Lajmet

Cilat mund të jenë përfitimet edhe rreziqet e Shqipërisë nga bashkëprodhimi i municioneve me Ukrainën?

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Drizan Shala një bashkëpunim i tillë do të sillte përfitime për Shqipërinë.

Published

on

Më 28 shkurt, Tirana ishte nikoqire e samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”. Mesazhet kryesore që u përcollën aty ishin që të vazhdohet ndihma ushtarake dhe financiare për Ukraninën, po njëkohësisht edhe u paralajamëruan rreziqe për Ballkanin Perëndimor nga Rusia.

Me iniciativën e Ukrainës, një temë tjetër që gjatë atij samiti u diskutua ishte edhe çështja e bashkëpunimit të saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor sa i përket bashkëprodhimit të municioneve.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Drizan Shala një bashkëpunim i tillë do të sillte përfitime për Shqipërinë.

“Ndërsa në anën tjetër, Shqipëria duke përfituar patjetër një subvencion në kontekstin financiar në përbërje me shtetet e bashkimit të aleancave euroatlantike, kanë në pakon e tyre rreth 600 milionë dollarë të cilët do të përdoren për modernizim, furnizim me mjete ushtarake dhe një kapje e tillë e shumave të caktuara do të kishin pasur një impakt të drejtpërdrejt në kontekstin edhe ekonomik, politik dhe asaj ushtarak”, deklaroi ai për UBTNews.

Në anën tjetër, Shala thotë kjo do të mund të sillte edhe rreziqe për shtetin shqiptar.

“Sa i përket rrezikshmërisë ne mund të konstatojmë se do të bëhet target tanimë i strukturave ruse, por njëkohësisht do të tentohet, kemi edhe sabotime në formate të ndryshme. Mund të konstatojmë për paqe do të jetë target rus padyshim. Me garancë të plotë do të jetë target edhe i shërbimeve serbe, të cilët e shohin këtë si goditje për ekonominë dhe industrinë ushtarake të saj sepse deri më tani Serbia ka përfituar rreth 800 milionë dollarë në kontekstin e suportimit luftarak për dy vjetët e fundit për ushtrine ukrainase, pra 800 milionë më pak te xhirollogaritë shtetërore të shtetit të Serbisë de-facto do të bëjë që Shqipëria, Tirana të jetë target edhe nga struktura të inteligjencës të shtetit serb”, deklaroi ai tutje.

Në fund Shala u shpreh se bashkëprodhimi i armëve me Ukrainën, do të ndikonte pozitivisht edhe për Kosovën. Kjo për faktin se Shqipëria do të mund të furnizonte Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me teknologjinë e nevojshme që në të ardhmen të prodhoj vet municione. Atëherë kur FSK edhe e përmbyll procesin e saj të transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës në vitin 2028./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Lajmet

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara