Lajmet

Cilat vende marrin më shumë ndihmë ushtarake nga SHBA?

Published

on

Izraeli

Që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948, ai ka qenë pranuesi më i madh kumulativ i ndihmës së huaj amerikane, duke marrë rreth 300 miliardë dollarë në totalin e ndihmës ekonomike dhe ushtarake.

Rreth 220 miliardë dollarë (74 përqind) kanë qenë në formën e ndihmës ushtarake, ndërsa pjesa tjetër prej 80 miliardë dollarësh (26 përqind) ka qenë ndihmë ekonomike.

Që nga viti 2008, Izraeli ka marrë kryesisht ndihmë ushtarake me ndihmën ekonomike që përbën më pak se 1 përqind të ndihmës totale të SHBA-së për Izraelin.

Ukrainë

Ukraina ka marrë gjithashtu një sasi të madhe ndihme ushtarake nga SHBA. Së fundmi, një paketë ndihme ushtarake emergjente prej 300 milionë dollarësh u miratua në muajin mars për të zëvendësuar stokun e varfëruar ushtarak në luftën e saj të vazhdueshme me Rusinë.

Qëkur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë, Kongresi i SHBA ka miratuar pesë paketa ndihme për vendin që arrijnë në 175 miliardë dollarë.

Legjislacionii fundit u miratua në prill të vitit 2024./UBTNews/

Lajmet

KEDS: Të shtunën nis shkyçja për bizneset që s’kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar

Published

on

By

KEDS ka njoftuar se të shtunën do të nis shkyçja nga rrjeti elektrik për bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar. KEDS u ka bërë thirrje bizneseve që nëse ende s’kanë nënshkruar kontratë me një furnizues të licencuar nga ZRRE, ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

Nga KEDS është thënë edhe se ata nuk ofrojnë shërbime të furnizimit me energji elektrike-por që roli i tyre është i kufizuar në shpërndarjen e energjisë elektrike dhe se janë të detyruar të zbatojmë të gjitha vendimet e ZRRE-së.

Komunikata:

Të shtunën nis shkyçja nga rrjeti elektrik për bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar

KEDS, në cilësinë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, njofton urgjentisht të gjithë konsumatorët e kyçur në çdo nivel tensioni brenda rrjetit shpërndarës për njoftimin shumë të rëndësishëm si në vijim:

Në pajtim me njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të datës 13 gusht 2025, duke filluar nga data 16 gusht 2025, KEDS e ka të ndaluar ligjërisht të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që nuk kanë marrëveshje të vlefshme me një Furnizues të licencuar. Ky detyrim buron nga paragrafi 7 i nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe neni 8 i Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit.

Veprim i menjëhershëm dhe i domosdoshëm!

Për të ruajtur stabilitetin dhe integritetin e sistemit elektroenergjetik, më 16 gusht 2025 KEDS do të shkyçë nga rrjeti i shpërndarjes të gjithë konsumatorët që nuk kanë një marrëveshje aktive furnizimi.

Nëse ende nuk keni nënshkruar kontratë me një Furnizues të licencuar nga ZRRE, duhet ta bëni këtë pa vonesë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

Ky proces përbën një detyrim ligjor si pjesë e reformave të liberalizimit të tregut të energjisë, sipas udhëzimeve të ZRRE dhe duhet të zbatohet plotësisht. KEDS nuk ofron shërbime të furnizimit me energji elektrike-roli ynë është i kufizuar ekskluzivisht në shpërndarjen e energjisë elektrike dhe jemi të detyruar të zbatojmë të gjitha vendimet e ZRRE-së.

Mosveprimi i menjëhershëm do të rezultojë me shkyçje nga rrjeti.

Ju bëjmë thirrje që menjëherë të kontaktoni një Furnizues të licencuar nga ZRRE për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike, për të përmbushur kërkesat rregullative dhe për të evituar ndërprerjen tuaj me furnizim.

KEDS është i përkushtuar për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të jetë në dispozicion të çdo konsumatori, dhe zbaton me përpikëri të gjitha direktivat që vijnë nga organet rregulluese.

Continue Reading

Lajmet

Zjarret në Gramsh, shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut

Published

on

By

Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh.

Zjarri në këtë pjesë është fikur falë angazhimit maksimal edhe të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura. Aktualisht vatër aktive më e madhe është ajo në malin e Komjanit.

Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.

Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).

Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim.

Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Deri më tani banesat nuk kanë qenë të rrezikuara.

Continue Reading

Lajmet

Mentor Hyseni emërohet Drejtor i ri i ATK-së

Published

on

By

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur sot në Administratën Tatimore të Kosovës, u bë pranim–dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit, Ilir Murtezaj ia dorëzoi detyrën Mentor Hysenit, i cili u përzgjodh pas një procedure të rregullt rekrutimi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, falënderoi Murtezajn për kontributin dhe uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e ministrisë.

Drejtori i ri, Hyseni, u zotua për profesionalizëm, transparencë dhe përmirësim të shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Burim, Ramadan Morina

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, i cili dyshohet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas zëdhënëses së gjykatës, Mirlinda Gashi, Morina akuzohet se në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Continue Reading

Të kërkuara