Kulturë

Cila është origjina surprizuese e fjalës “menaxhim”?

Nga latinishtja e vjetër kemi fjalës “manus”, që përkthehet “dorë”.

Published

on

Shpesh kur shkojmë të kërkojmë etimologjinë e fjalëve, nxjerrim mësime shtesë edhe rreth kuptimit të tyre. Është interesante të kuptojmë se si njerëzit gjatë historisë i vendosin dhe i modifikojnë kuptimin foljeve dhe fjalëve të ndryshme. Më poshtë po ju tregojmë se nga ka ardhur fjala menaxhim.

Nga latinishtja e vjetër kemi fjalës “manus”, që përkthehet “dorë”. Që këtu marrin një ide mbi thelbin e menaxhimit, që qenka dora. Gjithçka që ka arritur njerëzimi dhe që na ka diferencuar nga gjallesat e tjera përveç trurit të zhvilluar, janë duart. Aftësia e jashtëzakonshme për t’i përdorur, për të krijuar gjëra fantastike që kanë përparuar racën njerëzore.

Më pas kalojmë në fjalën italisht “maneggiare“, që përveç fjalës “manus” bashkohet edhe me fjalën “agere” që përkthehet “veproj”. Maneggiare, e cila është egzaktësisht si fjala e sotme për menaxhimin, në atë kohë ka patur kuptim “të manovrosh“ dhe më saktë përdorej për “ngas apo kontrolloj kalin”. Këtë kuptim fjala “maneggiare” e ka ende edhe sot. E jashtëzakonshme ama paralelizmi i kontrollit të kalit, me menaxhimin e një sektori apo të një kompanie në ditët e sotme. Nëse mendojmë se sa praktikë, studim, durim, por edhe përkujdesje duan kuajt derisa të jesh i aftë t’i kontrollosh dhe t’i ngasësh si mjeshtër, do të vëmë re analogji të shumta me rrugën që një menaxher duhet të kalojë derisa të bëhet i zotë në punën e tij.

Dhe në shekullin XVI, fillon përdorimi më i gjerë edhe në anglisht i fjalës “manage” dhe më pas “management” në kuptime gradualisht të tjera, deri tek kuptimi modern i fjalëve. -ment është një prapashtesë edhe kjo me origjinë latine (trashëguar sot kryesisht tek francezët), që përdoret për të kthyer foljet në emra. Përderisa, në shqip nuk e kemi këtë prapashtesë, por kemi mënyrat tona gjuhësore për të shndërruar foljet në emra, përdorim sot thjesht fjalën “menaxhim”.

Continue Reading

Lifestyle

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve

Published

on

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i panjohur.

Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre.

Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme.

Sipas këshillave të ekspertëve botërorë të shëndetit, ka një ushqim të veçantë i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve.

Një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha, përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë.

Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë, në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore.

Kjo është përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit, vezët janë më të lehta për t’u përfshirë sesa mëlçitë!

Edhe pse nuk ka shumë që tregojnë se biotina parandalon rënien, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve. Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, ndihmon në rritjen e flokëve me ritëm të shëndetshëm.

Një përfitim tjetër që vezët kanë është se përmbajnë proteina me cilësi të lartë, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve.

Continue Reading

Magazinë

Jennifer Lopez shfaqet në tapetin e kuq të premierës së filmit me fëmijën e saj

Published

on

Jennifer Lopez dhe fëmija i saj jo-binar (i papërcaktuar në gjini), Emme Maribel Muñiz, u fotografuan së bashku gjatë një dalje të veçantë në Broadway, ku morën pjesë në premierën e shfaqjes “Good Night, and Good Luck” (“Natën e mirë dhe fat të mirë”).

Të dy u shfaqën të veshur me elegancë në ngjyra të zeza. Jennifer kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi me dekolte të theksuar, ndërsa Emme veshi kostum të zi, një këmishë të bardhë e kravatë klasike, kombinim që reflektonte stilin personal dhe identitetin e tyre jo-binar.

Kjo nuk është hera e parë që nënë e fëmijë shfaqen në publik. Kohët e fundit, morën pjesë edhe në premierën e “Otello”, ku rolet kryesore i kishin Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal.

Pas kësaj mbrëmjeje, Lopez e përshkroi daljen me Emme në Instagram si “takimi më i mirë ndonjëherë”.

Sipas burimeve të Page Six, gjatë një daljeje të ngjashme, një fotograf iu afrua Emme-s, çka e shtyu Jennifer-in të reagojë në mënyrë mbrojtëse, tregues i lidhjes së fortë që ka me fëmijët. Ajo kishte deklaruar: “Është një dashuri e pakushtëzuar. E di që të gjithë ndihen kështu për fëmijët e tyre, por unë ndjej se ata janë vërtet të veçantë. Mezi pres të shoh çfarë do të arrijnë në jetë”.

Emme, e cila është një nga binjakët që Lopez ka me këngëtarin Marc Anthony, bëri të ditur para disa vitesh se identifikohet si jo-binar dhe përdor përemrat “they/them” – një vendim që Jennifer e ka mbështetur publikisht.

Fëmija i saj u bë i njohur më gjerësisht në vitin 2020, kur performoi me Lopez gjatë spektaklit të Super Bowl-it, duke interpretuar këngën “Let’s Get Loud”. e në qershor të 2022, gjatë një koncerti bamirësie në Los Angeles, Lopez e prezantoi Emme duke përdorur përemrat neutralë, duke përforcuar kështu mbështetjen publike për identitetin gjinor të Emme-s.

Kjo lidhje e fortë nënë-fëmijë vazhdon të jetë frymëzim për shumë njerëz që e ndjekin yllin botëror të muzikës dhe filmit – duke dëshmuar përkrahjen, pranimin dhe dashurinë e sinqertë pa kushte.

Continue Reading

Magazinë

Vajza e Tom Hanks flet për fëmijërinë e saj: Vite plot konfuzion dhe dhunë

Published

on

Elizabeth Hanks, vajza e Tom Hanks dhe gruas së parë, Samantha Lewis, ka folur për fëmijërinë e trazuar dhe marrëdhënien e ndërlikuar me nënën e saj në librin e saj të ri, The 10: A Memoir of Family And The Open Road.

Në një fragment të marrë nga People, autorja, e cila përdor emrin EA, shkruan se si prishja e martesës së prindërve të saj në 1985 i dha formë fëmijërisë së saj dhe viteve të hershme të vëllait të saj, Colin Hanks.

“Unë jam një fëmijë nga martesa e parë (jo e famshme). Kujtimet e mia të vetme që prindërit ishin në të njëjtin vend në të njëjtën kohë janë diplomimi i Kolinit dhe diplomimi im i shkollës së mesme,” fillon ajo.

Autorja 42-vjeçare shkruan se ka lindur në Burbank, por ka pak kujtime nga vitet e saj të hershme në Los Angeles, se nëna e saj u zhvendos me të, pa paralajmërim, gjashtë orë larg në Sacramento, menjëherë pas divorcit të saj nga ylli i “Forrest Gump”.

“U ra dakord për alimentacionin dhe unë do vizitoja babanë e njerkën time, së shpejti vëllezërit e mi më të vegjël, në fundjavë dhe në verë, por nga mosha 5 deri në 14 vjeç, vitet e mia ishin plot konfuzion, dhunë, privim dhe pa dashuri. Unë isha një vajzë Sacramento,” thotë ajo.

Megjithatë, gjërat ndryshuan “me kalimin e viteve” dhe shëndeti mendor i nënës së saj u përkeqësua.

“Oborri ishte aq plot me jashtëqitje qeni sa nuk mund të ecje rreth tij, shtëpia kumbonte tymin. Frigoriferi ishte bosh ose plot me ushqime të skaduara dhe nëna ime kalonte gjithnjë e më shumë kohë në shtratin e madh duke lexuar Biblën,” përshkruan ajo.

Elizabeth i’u referua një incidenti të dhunshëm që përjetoi. “Një natë, abuzimi emocional u shndërrua në abuzim fizik, dhe pas kësaj, u transferova në Los Angeles, pikërisht në mes të klasës së shtatë,” shpjegoi ajo.

Lewis, vdiq nga kanceri në mushkëri më 2002 në moshën 49-vjeçare dhe Elizabeth Hanks ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë.

Lewis u takua me Hanks më 1970, të dy studionin teatër në Sacramento. Çifti kishte fëmijën e parë, Colin, në 1977 , u martuan një vit më vonë.  Ata u bënë prindër për herë të dytë në vitin 1982, kur lindi Elizabeth.

Megjithatë, lumturia e tyre ishte jetëshkurtër dhe çifti u nda në vitin 1985. Divorci u finalizua dy vjet më vonë.

Continue Reading

Magazinë

Mel Gibsonit i është hequr patenta e armës për shkak të dhunës në familje

Published

on

Departamenti i Drejtësisë i ka dhënë Mel Gibson të drejtën për të zotëruar sërish një armë pas një dënimi për dhunë në familje që ndodhi në vitin 2011.

Sipas mediave, prokurori i shtetit Pam Bondi miratoi rikthimin e të drejtës për të mbajtur armë aktorit së bashku me nëntë persona tjerë.

Gibson, i cili në janar u emërua “ambasador special” në Hollywood nga presidenti amerikan Donald Trump së bashku me Jon Voight dhe Sylvester Stallone, do të lejohet të zotërojë armë zjarri përsëri në varësi të ligjeve të shtetit.

Nga rruga, aktori jeton në Nevada, e cila i ndalon kriminelët të kenë armë, por meqenëse dënimi i tij ishte një kundërvajtje, e drejta për të pasur armë është rikthyer.

Debati mbi të drejtat e Gibson-it për armët ka tërhequr vëmendjen nga Departamenti i Drejtësisë dhe administrata Trump shkarkoi avokaten e faljes Elizabeth G. Oyer pasi ajo ngriti shqetësime për lejimin e aktorit të zotëronte armë zjarri.

“Kthimi i armëve te abuzuesit është një çështje serioze që, për mendimin tim, nuk është diçka që mund ta rekomandoj lehtë sepse ka pasoja reale që vijnë nga mbajtja e armëve të zjarrit për njerëzit që kanë një histori të dhunës në familje”, tha ajo në atë kohë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë mohoi që shkarkimi i saj të kishte lidhje me debatin mbi të drejtat e Gibson-it për armë.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi kohët e fundit rregullore të reja që rivendosin të drejtat e armëve për disa njerëz me dënime penale për sa kohë që ata kanë “fituar mundësinë” për të zotëruar përsëri një armë. Gibson nuk e kundërshtoi akuzën për kundërvajtje për rrahjen e ish të dashurës Oksana Grigorieva. Më pas, u dënua me 36 muaj shërbim prove dhe shërbim në komunitet dhe këshillim.

Continue Reading

Të kërkuara