Sport

​Choulet merr drejtimin e Kosovës në basketboll, shpalos objektivat e tij

Published

on

Francezi Jean-Denys Choulet do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në basketboll për tri vitet e ardhshme.

Choulet u prezantua në një konferencë për media nga sekretarja e Federatës së Basketbollit, Elvira Dushku dhe koordinatori i Kombëtares, Adriatik Rraci.

Choulet tha se vendosi që të marrë drejtimin e Kosovës me synimin për ta rritur nivelin e paraqitjeve të mira në arenën ndërkombëtare dhe se këtë do të kërkojë ta nis me ndeshjen e 24 nëntorit kundër Zvicrës.

Ai shtoi se puna e tij do të jetë e fokusuar në ndërtimin e një grupi që punon së bashku me përkushtimin më të madh duke përfshirë edhe basketbollistë të rinj vendorë dhe se në kombëtare do të ofrohen vetëm ata që japin maksimumin në parket.

Nga ana tjetër, Rraci bëri të ditur se për stolin e trajnerit të Kosovës kishte shumë alternativa, por që Choulet u zgjodh nga federata për shkak të përvojës së tij të madhe në arenën ndërkombëtare.

Choulet vjen në krye të Kosovës si pasues i izraelitit Rami Hadar, i cili dha dorëheqje pas rezultateve jo të mira me Kosovën në garat evropiane.

Lajmet

​Paralajmërohen ndryshime në formatin e kualifikimeve për në Kampionat Evropian

Published

on

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka pranuar se po shqyrton mundësinë e ndryshimeve në sistemin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, me qëllim që ato të bëhen më interesante për tifozët.

Duke folur në Samitin e Futbollit të Portugalisë 2025, Ceferin tha se ndoshta kualifikueset mund të jenë të ndryshme dhe se UEFA po punon mbi disa ide të reja që mund të zbatohen në të ardhmen.

Ai shtoi se mund të mos ketë më ndeshje në formatin aktual, por një sistem më tërheqës për publikun.

Megjithëse nuk pritet që struktura e vetë Euro-s të ndryshojë, UEFA po analizon modele të ngjashme me ato të Ligës së Kombeve apo të Ligës së Kampionëve, të cilat kanë sjellë më shumë duele të forta mes ekipeve të mëdha.

Ndryshimet e mundshme vijnë në një kohë kur është rritur pakënaqësia për shkak të pushimeve të shpeshta ndërkombëtare, të cilat nga viti i ardhshëm do të reduktohen pasi FIFA ka vendosur t’i bashkojë ato të shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme trejavore./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sonte përballja e parë për Trepçën në FIBA Europe Cup

Published

on

Kampionia e Kosovës, Trepça sonte nis rrugëtimin në edicionin e ri të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë një takim shumë të vështirë, ku janë mysafirë të PAOK-ut në Greqi dhe kjo është hera e dytë radhazi që ‘Xehetarët’ janë pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës ndodhen në një grup shumë të vështirë me PAOK-un dhe Braunschweig

Pavarësisht grupit, Trepça do të luftojë maksimalisht për rezultate pozitive në këtë grup, ku dy vendet e para kualifikohen tutje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:15./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Reali dhe Barcelona në garë të ashpër për talentin e ri

Published

on

Gilberto Mora, vetëm 16 vjeç, po shihet si një nga talentet më premtuese të futbollit meksikan, ku mesfushori sulmues, që luan për Club Tijuana, ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve spanjollë, Real Madridit dhe Barcelonës.

Sipas mediave në Meksikë, Barcelona ka ndjekur Morën prej kohësh, por së fundmi Real Madridi është futur fuqishëm në garë dhe duket se ka avantazhin.

Mora është bërë një titullar i rëndësishëm te Tijuana dhe në 11 ndeshjet e para të sezonit ka kontribuar me gjashtë gola. Ai shkëlqeu edhe në Kupën e Botës U20, ku ndihmoi Meksikën të arrijë deri në çerekfinale me tre gola dhe dy asiste.

Megjithatë, një transferim në Evropë nuk mund të ndodhë para tetorit 2026, kur ai të mbushë 18 vjeç. Deri atëherë, ai mund të firmosë vetëm një parakontratë.

Çmimi i kartonit të tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Tijuana kërkon të mbajë 50% të të drejtave të ardhshme të transferimit.

Sipas ESPN, kreu i akademisë së Tijuanës, Ignacio Ruvalcaba, ka zbuluar se Mora ëndërron të luajë për Real Madridin. “Ai e do Realin dhe e sheh veten duke luajtur atje,” ka thënë Ruvalcaba.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gilberto Mora mund të jetë ylli i ardhshëm që do të zbarkojë në “Santiago Bernabéu” pas Kupës së Botës 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

“Dardanët” në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë

Published

on

Tifogrupi “Dardanët”, kanë dalë në mbështetje për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, më 17 tetor, në ora 17:00.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Dardanët” theksojnë se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç thuhet në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, shkruhet në postimin e Dardanëve./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara