste procesi, mes zërave se nuk mund ta përballonin dot këtë betejë. Pavarësisht prezantimeve të shumta nga rrjetet sociale mbi mjetet që ofrojnë për prindërit për të mbrojtur fëmijët, gjykata vendosi se këto masa nuk ishin të mjaftueshme.
Arturo Bejar, i cili dikur punonte në Instagram, deklaroi se e kishte paralajmëruar Mark Zuckerbergun për rreziqet që u kanoseshin fëmijëve vite më parë, duke thënë se aplikacioni ndryshoi nga “një produkt që e përdorni ju, në një produkt që ju përdor juve”.
Ekspertët e kanë përshkruar këtë vendim si momentin “Big Tobacco” të teknologjisë, duke bërë analogji me industrinë e duhanit, gjë që mund të çojë në paralajmërime shëndetësore në ekrane apo kufizime të reklamave.
Aktualisht, këto kompani mbrohen ligjërisht në SHBA nga “Neni 230”, i cili i liron nga përgjegjësia për përmbajtjen që publikohet në to — një mburojë pa të cilën shpesh thuhet se industria nuk do të mbijetonte. Megjithatë, skeptikët ndaj kësaj mbrojtjeje po shtohen, sidomos pas dëgjimit të fundit në Komitetin e Tregtisë të Senatit të mërkurën. /BBC/
Lajmet
Nga Veterniku në Vushtrri: Detajet e operacionit “Delivery” ku u zbulua edhe një “Call Center” i dyshimtë
Published
11 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, ka realizuar me sukses operacionin e koduar “Delivery”, i cili rezultoi me arrestimin e pesë personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës dhe pajisjeve teknologjike.
Sipas njoftimit, aksioni nisi pas një pune intensive operative që identifikoi dy persona të dyshuar për shpërndarjen e marihuanës dhe kokainës në kryeqytet.
Gjatë zbatimit të planit taktik mesditën e së mërkurës në Veternik, të dyshuarit, të cilët po lëviznin me një veturë Golf 8, tentuan t’i shmangen policisë duke nisur një ndjekje me shpejtësi të lartë që përshkoi Fushë-Kosovën, Podujevën dhe përfundoi në hyrje të Vushtrrisë, ku edhe u prangosën nga njësitet policore.
Gjatë kontrollit të veturës dhe përgjatë rrugës ku të dyshuarit kishin hedhur pako me lëndë narkotike gjatë ikjes, policia sekuestroi mbi 3.3 kilogramë marihuanë dhe sasi të kokainës të ndarë në 25 qese.
Operacioni u zgjerua me bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku u gjetën edhe dy peshore digjitale, mbi 4 mijë euro para të gatshme, valuta të huaja, dy vetura dhe katër telefona celularë.
Sipas komunikatës, forenzika rajonale ka dokumentuar të gjitha provat në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.
Një detaj i rëndësishëm i këtij operacioni ishte zbulimi i një hapësire të modifikuar si “Call Center” në njërin nga lokacionet e bastisura, ku u sekuestruan pesë laptopë. Për shkak të dyshimeve për krime kibernetike, në rast u përfshinë edhe hetuesit e specializuar të kësaj fushe, të cilët ndaluan një person të pestë të përfshirë në këtë aktivitet.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa Policia e Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin e saj në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Kosova barazon në minutën e 21-të
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren
Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane
HBO lanson trailerin e parë të serialit “ Harry Potter”
Një moment kthese për rrjetet sociale: Çfarë e pret teknologjinë pas vendimit historik për varësinë?
Kosova pa Demakun e Sadriun në gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë
Nga Veterniku në Vushtrri: Detajet e operacionit “Delivery” ku u zbulua edhe një “Call Center” i dyshimtë
Rita Ora uron Kosovën dhe Shqipërinë para gjysmëfinaleve të Botërorit
Gruaja nga Florida akuzohet për tentim vrasje ndaj Rihannës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
