Lajmet
Charlie Chaplin, dhjetë leksione për jetën që na mësoi gjeniu i kinemasë
Chaplin ishte edhe një shkrimtar, regjisor, muzikant dhe një njeri i shkëlqyer.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiShumica nga ne e njohin Charlie Chaplin si një aktor dhe komedian të shkëlqyer. Por ai ishte shumë më tepër se kaq. Chaplin ishte edhe një shkrimtar, regjisor, muzikant dhe një njeri i shkëlqyer. Mendimi i tij ishte përpara kohës kur jetoi, dhe falë artit ishte në gjendje të analizonte aspektet më të vështira të bashkëkohësisë së tij, pa e humbur kurrë ironinë dhe gëzimin për ta bërë këtë. Ja cilat janë 10 mësimet e çmuara të jetës që Chaplin na la si trashëgimi.
1. Origjinaliteti
“Kur nisa ta doja veten, zbulova se ankthi dhe dhimbja emocionale janë vetëm shenja paralajmëruese se isha duke jetuar kundër të vërtetës sime. Sot e di që ajo është vetja ime origjinale”.
Dashuria për veten është vërtet shumë e rëndësishme. Sot, shumë nga ne i presim dështimet në një mënyrë negative. Por shpeshherë s’ka kuptim të vazhdojmë të vuajmë derisa të dimë plotësisht se çfarë duam të arrijmë. Ndonjëherë ne vazhdojmë të dëshirojmë gjëra të panevojshme, madje “të padobishme”. Ndërkohë, Charlie Chaplin na mëson të ruajmë një harmoni midis mendimeve dhe veprimeve tona.
2. Pjekuria
“Kur nisa ta doja veten, pushova së dëshiruari një jetë ndryshe. Atëherë munda të shihja se gjithçka rreth meje më ftonte që të rritesha. Sot këtë e quaj pjekuri”.
Pjekuria është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sepse derisa të piqesh, ngecesh nëpër kufijtë që i ke vendosur vetes dhe bën një jetë kaotike. Sepse kur qëndrojmë brenda zonës sonë të rehatisë, nuk i kuptojmë më as dëshirat tona. Mënyra e duhur është krijimi i një lidhjeje midis mendjes së vetëdijshme dhe nën/ndërgjegjshme përmes bisedës me vetveten. Këtë e mësuam gjatë pandemisë në vitet 2020-2021. Dialogu me veten, është hapi kryesor për të filluar një jetë të ndërgjegjshme.
3. Respekti
“Kur fillova ta dua veten, kuptova se sa shumë mund të ofendoj dikë nëse përpiqem t’i imponoj atij dëshirat e mia. Edhe pse e dija që nuk ishte koha e duhur dhe personi nuk ishte gati për të, dhe megjithëse ky person isha unë. Sot e quaj respekt”.
Chaplin na mëson të respektojmë çdo individ, pa asnjë dallim. Ai na thotë me fjalë të tjera:Trajtoje personin tjetër, ashtu siç do ta trajtoje veten. Sot, ky leksion vazhdon të jetë më i nevojshmi për t’u mësuar. Duke lundruar nëpër rrjetet sociale, lexojmë histori që flasim për diskriminimin, margjinalizimin, racizmin dhe homofobinë. Ne kemi nevojë për respekt. Duhet të mësojmë barazinë.
4. Vetëbesimi
“Kur fillova ta dua veten, kuptova se në çdo rrethanë, jam në vendin e duhur në kohën e duhur dhe gjithçka ndodh pikërisht në kohën e duhur. Kështu mund të isha i qetë. Sot e quaj vetëbesim”.
Vetëbesimi është i vetmi çelës që ju vendos në kontakt me “të vërtetën tuaj”. Ai nuk ju lejon të merrni vendime të këqija apo të jeni xhelozë për suksesin e të tjerëve. Sepse besimi mbi atë që jeni dhe tek potenciali tuaj, ju lejon të shihni qartë qëllimet tuaja. Ne jemi të fortë, të qëndrueshëm. Kjo periudhë historike ka ende shumë sfida për të na ofruar, ndaj tani është koha e duhur për të fituar besim.
5. Dashuria për veten
“Ndërsa fillova ta dua veten, hoqa dorë nga gjithçka që nuk ishte e mirë për shëndetin tim, ushqime, njerëz, gjëra, situata, dhe çdo gjë që më largonte nga vetja. Në fillim e quajta këtë qëndrim egoizëm të shëndetshëm. Sot e di që është dashuri për veten”.
Shumë prej nesh gjenden të mbërthyer midis “egoizmit” pozitiv dhe negativ. Egoizmi negativ është një gjendje shpirtërore që mund të krijojë stanjacion në jetë, gjë që nuk ju lejon të zhvilloni ndjeshmërinë e duhur në raport me të tjerët apo lidhjen e duhur. Nga ana tjetër egoizmi i shëndetshëm, është ajo që na mbron dhe na lejon të zgjedhim. Sepse siç thoshte Charlie Chaplin, lumturia është një zgjedhje, diçka që mund ta menaxhojmë vetë.
6. Modestia
“Kur fillova ta dua veten, ndalova së përpjekuri që të kisha gjithmonë të drejtë, dhe që atëherë kam gabuar më rrallë. Sot zbulova se është modesti”.
Modestia nuk është të jesh gjithmonë i mirë, por të jesh gjithmonë i vërtetë dhe i sinqertë me veten, pavarësisht suksesit. Ajo kërkon ta kuptojmë veten përtej asaj që është e drejtë apo e gabuar, e mirë apo e keqe. Vetë-analiza bëhet përbërësi kryesor për të kuptuar njëri-tjetrin.
7. Thjeshtësia
“Kur nisa ta dua veten, ndalova së vjedhuri kohën time, dhe ndalova së bëri plane të mëdha për të ardhmen. Sot, unë bëj vetëm atë që më sjell gëzim dhe lumturi, gjërat që më pëlqejnë të bëj, dhe i bëj ato sipas mënyrës sime dhe me ritmin tim. Sot unë këtë e quaj thjeshtësi”.
Leksioni tjetër i rëndësishëm pas vetëbesimit është thjeshtësia. Nuk mund të jesh i shkëlqyer nëse nuk je i thjeshtë. Sepse shpeshherë për të qenë të lumtur, nuk duhen gjeste madhështore, ato të tepruarat. Mjaftojnë detajet e vogla, momente të shkurtra gëzimi të pastër.
8. Mençuria e zemrës
“Kur fillova ta dua veten, kuptova se mendja imë mund të më shqetësonte dhe të më sëmurte. Por kur e lidha me zemrën time, mendja ime u bë një aleat i çmuar. Sot këtë lidhje e quaj mençuri të zemrës”.
Mendja e njeriut është si një Univers:imagjinatë e pakufizuar, krijim i fuqishëm, përshtatshmëri. Atëherë, çfarë na bën të pakënaqur? Kur përpiqemi të kufizojmë veten, kur e burgosim në skemat e racionalitetit, të perfeksionizmit. Mënyra e vetme për të çliruar mendjen tuaj është të ndiqni zemrën tuaj.
9. Përmbushja
“Kur nisa ta dua veten, refuzova të vazhdoja të jetoja në të kaluarën, dhe të shqetësohesha për të ardhmen. Tani jetoj vetëm për momentin ku po ndodh gjithçka. Sot jetoj çdo ditë, ditë pas dite, dhe këtë e quaj vetëpërmbushje”.
E kaluara dhe e ardhmja nuk mund të kontrollohen as edhe nga kreu i një korporate të madhe apo një multimiliarder. Ndaj e vetmja gjë që mund të bëni është të jetoni në të tashmen, dhe të rriteni çdo ditë, duke u fokusuar tek gjërat e vogla për të krijuar një tablo më të madhe. Pra, pa u shqetësuar për të ardhmen apo pa ankoruar të shkuarën, ne duhet të fokusohemi tek “e tashmja” jonë. Kjo vlen për ne dhe për shoqërinë në të cilën jetojmë.
10. Kjo është jeta
“S’duhet të kemi më frikë nga diskutimet, përballjet apo ndonjë lloj problemi me veten apo me të tjerët. Edhe yjet përplasen, dhe nga përplasja e tyre lindin botë të reja. Sot e di që kjo është jeta!”.
Jeta ka të bëjë me “të ecurit përpara”. Nuk mund të ndalemi, por duhet të mësojmë të përballojmë goditjet që na jep jeta. Ndaj le të dalim nga guaska e injorancës, indiferencës, egoizmit dhe të mësojmë të jetojmë me kokën lart./Bota.al
Vendi
Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë
Published
8 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.
Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.
Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.
Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.
Aktualitet
Ultimatumi i Trumpit: “Irani mund të shkatërrohet brenda një nate”
Published
2 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërimin më të ashpër deri më tani ndaj Teheranit, duke kërcënuar me shkatërrim total të infrastrukturës kyçe nëse nuk arrihet një marrëveshje e menjëhershme. Gjatë një konference dramatike për media këtë të hënë, Trump njoftoi se Irani ka afat deri të martën në orën 20:00 për të plotësuar kërkesat amerikane dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Misioni “pothuajse i pamundur” i shpëtimit
Konferenca nisi me njoftimin për një operacion historik shpëtimi të dy ushtarakëve amerikanë, avioni i të cilëve (F-15) ishte rrëzuar në territorin iranian.
Operacioni përfshiu mbi 150 avionë dhe një “fushatë mashtruese” të inteligjencës për të ngatërruar forcat iraniane.
Njëri nga pilotët, i plagosur rëndë, mbijetoi 48 orë në terren armiqësor, duke mjekuar veten dhe duke u ngjitur nëpër shkëmbinj për të transmetuar vendndodhjen.
Trump pranoi se kishte kundërshtime nga zyrtarë ushtarakë për shkak të rrezikut të lartë, por ai e miratoi personalisht misionin, i cili përfundoi pa asnjë viktimë amerikane.
Kërcënimi për shkatërrim total
Trump ishte i prerë sa i përket hapave të radhës nëse Irani nuk zmbrapset nga bllokada e naftës:
“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër,” deklaroi ai, duke iu referuar mundësisë së bombardimit të termocentraleve dhe urave.
I pyetur nëse këto goditje do të konsideroheshin krime lufte, presidenti u përgjigj shkurt: “Jo. Shpresoj të mos më duhet ta bëj.”
Teherani zyrtar i ka cilësuar fjalët e Trumpit si “retorikë arrogante”. Ata kanë refuzuar një propozim paqeje prej 15 pikash të ofruar nga Uashingtoni, ndërkohë që luftimet mes Izraelit dhe Iranit janë intensifikuar. Raportet e fundit flasin për të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore pranë Teheranit.
Një moment tensioni në konferencë ishte kur Trump kërcënoi me burgim një gazetar (pa ia përmendur emrin) që kishte publikuar detaje për pilotin e bllokuar para se të përfundonte misioni. Ai argumentoi se rrjedhja e informacionit vuri në rrezik jetën e ushtarëve dhe sigurinë kombëtare.
Në qendër të konfliktit mbetet kontrolli i Ngushticës së Hormuzit. Trump theksoi se SHBA ka neutralizuar pjesën dërrmuese të forcave detare iraniane, por paralajmëroi se mjafton “një terrorist me një kamion dhe një minë uji” për të paralizuar transportin global të naftës.
Pavarësisht gjuhës së ashpër, Trump pretendoi se negociatat po vazhdojnë dhe se, sipas tij, shumë civilë iranianë e shohin ndërhyrjen amerikane si një “rrugë drejt lirisë” nga regjimi aktual.
Vendi
Shtrenjtohet sërish nafta: MINT publikon çmimet tavan për të martën
Published
3 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun e Kosovës për ditën e martë. Sipas të dhënave të reja, çmimi i naftës ka shënuar rritje, ndërsa benzina ka pësuar një rënie të lehtë.
Në bazë të vendimit të publikuar nga ministria, çmimet tavan për litër janë:
- Nafta (Dizel): 1.88 euro (nga 1.86 sa ishte të hënën)
- Benzina: 1.46 euro (nga 1.49 sa ishte të hënën)
- Gazi: 0.74 euro
MINT njofton se do të vazhdojë të publikojë çdo ditë, deri në orën 10:00, çmimet maksimale të lejuara bazuar në mekanizmin e ri të rregullimit të tregut. Ky çmim llogaritet mbi mesataren e importeve të fundit, ku shitësit me pakicë lejohen të shtojnë deri në 12 centë mbi çmimin e furnizimit, ndërsa ata me shumicë deri në 2 centë.
