Lajmet

​Chobanova: Bullgaria ka potencial të bëhet model për kujdesin efektiv të fëmijëve refugjatë

Published

on

Në lansimin e projektit “Krijimi i Shërbimeve Sociale Alternative për Fëmijët Refugjatë të Pashoqëruar në Bullgari”, Drejtoresha e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Yordanka Chobanova, vlerësoi iniciativën si një hap pionier që kombinon inovacionin me dhembshurinë. Ajo theksoi potencialin e Bullgarisë për t’u bërë një model për kujdesin efektiv për refugjatët në të gjithë Evropën.

Të miturit e pashoqëruar janë ndër grupet më të cenueshme që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, vuri në dukje Chobanova. Këta fëmijë kanë nevojë për më shumë sesa strehim, ata kërkojnë mbështetje të qëndrueshme psikosociale, qasje në arsim dhe trajnim për aftësi jetësore, madje edhe përtej mjediseve institucionale.

Projekti synon të krijojë një model të qëndrueshëm kujdesi të bazuar në komunitet për këta fëmijë, diçka që po bëhet për herë të parë në Bullgari, me potencial për replikim edhe diku tjetër. Chobanova theksoi rëndësinë e bashkëpunimit efektiv midis qeverisë bullgare dhe Komisionit Evropian, duke theksuar se Bullgaria nuk është e vetme në këtë përpjekje.

Iniciativa është në përputhje me Paktin e BE-së për Migracionin dhe Azilin, i cili hyn në fuqi në mesin e vitit 2026 dhe synon të sigurojë menaxhim të drejtë dhe të qëndrueshëm të migracionit, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtat themelore, veçanërisht për të miturit e pashoqëruar.

Chobanova shprehu besim tek ekipi i projektit, veçanërisht tek bashkitë, UNICEF-i dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, duke përgëzuar përkushtimin dhe qasjen e tyre të përqendruar te njeriu. “Për ata që janë të përfshirë, kjo nuk është thjesht punë – është një mision”, theksoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara