

Shëndet
Çfarë tregojnë problemet me stomakun për shëndetin tuaj
Shëndeti i stomakut mund të tregojë shenja për mbarëvajtjen e të gjithë organizmit.
Published
3 years agoon
By
UBT newsShëndeti i stomakut mund të tregojë shenja për mbarëvajtjen e të gjithë organizmit.
Njihet ai nga dhimbjet më të zakonshme dhe më të shpeshta tek njerëzit, por që nuk duhet neglizhuar në asnjë rast.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga sëmundjet e fshehura që tregon një stomak i acaruar e që shkakton dhimbje.
Dhimbja sipër barkut
Dhimbja në zonën e sipërme e barkut është zakonisht një shenjë e gazrave të tepërt.
Mund të jetë rezultat i ngrënies shumë shpejt, ngrënies së diçkaje që irriton stomakun apo edhe gëlltitjes së ajrit të tepërt aksidentalisht.
Nëse vuani nga ky lloj dhimbje së barkut largimi nga dieta juaj i ushqimeve si pijet me gaz, birra dhe bulmetrat mund të jenë zgjidhja e duhur për të ndaluar dhimbjen.
Dhimbja poshtë gjoksit
Nëse po përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të kraharorit ka të ngjarë që ju të vuani nga urthi. Kjo gjendje karakterizohet tipikisht nga një shije acidike dhe një lloj djegie në pjesën e poshtme të kraharorit.
Ushqimet pikante dhe pijet acidike si kafeja dhe alkooli janë fajtorët më të zakonshëm që provokojnë këtë dhimbje.
Dhimbja në zonën e poshtme të barkut
Një dhimbje e mprehtë në zonën e poshtme të djathët të barkut tuaj është tregues i problemeve të apendesitit.
Kjo dhimbje shoqërohet zakonisht me të përziera, të vjella dhe marrje mendsh.
Nëse po përjetoni këtë lloj dhimbje kërkoni mënjëherë ndihmë mjeksore.
Problemet me tretjen
Një nga problemet më të zakonshme me stomakun është tretja e keqe.
Ajo mund të shkaktohet nga ngrënia e tepërt, ankthi, pirja e duhanit ose ngrënia e ushqimeve të yndyrshme.
Ndryshimet në stilin e jetës, të tilla si ngrënia e vakteve të vogla, të shpeshta dhe shmangia e ushqimeve me yndyrë, ose përdorimi i ilaçeve mund të ndihmojnë në shumë prej këtyre situatave. Sidoqoftë nëse dhimbja është e vazhdueshme mund të tregojë gjithashtu kancer në stomak, ulçera, sindromë të zorrës së irrituar ose pankreatit kronik.
Këto gjendje janë serioze kërkojnë një vlerësim dhe trajtim nga mjeku.
Fryrja e barkut
Fryrja e barkut është një nga simptomat më të zakonshme që njerëzit mund të përjetojnë për një mori arsyesh.
Gazrat apo ndjesia e kapsllëkut janë faktorët kryesorë të fryrjes së barkut. Dieta e përditëshme është një tjetër shkak i fryrjes së barkut.
Ushqime të caktuara, veçanërisht produktet e qumështit, mund të shkaktojnë fryrje dhe gazra.
Kjo përfshin qumësht, djathë, akullore apo çdo gjë që përmban qumësht.
Të vjellat dhe diarreja
Kjo mund të jetë për shkak i një morie gjendjesh të trupit duke nisur që nga helmimi nga ushqimi ose ftohja, por mos përjashtoni as COVID-19.
Një analizë e fundit e më shumë se 200 personave të pranuar në tre spitale në Hubei, Kinë – provinca ku filloi virusi i quajtur SARS-CoV-2, zbuloi se pothuajse 1 në 5 kishte të paktën një simptomë gastrointestinale si diarreja, të vjella ose dhimbje barku.
Kur duhet të shkoni tek mjeku?
Siç e përmendëm edhe më parë, dhimbja e stomakut është një simptomë që absolutisht nuk duhet të injorohet.
Nëse dhimbja në ndonjë zonë të stomakut apo barkut tuaj përkeqësohet ose vazhdon për një periudhë të zgjatur kohore sigurohuni të kontaktoni menjëherë me një mjek./AgroWeb.org
Lajmet
Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë
Published
28 minutes agoon
October 20, 2025By
UBT News
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.
Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00
“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/
Shëndet
Pasojat e rënda të përdorimit të barnave për diabetin dhe humbjen e peshës
Published
2 hours agoon
October 20, 2025By
UBT News
Përdorimi i barnave që përshkruhen për diabetin e tipit 2 dhe kontrollin e peshës trupore të njohura si agonistë të GLP-1, mund të ndikojë në saktësinë e interpretimeve të imazheve onkologjike PET-CT, duke shkaktuar ekzaminime të panevojshme, vlerësim të pasaktë të stadit të kancerit dhe madje ndryshime në drejtimin e trajtimit.
Këto barna ndikojnë në metabolizmin e glukozës, lëvizshmërinë e stomakut dhe tonusin simpatik, gjë çon në modele atipike të përthithjes gjatë ekzaminimeve me fluordezoksiglukozë (FDG PET-CT).
Ky lloj skanimi përdoret për zbulimin e lezioneve malinje aktive, përfshirë kancerin e mushkërive, kolorektalin, limfomën, melanomën, kancerin e gjirit dhe vezoreve. Ai luan rol kyç në përcaktimin e stadit të kancerit dhe monitorimin e përgjigjes ndaj terapisë.
Pacientëve u rekomandohet të shmangin aktivitetin fizik apo masazhin 48 orë para skanimit, të mos konsumojnë karbohidrate 24 orë më parë dhe të mos hanë as pinë (përveç ujit dhe barnave) gjashtë orë para ekzaminimit. Para testit, pacientit i injektohet sasi kontrasti radioaktiv, ai shpërndahet në trup e ndihmon kamerën PET të identifikojë qelizat me përdorim të lartë të glukozës, siç janë qelizat tumorale.
Një studim i prezantuar në kongresin e 38-të të Shoqatës Evropiane për Mjekësi Bërthamore tregoi se përdorimi i agonistëve GLP-1 shkakton rritje të përthithjes së kontrastit në muskujt skeletikë, në miokard dhe në indin dhjamor kafe – elemente që mund të interpretohen gabimisht si kancer apo sëmundje inflamatore.
“Vërejtëm modele të pazakonta përthithjeje që mund të ngatërrohen me patologji nëse nuk merret parasysh historia e përdorimit të barnave të pacientit,” tha Dr. Peter Strouhal, specialist i mjekësisë bërthamore dhe autor kryesor i studimit.
Sipas tij, këto modele janë më të shpeshta, por mungojnë udhëzime ndërkombëtare që të standardizojnë mënyrën e interpretimit të tyre.
Ekipi kërkimor po planifikon të zgjerojë studimin në qendra të tjera të imazherisë dhe të krijojë bashkëpunim ndërkombëtar për të ndërtuar udhëzime të qarta për interpretimin e imazheve PET-CT tek pacientët që përdorin këto barna.
Aktualisht, studiuesit nuk rekomandojnë ndërprerjen e agonistëve GLP-1 para skanimit, por këshillojnë dokumentim të kujdesshëm të përdorimit të tyre në mënyrë që radiologët dhe onkologët të interpretojnë saktë rezultatet.
“Njohja e modeleve karakteristike ndihmon në shmangien e ankthit të panevojshëm e sigurimin e një kujdesi të saktë dhe në kohë,” përfundoi Dr. Strouhal. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këto ushqime ju ngopin pa ju shëndoshur
Published
3 days agoon
October 17, 2025By
UBT News
Të ushqyerit keq e bën të pamundur humbjen e kilogramëve vetëm me aktivitet fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që konsumoni janë shumë më të rëndësishme se palestra.
Kjo ndodh sepse shumica e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme.
Në këtë artikull, do të mësoni për disa ushqime që ju ngopin pa ju shëndoshur.
Vezët
Janë ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë,janë të pasura me proteina, hekur, vitamina dhe minerale, ndërsa përmbajnë pak kalori e sheqer. Mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm ose në drekë, duke i shoqëruar me sallatë jeshile ose sallatë me patate.
Frutat e pyllit
Manaferrat dhe boronicat përmbajnë shumë fibra e pak sheqer krahasuar me frutat tjera. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina që ndihmojnë trupin dhe reduktojnë inflamacionin. Mund t’i konsumoni me kos, tërshërë ose në sallata.
Arrorët
Janë burime të shkëlqyera të karbohidrateve, yndyrnave të shëndetshme, vitaminave e mineraleve. Janë zgjedhje ideale për energji.
Kosi
Kosi pa yndyrë dhe i përgatitur në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina. Mund ta konsumoni në çdo vakt, veçanërisht i shoqëruar me fruta pylli ose arra, pa u shqetësuar për peshën.
Patatet e ëmbla
Janë të larmishme e mund të gatuhen në shumë mënyra. Karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale e bëjnë tretjen më të lehtë. Mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër për një shije të pasur dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur vishni çorape natën?
Published
3 days agoon
October 17, 2025By
UBT News
Veshja e çorapeve gjatë natës, edhe pse mund të duket një zakon i çuditshëm për shumë njerëz, ka përfitime të dukshme për ata që kanë vështirësi në fjetje.
Ky truk i thjeshtë është mënyrë natyrale për të ndihmuar trupin të kalojë në fazën e relaksimit dhe përgatitjes për gjumë.
Kur ngrohni këmbët me çorape, ndihmoni në zgjerimin e enëve të gjakut, një proces që mund të aktivizojë mekanizmat natyralë të trupit për të ulur temperaturën e tij dhe për të sinjalizuar se është koha për të pushuar.
Ky mekanizëm është i lidhur me një koncept që quhet vasodilatacion, që ndihmon në përhapjen e gjakut nëpër trup.
Kjo i thotë trupit të “ndalojë” aktivitetin dhe t’i japë përparësi relaksimit, duke kontribuar në një rënie më të shpejtë në gjumë.
Shumë njerëz që e kanë provuar këtë metodë thonë se ka qenë një ndihmesë e madhe për ata që kanë pasur shqetësime me gjumin, sidomos gjatë muajve të ftohtë kur ndjenja e ngrirjes në këmbë mund të pengojë qetësinë.
Nëse keni pasur vështirësi për të fjetur, veshja e çorapeve mund të jetë një alternativë e thjeshtë dhe e efektshme që nuk kërkon barna apo trajtime të tjera të ndërlikuara. Provojeni dhe mund të shihni përmirësime të mëdha në cilësinë e gjumit tuaj. /A.Z/UBT News/

Juventusi identifikon zëvendësuesit e Tudor

EMSC: Tërmet në Jug të Shqipërisë

Akuzat për korrupsion: Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen të pafajshëm

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

125 vite pa Naim Frashërin, figurën qendrore të Rilindjes Kombëtare

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

E qeshura e një personi ndihmon NASA-n të gjejë astronautët e mirë

Selena dhe Hailey rikthehen në qendër të vëmendjes, “paqja” mes tyre nuk zgjati shumë

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën