Kronikë e zezë

Çifti i adoleshentëve vrasës publikojnë videon tronditëse: Është dita e 3-të pasi kemi vrarë dikë

Video e zbuluar nga policia tregon dy fëmijët e vegjël, duke bërë shaka për një vrasje që ata kryen.

Published

on

Një video e publikuar nga autoritetet e Las Vegasit , me protagonist një 18 vjeçar dhe të dashurën e tij 16 vjeçare, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të kësaj të fundit dhe përpjekjen për të copëtuar trupin e tij, ka shkaktuar neveri. 

Video e zbuluar nga policia tregon dy fëmijët e vegjël, Aaron Guerrero dhe Sierra Halseth , duke qeshur dhe duke bërë shaka për një vrasje që ata kryen.

Sipas New York Post , video u xhirua ndërsa çifti ishte ende duke u fshehur nga autoritetet, tre ditë pas vrasjes së Daniel Halseth në shtëpinë e tij prillin e kaluar.

“Mirësevini në kanalin tonë në YouTube, është dita e tretë që kur kemi vrarë dikë”, dëgjohet të thotë 18-vjeçari në fillim të videos tronditëse, ndërsa ai dhe e dashura e tij tregojnë tre gishta. 

Continue Reading

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara