Lifestyle

Cilat ushqime duhet ruajtur patjetër në frigorifer dhe cilat jo

Published

on

Ndërsa të gjithë e dimë se ruajtja e produkteve në mjedise të freskëta i bën ato të rrojnë më gjatë, jo gjithçka që blejmë në treg duhet të futet brenda dhomëzës së ftohtë frigoriferike.

Ekzistojnë shpjegime shkencore se si frigoriferi mund të dëmtojë për shembull një domate të mirë.

Këtë e konfirmon për AgroWeb.org edhe Profesor Tokli Thoma, ekspert i bujqësisë, i cili thotë se domatja si pjesë e familjes Solarore kërkon një temperaturë të ngrohtë.

Temperatura ideale për domatet do të ishte rreth 12 gradë Celcius.

Mbase nuk e dini, por mollët që vendosni zakonisht poshtë, në koshin e frigoriferit bashkë më karotat, do të bëjnë që perimet tuaja të prishen më shpejt se ç’e prisnit.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org, disa udhëzime praktike se ku duhet tʼi ruani produktet ushqimore.

Domatet: Jo

Nëse domatet do të mbahen në frigorifer, do të humbin shijen dhe aromën.

Kjo sepse ajri i ftohtë ndalon pjekjen e tyre dhe prish membranën qelizore, duke i dhënë këtij produkti një shije karakteristike si të kokrrizuar.

Kafja: Jo

Ruajini pakot e kafes në një vend të freskët e të errët, por jo në frigorifer, sepse do të humbasë shijen dhe do të marrë aroma nga ushqimet pranë.

Megjithatë nëse keni sasi të mëdha kafeje mund t’i mbani në ngrirje.

Mjalti: Jo

Mjalti nuk prishet pothuajse kurrë, ndaj nuk ka asnjë arsye për ta ruajtur në frigorifer. Veç kësaj temperatura e ftohtë do ta bëjë që të kristalizohet.

Reçeli/Salcat: Pasi hapen

Reçeli, salcat e ndryshme dhe produkte të ngjashme duhet të ruhen në dollap deri sa të hapen, por pasi t’i hapni ruajini në frigorifer.

Djathi: Po

Disa lloje djathërash, veçanërisht djathërat e butë si djathi i bardhë tradicional shqiptar, duhet gjithmonë të ruhen në frigorifer.

Të tjerët si kaçkavalli, jo domosdoshmërisht duhet të ruhen në frigorifer.

Gjithsesi referojuni etiketave përkatëse.

Gjalpi: Brenda ose jashtë

Rekomandohet të ruani në frigorifer apo edhe në ngrirje gjalpin nëse nuk do ta përdorni brenda dy-tri ditëve.

Por shumë njerëz e mbajnë gjalpin në një enë jashtë frigoriferit. Përderisa ai bëhet nga qumësht i pasterizuar, zakonisht nuk ka pse të prishet.

Mollët: Brenda ose jashtë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mollët mund të qëndrojnë rreth një javë në temperature të mjedisit, ose më gjatë nëse i vendosni në frigorifer.

Disa lloje mollësh mund të ruhen më gjatë nëse i mbështillni një e nga një, të vendosura në një vend të izoluar dhe të freskët.

Bananet: Brenda ose jashtë

Shumë njerëz i ruajnë bananet në temperaturë të ambientit. Mund t’i ruani në një çantë prej letre së bashku me një mollë apo domate në mënyrë që të piqen më shpejt.

Nëse do t’i ruani në frigorifer do t’i bëjë të marrin një ngjyrë kafe, edhe pse gjithsesi do të jenë të shijshme.

Vaji i ullirit: Jo

Mos e ruani vajin e ullirit në frigorifer sepse do të ngurtësohet ashtu si gjalpi. Do të ishte ideale ta ruani në një vend të freskët e të errët jashtë frigoriferit.

Qepët/Hudhrat: Jo

T’i mbani qepët në frigorifer do t’i bëjë ato të zbuten dhe bëhen të qullta, falë lagështirës së ambientit.

Mbajini në një vend të freskët e të thatë, po veçmas nga patatet, pasi nëse i mbani bashkë do të bëjë që të dyja të prishen më shpejt.

Mos i mbani hudhrat në frigorifer, sepse lagështia do t’i bëjë jo vetëm të zbuten por edhe të mbijnë. Duhen t’i mbani në një vend të freskët e të thatë.

Mishi i freskët/Peshku: Po

Ashtu si qumështi, edhe mishi i freskët apo i gatuar duhet të ruhet gjithnjë në frigorifer dhe veçmas nga ushqimet e tjera për të evituar kalimin e baktereve.

Borziloku dhe erëzat: Jo

Borziloku dhe erëzat e freskëta do të vyshken dhe do të marrin aromat e ushqimeve përreth nëse vendosen në frigorifer.

Më mirë t’i vendosni në një gotë me ujë si lulet dhe ashtu në ujë t’i ruani brenda ose jashtë frigoriferit.

Ose mund t’i copëtoni dhe t’i vendosni në ngrirje./AgroWeb.org

Continue Reading

Lifestyle

Microsoft me njoftim të ri për përdoruesit në Evropë

Published

on

Microsoft ka njoftuar se do të ndalojë së sugjeruari përdoruesve të Windows në Evropë që të kalojnë në shfletuesin Edge, si pjesë e përputhshmërisë me Aktin e Tregjeve Digjitale të Bashkimit Evropian.

Këto ndryshime do të zbatohen për përdoruesit në Zonën Ekonomike Evropiane, që përfshin BE-në, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.

Përdoruesit kanë mundësinë të çinstalojnë Microsoft Edge dhe Microsoft Store, dhe të shmangin njoftimet që i nxisin të vendosin Edge si shfletuesin e parazgjedhur, përveç nëse ata vetë zgjedhin ta hapin atë.

Kur përdoruesit zgjedhin shfletues si Chrome, Firefox ose Brave si të parazgjedhur, do të vendoset automatikisht në shiritin e detyrave (taskbar), përveç nëse përdoruesi vendos ndryshe. Ky shfletues i ri do të lidhet me më shumë lloje skedarësh dhe lidhjesh, duke përfshirë “read”, ftp dhe .svg, përveç https dhe .html.

Microsoft ka bërë të ditur se edhe pas çinstalimit të aplikacionit Store nga Start dhe Settings, aplikacionet e instaluara dhe të shpërndara nga kjo platformë do të vazhdojnë të marrin përditësime, dhe Store mund të riinstalohet në çdo kohë.

Ndryshime të tjera përfshijnë mundësinë për aplikacione të palëve të treta që të shtojnë rezultatet e kërkimit në Windows Search pas instalimit, si dhe opsionin për të ndryshuar ofruesin e kërkimit sipas preferencave të përdoruesit.

Këto përditësime do të fillojnë të shpërndahen në fillim të qershorit dhe pritet të jenë të disponueshme në Windows 10 dhe Windows 11 në korrik.

Continue Reading

Lifestyle

Si ndikon gatimi me fëmijët në zhvillimin emocional të një fëmije?

Published

on

Gatimi me fëmijët si moment i përbashkët ofron shumë potenciale në formësimin e zhvillimit emocional të një fëmije që janë më të fuqishme se kurrikula shkollore ose metoda pedagogjike.

Ekspertët nga Universiteti i Albertës shpjeguan se fëmijët që gatuajnë me prindërit tregojnë zakone më të qëndrueshme të të ngrënit, nivele më të larta të vetëbesimit dhe rezistencë ndaj sjelljes impulsive.

Në momentin kur një fëmijë pret perimet, përzien, i shton erëza ushqimit, aktivizohet korteksi prefrontal, i cili është qendra e funksioneve ekzekutive. Në të njëjtën kohë, korteksi ndijor, i cili është përgjegjës për nuhatjen, shijen dhe prekjen, zgjon rrjete asociative që mbeten të gdhendura në kujtesë.

“Gatimi me fëmijët nuk është një aktivitet edukativ. Është një akt terapeutik që njëkohësisht mëson, lidh dhe shëron”, thekson Dr. Nicole K. Arbour, një psikologe zhvillimore nga Universiteti i Bostonit.

Shoqata Amerikane e Psikologjisë pohon se aktivitetet e përbashkëta familjare, të tilla si përgatitja e ushqimit, kontribuojnë në formimin e një lidhjeje të sigurt që është baza e qëndrueshmërisë emocionale dhe marrëdhënieve shoqërore pasuese.

Kur gatuani me prindërit, nivelet e kortizolit tek fëmijët ulen, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në mjediset urbane dhe stresuese.

Continue Reading

Lifestyle

Rënie drastike e temperaturave

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira e pritet dhe shiu.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të sillen nga 10°C deri në 14°C.

Edhe nesër, data 30 maj do të jetë moti pothuajse i ngjashëm me temperatura nga 9 °C  deri në 17 °C. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Suksesi nuk është rastësi: Këto janë shprehitë e grave që ecin përpara

Published

on

Ky është mentaliteti i grave që nuk dorëzohen kurrë. Ngjë e mirë rreth njerëzve të suksesshëm është se lënë gjurmë për neve që vendosim t’i ndjekim hapat e tyre.

Mund t’i krahasoni jetët e njerëzve të suksesshëm dhe do të shihni një profil të ngjashëm psikologjik mes tyre, do mësoni atë se çfarë dinë ata e do bëheni të aftë ta arrini të njëjtin nivel të suksesit që ata e kanë arritur.

Nuk ka rëndësi çfarë moshe keni ose sa para i fitoni, rëndësi ka vetëm vullneti për ta ndryshuar cilëndo trajtë që është duke ju mbajtur larg suksesit.

Njerëzit e suksesshëm kanë shumë të përbashkëta, por më poshtë do t’ju sjellim vetëm disa prej shprehive të grave të suksesshme.

Caktoni qëllime dhe bëjeni më të mirën për t’i realizuar ato

Femrat e suksesshme caktojnë qëllime, e bëjnë të pamundurën për t’i realizuar, pavarësisht sa vështirë e kanë.

Bëhuni zemërgjere dhe ndihmojuni tjerëve

Ato e dinë se kanë nevojë për njerëz tjerë të ecin para në jetë, andaj edhe u ndihmojnë tjerëve kurdo që munden.

Edukoni vetveten

Njohuria është fuqi, dhe kjo nuk i referohet vetëm njohurive të fituara nga shkollimi, por edhe njohurive të jetës në përgjithësi.

Sfidoni vetveten

Femrat e suksesshme e sfidojnë veten sepse e dinë që vetëm përmes sfidave do të përmirësohen dhe do të piqen.

Provoni gjëra të reja

Ato që kanë sukses në jetë janë të prira t’i kenë në qejf ndryshimet, pasi që e dinë se shumëllojshmëria është erëz e jetës.

Continue Reading

Të kërkuara