Rritja e çmimeve në tregun vendor është reflektim i situatës së tensionuar në nivel global.
Që nga 28 shkurti, tregjet e naftës janë destabilizuar pas nisjes së konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Situata është rënduar veçanërisht pas vendimit të Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Kjo pikë strategjike është jetike për ekonominë botërore, pasi përmes saj kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë, duke shkaktuar kështu mungesa dhe rritje të menjëhershme të çmimeve në bursat ndërkombëtare.
Lajmet
Marca: Lotët e një “luftëtari” – Si e gjunjëzoi Vedat Muriqi Real Madridin dhe emocionoi botën
Published
3 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Gazetari i famshëm i prestigjiozes spanjolle “Marca”, i ka dedikuar një shkrim prekës sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, pas fitores dramatike të Mallorcas ndaj Real Madridit. Ai e përshkruan Muriqin jo thjesht si një futbollist, por si një njeri që triumfoi mbi dhimbjen e së shkuarës.
Fitorja e fundit e Mallorcas kundër gjigantëve të Real Madridit nuk do të mbetet në histori vetëm për pikët e arritura, por për imazhin që po bën xhiron e botës: Vedat Muriqin duke qarë mes fushës.
Sipas raportimit të Marca, sulmuesi nga Prizreni ishte heroi i mbrëmjes duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit. Por, në vend të një festimi pompoz, Muriqi u gjunjëzua në stadiumin “Son Moix” dhe shpërtheu në lot para mijëra tifozëve, duke çliruar gjithë barrën emocionale që mbante prej javësh.
Rrugëtimi mes sakrificave: Nga lufta në Prizren në majat e La Ligës
Gazetari i “Marca” ka gërmuar thellë në jetën e sulmuesit, duke kujtuar se forca e tij vjen nga një fëmijëri e kaluar mes tmerreve të luftës në Kosovë. Ai përshkruan se si Muriqi njohu urinë që në moshën 5-vjeçare dhe u detyrua të linte shkollën që në moshën 15-vjeçare për të punuar, me qëllimin e vetëm për të ndihmuar familjen dhe për të ndjekur ëndrrën e futbollit.
Ky karakter “luftëtari” u vërtetua edhe nga trajneri i tij, Demichelis:
“Muriqi po vuan, por ai është një luftëtar. Historia e tij tregon se ai di si t’i përballojë vështirësitë. Edhe pas gabimeve si ajo penallti ndaj Elches, ai gjeti forcën të ngrihej dhe të bënte këtë performancë të jashtëzakonshme.”
“Edhe unë jam njeri”
Për Muriqin, ky gol ishte një hakmarrje ndaj fatit pas një periudhe të errët, ku humbja e penalltisë me ekipin dhe dështimi i kualifikimit të Kosovës në Botëror e kishin rënduar psikologjikisht.
Pas ndeshjes, ai dha një deklaratë që i preku të gjithë: “Edhe pse nga jashtë mund të dukem i ashpër dhe i shëmtuar, unë jam gjithashtu njeri. Ndonjëherë emocionet dhe nervat më mposhtin.”
Me këtë fitore, Mallorca jo vetëm që u largua nga fundi i tabelës, por gjeti te Muriqi simbolin e shpresës për mbijetesë. Siç e mbyll artikullin gazetari i “Marca”, lotët e Muriqit janë prova se pas çdo luftëtari të madh, fshihet një zemër e ndjeshme që di të triumfojë mbi çdo pengesë.
Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë
100 vjetori i lindjes së Marilyn Monroe do të shënohet me shumë aktivitete kulturore
Spektakël në Prishtinë: Drita dhe Luboteni janë fituesit e Kupës së Kosovës në volejboll
Ultimatumi i Trumpit: “Irani mund të shkatërrohet brenda një nate”
Shtrenjtohet sërish nafta: MINT publikon çmimet tavan për të martën
Marca: Lotët e një “luftëtari” – Si e gjunjëzoi Vedat Muriqi Real Madridin dhe emocionoi botën
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 prill, në vitet nëntëdhjetë
Dua Lipa po martohet
Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
