Shëndeti

Vrapi zgjidhja për shëndetin e trurit dhe humorin

Stërvitja përmirëson mirëqenien psikofizike.

Publikuar

Tashmë dihet mirë se sporti është një ilaç për shëndetin kardiovaskular dhe metabolik, shkruan corriere.it.

Stërvitja përmirëson mirëqenien psikofizike pasi, pas një ndeshjeje tenisi në mëngjes ose një noti para darkës, çlirimi i endorfinës jep kënaqësi dhe lumturi, aq sa ndihmon në tolerimin më të mirë të stresit.

Megjithatë, justifikimi më i popullarizuar për t’u kënaqur me dembelizmin është shpesh i njëjti, ai që nuk kemi kohë.

Sipas ekspertëve nga Universiteti i Tsukuba, në Japoni, disa minuta vrap ju lejojnë të rrisni rrjedhjen e gjakut në zonat e korteksit dypalësh paraballor, pjesa e trurit që luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e humorit dhe funksionet ekzekutive.

“Për të kryer lëvizjen shtytëse të vrapimit, nevojiten funksione koordinimi dhe ekuilibri, të cilat përcaktojnë aktivizimin neuronal të korteksit paraballor dhe pritet që funksionet e tjera që i referohen këtij rajoni të trurit të mund të përfitojnë nga rritja e burimeve të trurit”, shpjegon biokimisti Hideaki Soya, autor kryesor i studimit.

“Ne tashmë e dimë, nga kërkime të tjera se aktiviteti fizik në përgjithësi përmirëson shëndetin fizik dhe mendor, por janë bërë relativisht pak analiza mbi përfitimet konkrete të vrapimit në krahasim me sportet e tjera, si çiklizmi”, shtoi ai.

Ju mjaftojnë një palë atlete dhe pak vullnet i mirë për t’u ndjerë shkëlyeshëm./ATA

Shëndeti

Si të merrni më tepër vitaminë C për të forcuar imunitetin?

Publikuar

nga

Me koronavirusin nëpër këmbë dhe me fillimin e sezonit të gripit dhe ftohjeve, me shumë mundësi jeni duke kërkuar për mënyra se si të ushqeheni sa më shëndetshëm, për të forcuar imunitetin.

Për ta mbajtur sistemin tuaj imunitar të fortë rol të rëndësishëm luan higjiena, gjumi dhe sigurisht një regjim ushqimor i ekuilibruar.

Rritja e konsumit të frutave dhe perimeve por edhe zvogëlimi i sheqerit të përpunuar, janë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Dhe kur është fjala për imunitetin, vitamina C dhe probiotikët mund të ndihmojnë në shërimin nga infeksionet virale.

Vitamina C mbështet funksionin e sistemit imunitar dhe thithjen e hekurit, dhe për shkak se trupi juaj nuk prodhon ose ruan vitaminën C, marrja ditore përmes ushqimeve është një përparësi kryesore.

AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë që të përfitoni sa më shumë vitaminë C nga ushqimet që konsumoni.

Konsumoni farat e shegës

Shegët janë të mbushura me fibra, proteina, vitaminë C, vitaminë K, folate dhe kalium.

Disa studime kanë konfirmuar se ato janë të larta në antioksidantë dhe se janë një anti-inflamator natyral.

Gjithashtu studimet bëjnë të ditur se konsumi i farave të shegës mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, luftimin e kancerit të gjirit e të prostatës, në mbrojtjen kundër artritit, përmirësimin e kujtesës dhe në performancën stërvitore.

Shtoni manaferrat në vaktet tuaja

Manaferrat janë të pasura me vitaminë C, hekur dhe ju japin shumë energji.

Ato përmbajnë një antioksidant të quajtur zeaxanthin, i cili ju ndihmon të detoksifikoheni nga ekspozimi ndaj tymit.

Studimet kanë treguar gjithashtu se këto fruta mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve që shkaktohen nga artrit, mbrojnë sytë dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Konsumoni mandarina dhe portokalle

Mandarinat dhe portokallet janë disa nga burimet më të mira të vitaminës C dhe janë të pasura me fitonutrientë të fuqishëm.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se konsumi i tyre mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

Plus, ato janë perfekte nësë shtohen në sallatë ose në ëmbëlsira të ndryshme.

Pini më tepër lëngje

Është e vështirë të marrësh sasinë e duhur të lëndëve ushqyese çdo ditë. Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë që midis vakteve ose pas stërvitjes, të konsumoni lëngje të shtrydhura, të cilat janë shumë të dobishme në forcimin e imunitetit tuaj.

Konsumoni më tepër lakër Brukseli, brokoli dhe spinaq

Nuk janë vetëm agrumet dhe manaferrat ato që ju japin më tepër vitaminë C.

Lakrat e Brukselit, brokoli dhe spinaqi janë gjithashtu burime të forta të vitaminës C.

Ju mund t’i shtoni ato jo vetëm në sallatë por edhe nëpër receta të ndryshme gatimi, në mënyrë që të përfitoni sa më tepër vitaminë C./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi nëse duart tuaja janë gjithnjë të ftohta?

Publikuar

nga

Është normale që duart të jenë të ftohta kur jeni jashtë në dimër ose në një ambient të ftohtë. Por kur kjo ndjenjë ju shoqëron gjithnjë atëherë trupi juaj mund të jetë duke ju diktuar diçka tjetër.

AgroWeb.org ju njeh me pesë nga shkaqet më të zakonshme të ftohjes së duarve, kur ia vlen të telefononi mjekun dhe çfarë mund të bëni për të luftuar të ftohtin.

Sindroma e Raynaud

Duar shumë të ftohta, të zbehta ose ta mpira në përgjigje të temperaturave të ftohta mund të jenë një shenjë e sëmundjes së Raynaud.

Gjendja bën që enët e gjakut në duar dhe gishta të ngushtohen, duke çuar në ulje të rrjedhjes së gjakut.

Sulmet e Raynaud shpesh godasin kur një person përjeton një ndryshim të shpejtë të temperaturës, si hyrja në një ndërtesë me ajër të kondicionuar ose ecja në pjesën frigoriferike të supermarketit.

Trajtimi shpesh përfshin shmangien e shkaktarëve si edhe ngrohjen e duarve.

Për simptoma më të rënda që shkaktojnë dhimbje, mund të ndihmojnë medikamentet orale ose kremrat.

Ju keni diabet

Njerëzit me neuropati shpesh e përshkruajnë ndjenjën si një mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose një djegie të dhimbshme në duart e tyre.

Ndonjëherë gjendja mund të shkaktojë gjithashtu një ndjesi therjeje ose pulsimi.

Menaxhimi i diabetit dhe jetesa e shëndetshme, si arritja e një peshe të shëndetshme, presioni i gjakut në vlera normale, stërvitja e rregullt dhe marrja e medikamenteve të diabetit, mund të ndihmojnë në ngadalësimin ose ndalimin e përparimit të neuropatisë.

Dëmtimi nervor që ka ndodhur tashmë nuk mund të rikthehet. Por dhimbja e neuropatisë mund të menaxhohet me një kombinim të ilaçeve dhe terapisë fizike.

Ju keni anemi

Nëse duart ose këmbët tuaja janë jo vetëm të ftohta por në to ndjeni lodhje ose dobësi ekstreme, lëkurë të zbehtë dhe keni marramendje, mund të keni anemi.

Anemia ndodh kur gjaku ka mungesë të qelizave të kuqe dhe kjo shkaktohet më shpesh nga mungesa e hekurit.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur por edhe marrja e suplementeve mund të ndihmojë.

Hipotiroidizmi

Hipotiroidizmi është një tjetër shkak i zakonshëm i duarve të ftohta.

Gjendja ndodh kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone, të cilat mund të ngadalësojnë ritmin e funksioneve metabolike të trupit.

Kjo mund ta bëjë një person më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta, si dhe të shkaktojë simptoma të tjera si shtim në peshë, lodhje, dhimbje nyjesh ose muskujsh, lëkurë të thatë, flokë të holluar dhe madje edhe ndryshime humori.

Në shumicën e rasteve, thjesht marrja e hormonit sintetik të tiroides në formën e një pilule të përditshme mund t’ju ndihmojë.

Merrni medikamente të caktuara

Pilulat e kontrollit të lindjes, ilaçet për të ftohurin dhe alergjitë, ilaçet e migrenës, ilaçet për presionin e lartë të gjakut dhe disa ilaçe të kimioterapisë, mund të shkaktojnë sindromën dytësore të Raynaud-it. Për këtë këshillohet të flisni me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Ndryshimi mes medikamenteve organike dhe atyre bimore

Publikuar

nga

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 4 miliardë njerëz në botë përdorin bimët mjekësore për nevojat e tyre shëndetësore. Por a do të thotë kjo që këto katër miliardë njerëz përdorin mjekësinë organike? Aspak. Njerëzit, përfshirë edhe disa ekspertë të mjekësisë argumentojnë që bimore dhe organike janë praktikisht e njëjta gjë. E megjithatë ligjërisht këto dy fjalë nuk kanë të njëjtën domethënie.

Mjekësia bimore ka të bëjë me medikametet që pregatiten nga bimët mjekësore. Këto bimë rriten në mënyrë natyrale.

Mjekësia organike nga ana tjetër nënkupton medikamente që janë përgatitur dhe përpunuar duke përdorur mjete organike. Këto medikamente mund të kenë edhe përbërës nga burime shtazore. Kimikatet nuk përdoren në asnjë prej fazave të prodhimit organik: prodhim, përpunim dhe paketim. E njëjta gjë vlen për pesticidet, fertilizuesit ose konservuesit, që janë të ndaluar. Ligjërisht, prodhuesit e produkteve organike duhe të marrin një çertifikatë organike dhe këto të dhëna t’i përfshijnë në paketim.

Rrjedhimisht, mjekësia organike nuk është domosdoshmërisht mjekësi bimore. Ja një shembull që shpjegon më mirë ndryshimin mes të dyjave.

Nëse zgjidhni të bleni një laksativ pluhur që është përgatitur nga tre fruta dhe njihet si produkt i mjekësisë bimore, duhet të dini që frutat e përdorura mund të jenë rritur me pesticide. Nga ana tjetër nëse blini kapsula me vaj peshku organik (që konsiderohen pjesë e mjekësisë organike) vaji është marrë nga peshku i rritur në ambient pa kimikate. Ushqimi i peshkut ka qenë gjithashtu pa kimikate.

Ndonjëherë, mund të keni dëgjuar edhe për mjekësinë natyrale. Kjo e fundit i referohet produkteve natyrale që nuk përmbajnë substance sintetike. Edhe nëse këto medikamente kanë përbërës sintetikë bëhet fjalë për sasi të vogla. Nëse ju merrni një barishte në pyll ose lëndina dhe e përdorni për prodhimin e një kure natyrale, atëherë bëhet fjalë për mjekësi natyrale sepse vetë bima e përdorur është rritur në mënyrë natyrale.

Pra për ta përmbledhur, vajrat dhe medikamentet organikë përdorin vetëm produkte të rritura pa pesticide dhe pa konservues.
Medikamentet bimore mund të kenë produkte të cilat janë rritur me përdorimin e pesticideve, por jo të dëmshëm. Shpesh mund të gjeni produkte që janë edhe bimorë edhe organikë, pra që kanë bimë të rritura në mënyrë organike pa pesticide.

Pavarësisht dallimeve, mjekësia organike dhe ajo bimore nuk janë të rregulluara me ligj në shumë vende të botës. Shumë prej medikamenteve dhe kombinimeve apo formulave të shitura në dyqane të tilla tregëtohen si suplementë që mund të konsumohen pa patur nevojë për një recetë nga mjeku.

E megjithatë duhet të dini që termat “bimorë” ose “organikë” nuk e bëjnë domosdoshmërsht një kurë të mirë apo të sigurt për konsumim. Së fundmi, por jo për nga rëndësia, mungesa e ligjit i lejon prodhuesit e këtyre recetave “bimore” të mos jenë të detyruar t’i tregojnë konsumatorit për efektet anësore të këtyre kurave./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Simptomat e hershme të kancerit të injoruara nga gratë dhe burrat

Publikuar

nga

Një numër i madh njerëzish i shpërfillin shenjat e hershme të kancerit, ankohen te jo-profesionistët dhe shkojnë te mjeku vetëm kur çështja bëhet shumë serioze.

Njihni shenjat e para dhe kërkoni ndihmë në kohë, sepse onkologët shprehin shqetësimin se për shkak të një numri më të vogël të ekzaminimeve parandaluese dhe të rregullta për shkak të pandemisë, numri i të sëmurëve me kancer mund të rritet ndjeshëm.

Është e rëndësishme të mos injoroni simptoma të pazakonta, të reja dhe të pashpjegueshme. Edhe pse mund të shkaktohen edhe nga sëmundje më pak të rrezikshme, nëse vazhdojnë, ia vlen të kontrolloni gjendjen me mjekun.

Vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gëlltitjen

Një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive, që pacientët e kujtojnë më vonë, është humbja e frymëmarrjes.

Kanceri i tiroides gjithashtu mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen nëse gunga ose tumori shtyp trakenë. Çdo problem i frymëmarrjes që vazhdon është një arsye për të parë një mjek.

Problemet e gëlltitjes shoqërohen me kancerin e ezofagut dhe laringut dhe ndonjëherë është shenjë e kancerit të mushkërive. Ngjirja e zërit, një zë i ulët ose ndjenja e diçka që ju shtyp në fyt mund të jenë një shenjë e hershme e kancerit të tiroides.

Ethe dhe infeksione të shpeshta

Kjo mund të jetë një shenjë e leukemisë, një kancer i qelizave të gjakut që fillon në palcën e eshtrave. Leukemia bën që palca e eshtrave të prodhojë qeliza të bardha anormale, kështu që trupi nuk mund të luftojë më infeksionet. Mjekët shpesh e diagnostikojnë leukeminë vetëm pasi pacienti ankohet për ethe, dhimbje dhe simptoma të ngjashme me gripin që zgjasin për një kohë të gjatë.

Probleme me stomakun

Pa marrë parasysh se sa beninje tingëllon, dhimbja e stomakut shpëtoi jetën e disa njerëzve, sepse mjekët i dërguan me kohë për një ekografi dhe zbuluan se ata kishin një tumor të mëlçisë. Dhimbjet e stomakut ose problemet e shpeshta të stomakut mund të tregojnë gjithashtu kancerin e zorrës së trashë. Shumë pacientë me kancer të zorrëve kanë thënë se mjekët e tyre fillimisht menduan se kishin një ulcerë.

Dobësi dhe lodhje

“Unë vazhdimisht kisha nevojë të ulesha dhe një mbrëmje isha shumë i lodhur për të udhëtuar në shtëpi”, është një përshkrim i zakonshëm i gjendjes së pacientëve me leukemi.

Dobësia e përgjithshme dhe lodhja janë simptoma të llojeve të ndryshme të tumoreve, ndaj është e rëndësishme të vërehen edhe simptoma të tjera. Në çdo rast, nëse ndiheni të lodhur pa ndonjë arsye të dukshme, dhe gjumi më i gjatë nuk ju ndihmon të ndaloni lodhjen, bisedoni me mjekun tuaj.

Humbje peshe e pashpjegueshme

Nëse vëreni se kilogramët po shkrihen dhe nuk keni ndryshuar mënyrën se si ushqeheni apo ushtroni, duhet të pyesni veten pse ndodhi kjo. Humbja e peshës mund të jetë një simptomë e kancerit të zorrës së trashë dhe tumoreve të tjera të sistemit tretës. Gjithashtu tregon kancer që është përhapur në mëlçi, sepse ndikon në oreksin dhe aftësinë e trupit për të hequr papastërtitë.

Ndryshimet në thonjtë

Ndryshimet e pashpjegueshme në thonjtë mund të tregojnë forma të ndryshme të tumoreve. Një vijë ose pikë kafe ose e zezë mund të tregojë kancer të lëkurës. Një shfaqje e re e thonjve të lakuar mund të tregojë kancerin e mushkërive. Thonjtë e zbehtë ose të bardhë mund të tregojnë se mëlçia nuk funksionon siç duhet dhe ndonjëherë tregojnë kancer të mëlçisë.

“Acidi i stomakut” kronik dhe ndjenja e ngopur pas një vakti të vogël

Shenja më e zakonshme e hershme e kancerit të stomakut është dhimbja në pjesën e sipërme ose të mesme të barkut që i ngjan urthit. Përkeqësohet pas ngrënies. Është konfuze që simptoma zhduket pas marrjes së ilaçeve për urthin, gjë që çon në përfundimin e gabuar se është një problem i vogël.

Nëse keni sulme të shpeshta të acidit të stomakut dhe dhimbje stomaku, si dhe ndiheni të ngopur pas vakteve të vogla, shkoni te mjeku. Nëse keni ngrënë një picë të madhe, urthi është një reagim i mundshëm i stomakut, por nëse urthi shfaqet shpesh ose shoqëroheni me një dhimbje të vogël të vazhdueshme në gjoks pas ngrënies, shkoni te mjeku dhe kërkoni një test për kancerin e ezofagut.

Probleme me zorrët

Kapsllëku, diarreja ose ndryshime të tjera të jashtëqitjes mund të tregojnë kancer. Nëse zgjat më shumë se disa ditë dhe nuk ka asnjë arsye të dukshme (nuk keni grip ose helmim nga ushqimi), është koha për t’u shqetësuar.

Të sëmurët nga kanceri i zorrës së trashë shpesh raportojnë se kanë vënë re jashtëqitje më të shpeshta dhe një ndjenjë se nuk i kanë zbrazur plotësisht zorrët.

Një nga shenjat e para të kancerit të pankreasit është jashtëqitja e yndyrshme, e cila është e shpeshtë, më e madhe, më e zbehtë dhe ka një erë më të pakëndshme se normalja. Kjo është një shenjë se trupi juaj nuk po e përthith normalisht ushqimin.

Simptomat e kancerit që më së shpeshti injorohen nga gratë:

Gjinjtë e kuq, të dhimbshëm dhe të fryrë

Ndryshimet në thithka (lëkura, dhëmbëzimi ose përdredhja)

Ënjtje ose peshë jonormale (mund të tregojë kancer ovarian)

Ndjenja e ngopjes dhe humbja e oreksit

Të pazakonta të rënda dhe periudha të dhimbshme ose gjakderdhje ndërmjet periodave (mund të tregojë kancerin e mitrës)

Simptomat e kancerit që më së shpeshti injorohen nga meshkujt:

Probleme me ereksionin (shenja e mundshme e kancerit të prostatës)

Dhimbje dhe një ndjenje të rëndë në pjesën e poshtme të shpinës, ijëve, kofshëve ose barkut (një nga shenjat e kancerit të prostatës është dhimbja e vazhdueshme në këtë zonë)

Ënjtje ose gungë testikulare (shenjë e mundshme e kancerit të testisit, zakonisht pa dhimbje)

Një thithkë ose rrjedhja e dhimbshme me luspa nën të (burrat gjithashtu mund të kenë kancer të gjirit)

Vështirësi në urinim ose disa ndryshime (kanceri i prostatës)

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara