Lajmet

Çfarë sekretesh fsheh ende Piramida e Keopsit?

Një grup shkencëtarësh po planifikojnë një skanim të ri të monumentit.

Published

on

Piramida e Keopsit, mund t’i nënshtrohet sërish “syrit” depërtues të detektorëve deri në nivelin e grimcave nën–atomike.

Një grup shkencëtarësh po planifikojnë një skanim të ri të monumentit të famshëm me një teknikë imazherie, e cila studion rrezet kozmike dhe depërton nëpër gur, për të zbuluar se çfarë ka brenda strukturës. Mbi të gjitha, studiuesit shpresojnë të kuptojnë se çfarë fshehin dy hapësirat misterioze boshe, njëra prej të cilave 30 metra e gjatë, e zbuluar për herë të parë në vitin 2017.

Një varr i madh

Piramida e Keopsit ose Piramida e Madhe e Gizës, është më mbresëlënësja në këtë zonë. E ndodhur jo shumë larg Kajros, ajo është piramida më monumentale e ndërtuar ndonjëherë në Egjiptin e Lashtë. Besohet se piramida, e cila është më e vjetra nga 7 mrekullitë e botës antike, dhe e vetmja që është ruajtur e plotë, mendohej se ishte varri i faraonit Kufu, që mbretëroi në Egjipt gjatë dinastisë së katërt, në vitet 2509-2483 Para Krishtit.

Piramida është 139 metra e lartë dhe 230 e gjerë. Brenda saj ndodhen 3 dhoma të njohura, të vendosura në lartësi të ndryshme (dhoma e nëndheshme, dhoma e mbretëreshës dhe ajo e mbretit) dhe një sërë tunelesh lidhëse, më e rëndësishmja prej të cilave është Galeria e Madhe, 46.7 metra e gjatë. Përveç këtyre detajeve teknike, ne dimë shumë pak se si është ndërtuar monumenti, dhe çfarë përmban tjetër ai.

Rrezet kozmike

Pikërisht për këtë arsye, gjatë viteve 2015-2017, një grup arkeologësh nga Franca dhe Japonia, të udhëhequr nga Instituti i Inovacionit në Ruajtjen e Trashëgimisë me seli në Paris, e analizoipiramidën me një teknikë të bazuar në zbulimin e rrezeve kozmike – e njëjta që përdoret për të parë brenda vullkanet –  grimca shumë energjike me origjinë galaktike dhe ekstragalaktike që e godasin Tokën nga të gjitha drejtimet, dhe që lëvizin me një shpejtësi që është e afërt me atë të dritës. Ata synuan të identifikonin muonet, grimca të ngarkuara negativisht, që formohen kur rrezet kozmike ndërveprojnë me atomet e atmosferës së Tokës.

Për çfarë shërbenin hapësirat e reja që janë zbuluar?

Meqë muonët lëvizin ndryshe kur përhapen në ajër ose në gur, duke analizuar trajektoret e tyre është e mundur të kuptohet nëse ata lëvizin në një hapësirë të plotë, apo më saktë në një ndarje brenda strukturës. Pra bëhet fjalë për të bërë një lloj skanimi të një monumenti, që nuk mund të shqyrtohet ndryshe.

Në këtë rast, në vend të kockave, ju mund të shihni ndonjë dhomë të fshehur. Analiza e fundit  identifikoi 2 hapësira boshe në piramidë, më e madhja prej të cilave, ishte 30 metra e gjatë dhe 6 e lartë, dhe ndodhet mbi Galerinë e Madhe, dhe më e vogla pak përtej faqes veriore të piramidës.

Një skanim më i saktë

Por se çfarë ishin këto “boshllëqe” mbeti një enigmë. Hipoteza më magjepsëse, ishte se hapësira më e madhe mund të përmbajë edhe dhomën e varrimit të Keopsit. Por kjo duket si diçka e pamundur, pasi tuneli nuk është i lidhur me asnjë mjedis tjetër, dhe është i paarritshëm.

Teoria më e thjeshtë, është se ky është një truk inxhinierik, për të lehtësuar peshën e blloqeve të gurit mbi Galerinë e Madhe, dhe për të parandaluar shembjen e tyre. Për ta kuptuar këtë, duhet ta shqyrtojmë piramidën me një skanim me rezolucion më të lartë. Autorët e studimit të ri, synojnë që ta bëjnë këtë gjë me një detektor 100 herë më të ndjeshëm se ai i mëparshmi.

Objekte mobilimi

Detektorët do të pozicionohen jashtë ndërtesës, dhe do të lëvizin rreth perimetrit të bazës për të mbledhur muone nga çdo kënd, në mënyrë që ekspertët të ndërtojnë të dhënat e nevojshme. “Përdorimi i teleskopëve për muonë shumë të mëdhenj jashtë piramidës, mund të prodhojë imazhe me rezolucion më të lartë, falë sasisë së madhe të muoneve të identifikuar”-shkruajnë studiuesit.

Ndjeshmëria e instrumentit mund të jetë aq e madhe sa të identifikojë çdo objekt metalik, prej terrakote ose guri brenda dy hapësirave boshe. Për rezultatet e para, do të duhet të bëjmë pak durim. Kjo sepse grupi që ka marrë leje nga Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve për të kryer skanimin, ka ende mungesë fondesh dhe sponsorësh për të ndërtuar detektorët, dhe aktualisht mund të mendojë vetëm për ndërtimin e një prototipi.

Pasi të jenë në dispozicion mjetet, do të duhet ende një vit për rezultatet paraprake; 2-3 vite vëzhgim, për të pasur një hartë të plotë dhe super të ndjeshme të brendësisë së piramidës. Prandaj misteri vazhdon… / bota.al

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara