Magazinë

Chris Brown del para gjykatës në Londër për akuzat e sulmit ndaj një producenti

Published

on

Këngëtari i njohur amerikan Chris Brown ka bërë një paraqitje të papritur në Gjykatën e Kurorës në Southwark, Londër, lidhur me akuzat për sulm ndaj një producenti muzikor në një klub nate në vitin 2023.

36-vjeçari i ka mohuar akuzat për tentativë për shkaktim dëmtimi të rëndë trupor dhe për sulm fizik, të cilat prokurorët i kanë përshkruar si një “sulm të paprovokuar me shishe”.

Fituesi i dy çmimeve Grammy është liruar me kusht që nga muaji maj, pasi ka paguar 5 milionë paund për të vijuar turneun e tij “Breezy Bowl XX”.

Në një tjetër zhvillim, Brown ka paditur kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, duke i akuzuar për shpifje pas publikimit të dokumentarit “Chris Brown: A History of Violence”. Sipas këngëtarit, dokumentari e portretizon në mënyrë të rreme si përdhunues dhe abuzues.

Padia, e depozituar në Gjykatën e Los Angeles, kërkon një gjyq me juri, ndërsa pretendohet se dokumentari është i mbushur me gënjeshtra dhe mashtrime, duke shkelur parimet bazë të gazetarisë. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Bullgaria pret me festë Darën pas triumfit historik në Eurovision 2026

Published

on

Këngëtarja bullgare Dara është pritur me entuziazëm të madh në Sofje pas triumfit historik në Eurovision 2026, duke i sjellë Bullgarisë fitoren e parë në këtë festival.

Mijëra fansa u mblodhën në aeroport për ta mirëpritur artistën, e cila u prit me duartrokitje, brohoritje dhe ceremoninë tradicionale të përshëndetjes me ujë.

Dara e cilësoi këtë sukses si fillimin e karrierës së saj ndërkombëtare dhe përcolli një mesazh frymëzues për të rinjtë, duke i inkurajuar të besojnë në ëndrrat e tyre pavarësisht se vijnë nga vende të vogla.

Për nder të fitores së saj, nesër në Sofje do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Knyaz Alexander I”, me muzikë live dhe aktivitete festive për fansat.

Continue Reading

Magazinë

Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata Supreme e Spanjës

Published

on

Gjykata Supreme e Spanjës ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane Shakira në lidhje me akuzat për evazion fiskal.

Sipas vendimit gjyqësor të cituar nga Reuters, gjykata i ka dhënë Ministrisë së Financave spanjolle një kompensim prej më shumë se 60 milionë eurosh, shumë që këngëtarja e kishte paguar më herët në formë gjobash dhe interesash.

Hetimet ndaj Shakirës kishin nisur në verën e vitit 2023, kur prokurorët e akuzuan për shmangie të dyshuar të taksave prej 6.7 milionë eurosh për të ardhurat e vitit 2018, përmes përdorimit të një kompanie jashtë vendit.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023, ajo kishte arritur një marrëveshje me prokurorinë për një çështje tjetër, duke paguar rreth 14 milionë euro taksa për periudhën 2012–2014.

Pas divorcit nga futbollisti Gerard Piqué në vitin 2022, Shakira u zhvendos në Miami, ku jeton me dy fëmijët e saj.

Continue Reading

Magazinë

Bebe Rexha reagon për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar, duke kujtuar përpjekjet e brezave për ruajtjen dhe forcimin e saj.

Rexha ka nënvizuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe për ta mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e saj, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.

Continue Reading

Magazinë

Nora Istrefi shpreh mbështetje për studentët shqiptarë në Shkup

Published

on

Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë sot, më 18 maj 2026, në Shkup.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shpërndarë thirrjen: “Protestë – Bashkohuni me studentët, të gjithë një zë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubim.

Në postim jepen edhe detajet e protestës: “Para Urës së Gurit, Shkup, ora 16:30”.

Në mesazhin e saj, Istrefi thekson se “zëri ynë ka peshë” dhe se gjuha shqipe përfaqëson identitet, histori dhe sakrificë të brezave. Ajo u bën thirrje studentëve, artistëve dhe figurave publike që të shpërndajnë mesazhin, në mënyrë që kërkesat e tyre të marrin më shumë vëmendje.

“Kur bashkohemi për një kauzë të drejtë, ndikimi ynë bëhet shumë më i madh”, ka shkruar ajo.

Reagimi i këngëtares është komentuar gjerësisht në rrjet si një tjetër zë publik në mbështetje të kërkesave për barazi dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Të kërkuara