Kulturë

Cila nga motrat e famshme s’pëlqente të filmohej

Producentja e ‘KUWTK’ zbulon cila nga motrat e famshme nuk pëlqente të filmohej

Published

on

Pas 15 vjetësh, “Keeping Up With the Kardashians” i erdhi fundi dhe ndjekësit e KUWTK po mësojnë disa detaje – si cila nga motrat e famshme nuk preferonte të filmohej.

Përpara finales së serialit, producentja Farnaz Farjam zbuloi se cila preferonte të ishte në qendër të vëmendjes dhe cila jo. Për çudinë e askujt, Farjam tha për Hayu.com se Kim Kardashian e donte kohën e saj para kamerave.

“Unë do të thoja që Kylie Jenner pëlqen të filmohet më pak, por ajo në fakt është më e pranishme në sezonin e fundit – ndoshta sepse ishte sezoni i 20-të dhe po mbaronte.”

“Nëse mendoni për udhëtimet e fundit familjare që kemi bërë, Kylie mungonte – por ajo erdhi për këtë sezon dhe ishte padyshim e pranishme,” shtoi producentja.

Sipas IMDb, Khloé Kardashian shfaqet në 238 episode, duke mundur Kim, e cila shfaqet në 237 episode. Nga pesë motrat dhe mamaja Kris Jenner, Kylie vjen e fundit, duke u shfaqur në vetëm 196 episode. Renditja:

Khloe Kardashian – 238 episode
Kim Kardashian – 237 episode
Kourtney Kardashian – 236 episode
Kris Jenner – 235 episode
Kendall Jenner – 217 episode
Kylie Jenner – 196 episode

Kourtney gjithashtu u largua nga shfaqja. Në vitin 2019, ajo njoftoi se dëshironte të bënte një hap prapa nga “KUWTK” për t’u përqëndruar në rritjen e tre fëmijëve.

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara