Lajmet

Kusari-Lila: Të dielën seanca e jashtëzakonshme për Qeverinë, ftesa është dërguar tashmë tek të gjithë deputetët

Published

on

Në Kuvendin e Kosovës të dielën, më 26 tetor, do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, konfirmoi për Telegrafin se ftesa tashmë është dërguar tek të gjithë deputetët për seancë të jashtëzakonshme.

Po, kemi bërë kërkesë dhe tashmë është dërguar ftesa tek të gjithë deputetët për seancë të jashtëzakonshme për të dielën, ora 10:00, me një pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Më 11 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, që të formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Derisa kanë mbetur edhe dy ditë afat për ta paraqitur përbërjen e re të Qeverisë, deri më tani nga LVV nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

Nuk është raportuar për ndonjë takim apo negociatë me subjektet e tjera politike që do të mundësonte ndërtimin e një koalicioni qeverisës.

Kjo, pasi LVV-së i nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend për të formuar Qeverinë, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti ka siguruar 48 ulëse./EO

Lajmet

Dy shpërthime në Prizren, dëmtohen veturë dhe shtëpi – policia nis hetimet

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy shpërthime që kanë ndodhur në Prizren. Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 128” në Prizren, më 16.06.2026 rreth orës 03:15.

Sipas raportit policor, si pasojë e dy shpërthimeve janë dëmtuar një veturë dhe fasada e një shtëpie, pronë e dy viktimave meshkuj kosovarë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Policia nuk ka raportuar për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Gjakovë dhe Mitrovicë, një person në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të dhunës në familje gjatë ditëve të fundit në Gjakovë dhe Mitrovicë.

Rasti i parë është raportuar të martën  në Gjakovë, ku një grua ka deklaruar se ka qenë viktimë e dhunës në familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po në Gjakovë, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëjetuesi i saj pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar deri më tani. Për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja kishte ndodhur më 14 qershor, ndërsa pas ndërhyrjes së autoriteteve, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia ka bërë të ditur se rastet po trajtohen sipas procedurave ligjore dhe se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Therje me thikë në Fushë Kosovë, një person në QKUK

Published

on

Në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë, rreth orës 15:38, është raportuar një rast i lëndimit të rëndë trupor.

Sipas raportit policor, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë një viktimë mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Published

on

Në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, të hënën rreth orës 23:37, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor, të dyshuarit fillimisht kanë tentuar të ikin me motoçikletë, ndërsa gjatë arratisjes njëri prej tyre ka hedhur një pistoletë me gaz.

Policia ka sekuestruar pistoletën me dy fishekë si dhe një thikë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara