

Shëndet
Cila është dieta e duhur në bazë të moshës që e keni
Dieta mund të ketë ndryshime shumë të vogla në mes të grupmoshave.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsParimet themelore të një diete të shëndetshme nuk ndryshojnë edhe shumë. Tanimë të gjithë e dimë që një dietë e shëndetshme përbëhet nga konsumimi i perimeve dhe frutave të shumta, shmangia e ushqimeve artificale, sheqerit e kripës.
Mirëpo në disa fusha, dieta mund të ketë ndryshime shumë të vogla në mes të grupmoshave.
Në vitet e 20-ta
Ndërsa mbaroni shkollën dhe futeni në punë, trupi juaj dhet të jetë në gjendje të vazhdoj me ndryshimin. Kështu, gjatë kësaj moshe ju keni nevojë për më shumë kalcium, qumësht, zarzavate dhe shumë perime.
Më vitet e 30-ta
Një dekadë e ngjeshur për të gjithë , në këtë moshë duhet të përqëndroheni mjaft shumë në ngrënien e vakteve të rregullta dhe në një dietë te ekuilibruar. Duhet të keni sidomos kujdes që të mos shtoni peshë, të hani vazhdimisht fruta dhe të keni kujdes në konsumimin e yndyrnave dhe sheqerit.
Në vitet e 40-ta
Në këtë moshë ajo çfarë ju duhet është të mbani një peshë të duhur, duke ngrënë sa më shumë perime, dhe ushqime të pasura me minerale, për të shmangur paraqitjen e sëmundjeve.
Në vitet e 50-ta
Duhet të hani ushqime të dendura ushqyese, merrni sa më shumë kalcium dhe kontrolloni ngrënien e tepërt.
Lajmet
Rreth 330 raste me kancer të gjirit në 2025, Kurtishi: Identifikimi i hershëm çelës për jetëgjatësi
Published
4 hours agoon
October 13, 2025By
UBT News
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, institucione shëndetësore dhe profesionistë të fushës kanë theksuar rëndësinë e identifikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, duke bërë thirrje për kontrolle të rregullta dhe edukim shëndetësor në popullatë.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, ka deklaruar se gjatë këtij viti është regjistruar një numër i ngjashëm i rasteve të reja me vitin paraprak, ku në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 320 raste.
Kurtishi ka theksuar se këtë vit janë identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj në Klinikën e Onkologjisë.
“Këtë vit kemi regjistruar numër të njëjtë për nëntë muajt e vitit 2025, me vitin 2024, rreth 320-330 pacientë. Kemi një plato sa i përket incidencës të rasteve të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit, vlen të theksohet se këtë vit kemi identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj, të cilët kanë marrë trajtim onkologjik në klinikën tonë”, ka thënë Kurtishi.
Ai ka theksuar se diagnostikimi i hershëm luan rol kyç në trajtimin e suksesshëm dhe rritjen e jetëgjatësisë tek pacientët.
Shqetësuese sipas tij është edhe prekja e kancerit të gjirit në mosha më të reja. Kurtishi, ka thënë se tre vitet e fundit, po prekën gratë nga mosha 40-50 vjeçare.
“Çelësi i trajtimit të suksesshëm i kësaj sëmundje është pikërisht identifikimi i hershëm i sëmundjes sidomos në fazën zero apo një, ku jetëgjatësia e pacientëve është shumë e madhe.. Këto dy tre vitet e fundit kemi femra të atakuara me kancerin e gjirit, me një numër më të lartë sesa viteve paraprake, nga mosha 40-50 vjeçare që është fenomen i ngjashëm me vendet e rajonit, sidomos me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.. Duhet të bëhet dhe të ngulitet në kokë të kemi një edukim shëndetësorë të mirëfilltë, që duhet të bëjmë kontroll të gjirit pa pas ndonjë shenjë apo ndryshim, por një kontroll kur gjiri është i pa sëmurë”, ka nënvizuar ai.
Ndërkohë, për raportimet mbi mungesën e terapisë imunologjike, Kurtishi ka sqaruar se furnizimi ka qenë i rregullt përveç një periudhe të shkurtër.
Sipas tij, numri i pacientëve është në ngritje dhe se trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë.
“Terapia imunologjike në Klinikën e Onkologjisë jepet për rastin të cilët kanë indikacion. Furnizimi ka qenë i rregullt përpos një periudhe shumë të shkurtër, por pacientët e marrin këtë terapi për një kohë të gjatë.. Numri i pacientëve është në ngritje, trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për këtë terapi furnizohen dhe trajtohen në mënyrë të rregullt me këto barna’, ka thënë Kurtishi.
Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se edhe këtë vit janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për vetëdijesim rreth kancerit të gjirit, përfshirë mamografinë falas dhe mamografinë mobile në komuna pa qasje në këtë shërbim.
Ministria bënë thirrje grave që të konsultojnë faqet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së për kalendarin e mamografisë dhe të kryejnë mamografinë sipas indikacioneve mjekësore./S.K/KP/
Shëndet
Çka shkakton mungesa e proteinave në trup?
Published
3 days agoon
October 10, 2025By
UBT News
Proteina është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për organizmin. Ajo është thelbësore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve, energjinë e qelizave dhe indet e trupit.
Pa proteinë, shëndeti dhe jetëgjatësia janë të rrezikuara. Sportistët dhe ata që kryejnë aktivitete fizike të rënda sigurojnë sasi të mjaftueshme proteinash, ndërsa shumë persona nuk e njohin rëndësinë e saj.
Çka është proteina?
Përbëhet nga aminoacide, molekula të domosdoshme që organizmi i merr nga ushqimi.
Burime të mira proteinash janë: Produkte shtazore: mishi, vezët, produktet e bulmetit, peshku dhe vezët me Omega-3.
Produkte bimore: arrorë, fara dhe bishtajore.
Ushqimet e pasura me proteinë ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës, janë të nevojshme për funksionimin e trurit dhe të trupit.
Mungesa e proteinave çojë në luhatje të sheqerit në gjak, humbje të kujtesës dhe dobësi të përgjithshme. Thënë thjesht, pa proteinë, njeriu nuk mund të funksionojë normalisht.
Sa proteinë nevojitet?
Për një person të rritur me peshë 60 kg, rekomandohet të paktën 30 gramë proteinë në ditë.
Shenjat e pamjaftueshmërisë së proteinave
1. Nepsi i shtuar
Nëse ndjeni dëshirë për ushqime të shpejta ose ëmbëlsira, kjo mund të jetë shenjë se nuk merrni mjaftueshëm proteinë ose po konsumoni shumë karbohidrate.
2. Probleme me trurin
“Mjegullnaja e trurit”, vështirësi për t’u përqendruar e humbje e energjisë mendore lidhen me mungesën e proteinave. Karbohidratet japin energji afat-shkurtër, proteina është e nevojshme për prodhimin e neurotransmetuesve; dopamina, epinefrina, norepinefrina e serotonina.
3. Pagjumësia
Mungesa e saj mund të shkaktojë probleme me gjumin, për shkak të niveleve të paqëndrueshme të sheqerit në gjak dhe serotoninës.
4. Kolesterol i lartë
Pa proteinë, ndiheni të uritur shpesh, duke çuar në konsum të tepërt dhe rritje të kolesterolit, inflamacion dhe probleme kardiovaskulare.
5. Rënie e flokëve
Proteina është baza e të gjitha qelizave, përfshirë edhe ato të flokëve, prandaj mungesa shkakton rënie të flokëve.
6. Çrregullime menstruale
Mungesa e proteinës mund të shkaktojë inflamacion, lodhje dhe çrregullime hormonale, duke ndikuar në ciklin menstrual dhe fertilitetin.
7. Imunitet i dobët
Një sistem imunitar i dobët dhe rritje e shpeshtë e sëmundjeve lidhet me mungesën e proteinave. Mund të shfaqen këputje të thonjve.
8. Kocka të dobëta
Proteina ndihmon në përthithjen e kalciumit. Pa të, kockat bëhen më të dobëta dhe më të prira ndaj frakturave.
Proteina është element thelbësor për shëndetin, energjinë e mirëqenien, sigurohuni të përfshini mjaftueshëm në dietë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Gështenjat – ushqimi i ngrohtë i vjeshtës që forcon trupin dhe shpirtin
Published
3 days agoon
October 10, 2025By
UBT News
Gështenjat kanë pushtuar tryezat tona këtë vjeshtë, duke sjellë shije, aromë dhe vlera të shumta ushqyese. Të pasura me fibra, acid folik dhe minerale.
Ky frut i stinës është i shijshëm dhe i gjithanshëm në kuzhinë, përgatitet në forma të ndryshme: të pjekura në zjarr, të ziera, në furrë apo në mikrovalë, dhe shpesh shërbejnë si shtesë perfekte për pjata me mish ose peshk.
Vlerat ushqyese
Gështenjat përmbajnë karbohidrate dhe kalori, duke ofruar energji të mjaftueshme për të përballuar lodhjen, stresin e temperaturat e ulëta.
Janë burim i mirë hekuri, i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, acidi folik (vitamina B9) i bën të rekomanduara gjatë shtatzënisë për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Përmbajtja e fibrave ndihmon në tretje, është e dobishme për ata që vuajnë nga kapsllëku.
Gështenjat nuk përmbajnë gluten, prandaj janë zgjedhje ideale për personat me celiaki. Prej tyre përftohet edhe një miell i shkëlqyer, që përdoret në përgatitjen e ëmbëlsirave apo recetave të kripura.
Edhe pse të shëndetshme, gështenjat kanë përmbajtje të lartë kalorike, ndaj rekomandohet moderimi në konsum. Personat me diabet, kolit ose obezitet duhet të jenë të kujdesshëm. Sasia e këshilluar është deri në 100 gram nëse janë të ziera ose rreth 60 gram nëse janë të pjekura.
Duhet pasur parasysh gjithashtu që gështenjat e papërpunuara mund të jenë më të vështira për t’u tretur dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme gastriti.
Në sasi të arsyeshme, gështenjat mbeten një ushqim i çmuar i vjeshtës, që kombinon shijen me vlera të rëndësishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Skleroza multiple! Katër shenja që tregojnë se duhet të vizitosh mjekun
Published
3 days agoon
October 10, 2025By
UBT News
Neurologu amerikan Robert Bermel ka ndarë katër simptoma të mundshme të sklerozës multiple (MS) që, sipas tij, nuk duhet të injorohen dhe kërkojnë menjëherë këshillë mjekësore.
Ashtu si shumë sëmundje tjera, skleroza multiple shfaqet ndryshe tek çdo person, simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda.
Kjo sëmundje autoimune ndikon në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar probleme si dobësi muskulore, çrregullime të shikimit, mpirje, dhe vështirësi në kujtesë. Sipas Dr. Bermel, simptomat e para të sklerozës multiple zakonisht zgjasin më shumë se 24 orë, shfaqen gradualisht gjatë disa orëve ose ditëve dhe përkeqësohen përpara se të fillojnë të përmirësohen.
“Këto probleme janë ndryshe nga çdo shqetësim tjetër që keni përjetuar më parë në jetën tuaj,” – thekson ai për faqen Cleveland Clinic.
Më poshtë janë katër shenjat paralajmëruese që Dr. Bermel këshillon të mos injorohen:
1. Humbje e dhimbshme e shikimit në njërin sy
Një nga shenjat e para të zakonshme të sklerozës multiple është neuriti optik, inflamacioni i nervit që lidh syrin me trurin. Kjo shkakton humbje të dhimbshme të shikimit në një sy, e cila mund të ndihet si një dhimbje e shurdhër ose therëse që përkeqësohet kur lëvizni syrin.
“Pacientët e përshkruajnë ndjesinë si ‘të shikosh përmes syzeve të diellit të njollosura’ nga njëra anë,” – shpjegon Dr. Bermel, duke shtuar se ky është zakonisht një shqetësim që kërkon vizitë të menjëhershme mjekësore.
2. Dobësi ose mpirje e zgjatur në një gjymtyrë
Ndjesia e krahut ose këmbë “që bie në gjumë” është e zakonshme, në rastin e sklerozës multiple, mpirja ose ndjesia e shpimit të gjilpërave zgjat gjatë, për orë apo edhe ditë. Ky është tregues i mundshëm i dëmtimit të nervave nga inflamacioni në sistemin nervor qendror.
3. Paralizë ose dobësi në fytyrë
Dobësia muskulore e shkaktuar nga skleroza multiple prekë edhe njërën anë të fytyrës, duke sjellë paralizë të përkohshme ose vështirësi në lëvizjen e muskujve facialë. Edhe pse kjo mund të ndodhë edhe për arsye të tjera. Dr. Bermel rekomandon që çdo ndryshim i tillë të vlerësohet menjëherë nga një mjek.
4. Marramendje e fortë dhe e vazhdueshme
Truri i vogël dhe trungu i trurit janë përgjegjës për ekuilibrin dhe koordinimin e trupit. Kur skleroza multiple prek këto zona, mund të shfaqen periudha të gjata marramendjeje të fortë, që zgjasin të paktën dy ditë. Kjo lloj marramendjeje është zakonisht më e rëndë se ajo e zakonshme, duke shkaktuar ndjesinë se po humbni ekuilibrin ose se nuk mund të ecni pa u mbajtur.
Dr. Bermel thekson se megjithëse këto simptoma lidhen edhe me gjendje tjera, kur janë të pazakonta, të forta dhe të zgjatura, është shumë e rëndësishme të konsultoheni menjëherë me një neurolog për të shmangur komplikime afatgjata. /A.Z/UBT News/

Icardi drejt rikthimit senzacional në Serie-A

Tri medalje argjendi për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Grupi i dytë i pengjeve dorëzohet në Izrael

Twingo elektrik shënon rekord të zhvillimit te Renault

Arrestohet në Graçanicë për fotografim të fletës së votimit

Bimët që nuk i frikësohen dimrit, gjelbërim edhe pranë radiatorëve

Angelina Jolie në krizë financiare? Zbulohen detajet e reja nga beteja me Brad Pitt

Kosova sfidon sot Suedinë

Presidenti Trump mbërrin në Izrael
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni3 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT