Shëndet

Çfarë të hani sipas shenjës tuaj të horoskopit

Published

on

Dashi

Për shkak të nevojave tuaja të vazhdueshme për të lëvizur, shpesh herë injoroni dhe anashkaloni ngrënien e vakteve. Në vend që të gllabëroni hamburgerin e parë që ju del para, merrni në konsideratë frutat e thata dhe farat!

Demi

I njohur si një adhurues i madh i çokollatës,Demi shpesh është gjendet përpara një tundimi të ëmbël. Nëse doni të ruani linjat, ju sugjerojmë që të zëvendësoni qumështin me çokollatë, me lëng ose me sallatë frutash. Pika e dobët e kësaj shenje të zodiakut është sistemi i tretjes, prandaj shtoni në menunë tuaj vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe lëngun e limonit.

Binjakët

Në krye të piramidës tuaj të ushqimit duhet të vendoset karota. E njohur për aftësinë e saj për të përmirësuar shikimin, një karotë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit me 50%. Përveç kësaj, Binjakët duhet të shtojnë në menunë e tyre të përditshme edhe boronicat e kuqe të cilat janë plot me antioksidantë. Zvogëloni konsumimin e kafes dhe lëngjeve me përbërësit artificial.

Gaforrja

Ushqimi kalorik është armiku juaj më i keq. Shmangni produktet e qumështit dhe largoni urinë tuaj duke konsumuar mollë dhe çaj gingeri, të cilat ndikojnë në përmirësimin e punës së sistemit të tretjes. Gjithashtu, konsideroni konsumin më të shpeshtë të brokolit dhe lakrës jeshile.

Luani

Shëndeti i zemrës duhet të jetë prioriteti juaj themelor. Shmangni ushqimet e skuqura që bllokojnë arteriet dhe mbështeteni shëndetin tuaj duke kërkuar avokado dhe vaj ulliri. Ushqimet pasurojini me kërpudha, karota dhe oriz ngjyrë kafë. Organin më të rëndësishëm siç është zemra, mund ta ruani edhe duke konsumuar çokollatë të errët.

Virgjëresha

Kjo shenjë është e para që qëndron në radhë për ushqimet organike. Megjithatë, Virgjëresha shpesh di të jetë në shënjestër të sëmundjeve të sistemit nervor. Kështu që duhet të hani më shumë mollë, të cilat kanë një efekt të favorshëm, por mos harroni kikirikat dhe bajamet. 

Peshorja

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të sheqerit në gjak është thelbësor për shëndetin tuaj. Filloni ditën tuaj me një mëngjes të pasur me proteina, të tilla si, vezët ose frutat. Gjithmonë duhet të keni pranë vetës një pako me fruta të thata. Mos injoroni as acidet yndyrore omega-3, të cilat gjenden në prodhimet e detit.

Akrepi

Akrepat kanë tendencë që të grumbullojnë ndonjë kilogram shtesë, sidomos në zonën rreth barkut, që për shumëkënd ndërlidhet me një metabolizëm të ngadalshëm. Gjendja mund të përmirësohet duke përdorur farat e lirit në ushqim ose drithërat. Personat me këtë shenjë të horoskopit duhet të konsumojnë më shumë brokoli, lakër jeshile, boronica dhe rrush të kuq.

Shigjetari

Aventurierët e palodhur- Shigjetarët, ditën duhet ta fillojnë me një lëng të freskët nga portokalli i shtrydhur. Kjo bombë energjike mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës tuaj.

Bricjapi

Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalcium është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj. Kockat janë pika juaj e dobët, kështu që nuk duhet lënë pas dore ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3. Peshku dhe bananet duhet të jenë pjesë përbërëse në frigoriferin tuaj.

Ujori

Sistemi juaj nervor vepron në një frekuencë të lartë, për këtë arsye, duhet të siguroni një ushqim të përshtatshëm. Për ju, mëngjesi është mbreti i të gjitha vakteve të ushqimit, kështu që lirisht përdorni vezë ose ushqime me vlera të ngjashme të energjisë. Avokado do të kontribuojë për një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak, kurse rrushi i kuq ndikon në qetësinë tuaj.

Peshqit

Peshqit zakonisht shfaqin probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe imunitetit. Alergjinë mund ta mposhtni me anë të boronicave të kuqe, karotat dhe drithërat, kurse si aleatin tuaj kryesor e keni hudhrën. Çdo mëngjes pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon.

Burimi: Bustle

Continue Reading

Shëndet

Pse dhimbja e shpinës po bëhet sëmundja moderne e epokës së telefonit?

Published

on

Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.

Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.

Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.

Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara