Sport

Chelsea do ta huazojë përsëri Armando Brojën

Published

on

Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas një viti të suksesshëm si i huazuar te Vitesse në Eredivisie.

Sulmuesi shqiptar madje ka luajtur edhe ndeshjet miqësore me londinezët ku ka shfaqur formë shumë të mirë.

Por duke parë hapësirat e pakta në formacionin bazë, Chelsea është duke menduar ta huazojë edhe për një tjetër sezon Brojën.

Skuadra italiane Udinese ka shprehur interesim për afrimin e shqiptarit, por Chelsea dëshiron që Broja të huazohet në ndonjë skuadër angleze.

Së fundmi në garë për talentin kuqezi është futur edhe Southampton që bën gara në elitën e futbollit anglez.

Pas largimit të Danny Ings, Southampton është duke kërkuar një sulmues dhe kanë shfaqur interesim për afrimin e shqiptarit.

Sipas mediave angleze Broja ka pranuar të huazohet te Southampton pasi e sheh si mundësi të mirë për të luajtur rregullisht dhe të fitoj përvojë.

19-vjeçari pritet ta kompletoj huazimin te Southampton gjatë kësaj jave, pas finales së Superkupës së Evropës ku është ftuar nga trajneri Thomas Tuchel. /Telegrafi

Sport

Londinezët ofrojnë 50 milionë euro për mesfushorin, ndërsa katalanasit kërkojnë 60

Published

on

By

Chelsea ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez, por klubi katalanas kërkon të paktën 60 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. Deri tani, dy klubet nuk kanë arritur marrëveshje, ndërsa vetë lojtari nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare lidhur me të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve, Lopez ka marrë një ofertë që do t’i dyfishonte ose edhe trefishonte pagën aktuale te Barcelona, por vendimi i tij mbetet pezull.

Për Chelsea-n, Lopez shihet si një alternativë më e përballueshme krahasuar me objektivin e tyre kryesor – Xavi Simons, aktualisht pjesë e RB Leipzig. Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës vlerësohet rreth 70 milionë euro, një shumë që mund të sjellë sfida të konsiderueshme për klubin londinez në raport me rregullat e Fair Play Financiar dhe regjistrimin e lojtarëve për Ligën e Kampionëve.

Këto kufizime kanë bërë që Chelsea të shqyrtojë alternativa më të qëndrueshme financiarisht, dhe emri i Fermin Lopez ka dalë në plan të parë. Megjithatë, për të arritur marrëveshjen, diferenca prej 10 milionë eurosh në vlerësim mbetet pengesë.

Situata pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa Chelsea vlerëson mundësitë dhe Barcelona mban qëndrimin e saj për vlerën e lojtarit.

Continue Reading

Aktualitet

Formimi i profesionistëve që udhëheqin në sport, rehabilitim dhe shëndet publik – Studio Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik në UBT

Published

on

UBT po udhëheqë në fushën e arsimit të lartë me programe të avancuara studimi, duke ofruar mundësi unike për studentët që duan të ndërtojnë një karrierë profesionale në shëndet dhe sport. Një prej këtyre programeve është Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik, i cili synon të formojë profesionistë të kualifikuar për të promovuar mirëqenien, për të parandalur sëmundjet dhe për të ndihmuar në rehabilitimin fizik e psikosocial të individëve.

Ky program u jep studentëve njohuri të thelluara mbi fiziologjinë e ushtrimeve, biomekanikën, ushqyerjen sportive dhe rehabilitimin pas lëndimeve, duke i aftësuar ata të dizajnojnë dhe të zbatojnë programe të personalizuara për individë dhe grupe të ndryshme.

Laboratorë modernë dhe pajisje të avancuara

Përmes laboratorëve të specializuar dhe pajisjeve moderne për testime fizike e matje të performancës, studentët e këtij programi zhvillojnë aftësi praktike të nivelit më të lartë. Kjo i përgatit ata për punësim në qendra sportive, klinika shëndetësore e rehabilituese, institucione arsimore, organizata publike e private, si dhe ekipe profesionale brenda dhe jashtë vendit.

Objektivat kryesore të programit përfshijnë:

  • Edukim të avancuar mbi përfitimet e sportit dhe aktivitetit fizik për shëndetin.
  • Zhvillimin e qasjeve të bazuara në prova për menaxhimin e sëmundjeve kronike dhe promovimin e mirëqenies mendore e fizike.
  • Përgatitjen e studentëve për të krijuar programe të personalizuara shëndetësore.
  • Nxitjen e kohezionit social përmes sportit dhe aktivitetit fizik.
  • Promovimin e kërkimeve shkencore dhe inovacionit në fushën e sportit dhe shëndetit publik.

Struktura e studimeve

Programi Master është i ndërtuar mbi një qasje multidisiplinare, duke kombinuar njohuri nga shkencat sportive, mjekësore dhe sociale. Në vitin e parë, studentët ndjekin lëndë bazë mbi shkencat sportive dhe lidhjen e tyre me shëndetin mendor dhe fizik. Në vitin e dytë, programi ndahet në pesë fusha kryesore:

  • Lifestyle training – Aktiviteti fizik si mënyrë jetese
  • Ages of life – Jetëgjatësia dhe aktivitetet fizike për grupmosha të ndryshme
  • Disease and disability – Aktiviteti fizik për sëmundjet kronike dhe personat me nevoja të veçanta
  • Social mediation – Roli i sportit në shoqëri dhe ndërtimin e kohezionit social
  • Research – Kërkime shkencore dhe inovacion në fushën e sportit dhe shëndetit

Gjithashtu, gjatë vitit të dytë studentët zhvillojnë praktikë profesionale në institucione të ndryshme, duke u lidhur drejtpërdrejt me tregun e punës. Në fund të programit, ata përzgjedhin një temë të hulumtimit për punimin e diplomës master, e cila lidhet me fushën e specializimit të tyre.

Rezultatet e pritshme të të diplomuarve

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të aftë të:

  • Analizojnë profilin shëndetësor të popullatave dhe të zbatojnë programe të përshtatura për grupe të ndryshme.
  • Hartojnë dhe monitorojnë programe trajnimi dhe rehabilitimi të personalizuara.
  • Zbatojnë metoda shkencore dhe analiza statistikore për të mbështetur vendimmarrjen në shëndet publik dhe sport.
  • Përdorin teknika të avancuara për të përmirësuar performancën fizike dhe mirëqenien mendore.

Ky program Master është një mundësi unike për të gjithë ata që duan të kombinojnë pasione sportive, shkencë dhe shëndet publik, duke krijuar një ndikim pozitiv si në jetën individuale, ashtu edhe në atë komunitare.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Sport

Manchester United planifikon shitje masive – në listë emra si Garnacho, Sancho e Hojlund

Published

on

By

Manchester United është duke përgatitur një fund të afatit kalimtar veror me lëvizje të mëdha në tregun e transferimeve. Sipas raportimeve të “Times Sport”, klubi nga Old Trafford synon të largojë disa futbollistë që nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.

Në listën e lojtarëve që mund të largohen figurojnë emra të njohur si Alejandro Garnacho, Antony, Jadon Sancho, Tyrell Malacia dhe Rasmus Hojlund. Shitja e tyre do t’i hapte rrugë përforcimeve të reja dhe do të ndihmonte në balancimin financiar të klubit, në përputhje me rregullat e Fair Play Financiar.

Sipas burimit të njëjtë, drejtuesit e United janë të vendosur të nisin një rindërtim të skuadrës. Garnacho dhe Sancho, që më parë konsideroheshin pjesë e së ardhmes së klubit, tani shihen si mundësi për të gjeneruar të ardhura nga shitjet.

Në rastin e Antonyt, investimi i madh i klubit nuk ka rezultuar me paraqitje bindëse, ndërsa Tyrell Malacia dhe Rasmus Hojlund nuk kanë arritur të tregojnë vazhdimësi apo nivelin e kërkuar në Premier League.

Ky plan ka nxitur reagime të ndryshme mes tifozëve, sidomos për shkak të moshës së re dhe potencialit të disa prej lojtarëve të përmendur. Megjithatë, bordi drejtues duket i vendosur për të ndërmarrë hapa të mëdhenj në funksion të rikthimit të klubit në majat e futbollit anglez dhe evropian.

Në ditët në vijim priten zhvillime konkrete sa i përket ofertave dhe negociatave për këta lojtarë, me Unitedin që synon ta përmbyllë merkaton me një skuadër të rifreskuar dhe më konkurruese.

Continue Reading

Sport

Suedia publikon listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Besfort Zeneli

Published

on

By

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Skandinavët do ta nisin kampanjën kualifikuese me përballjen ndaj Sllovenisë në shtëpi, përpara se të udhëtojnë drejt Prishtinës për ndeshjen e dytë ndaj Kosovës.

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka ftuar 24 futbollistë për këto dy sfida. Në listë përfshihen emra të njohur si Alexander Isak, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga, Lucas Bergvall dhe Isak Hien.

Në këtë grumbullim mungon mesfushori me prejardhje shqiptare, Besfort Zeneli, i cili më parë kishte zgjedhur të përfaqësojë Suedinë në vend të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara