Lajmet

Çfarë qëndron prapa rritjes së sulmeve të dhunshme në Pakistan?

Të hënën u sulmua Pakistani nga një sulm vetëvrasës.

Published

on

Pakistani u trondit nga një sulm vetëvrasës vdekjeprurës me bombë në një xhami që ndodhet brenda një kompleksi policie të sigurisë së lartë në qytetin veriperëndimor të Peshawar, mes një rritje të sulmeve gjatë muajve të fundit.

Së paku 100 persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë janë lënduar në sulmin më vdekjeprurës brenda një dekade. Një komandant i talibanëve pakistanez, që njihet me shkurtesën TTP, mori përgjegjësinë për sulmin e së hënës, në të cilin pothuajse të gjitha viktimat ishin zyrtarë policorë. Por më vonë, zëdhënësi i TTP-së, Mohammad Khurasani e distancoi grupin nga bombardimet, duke thënë se politika e grupit nuk synon xhamitë apo objektet e tjera fetare.

Talibanët pakistanezë janë fajësuar për më shumë se 100 sulme qëkur u larguan nga një armëpushim me qeverinë pakistaneze nëntorin e vitit të kaluar.

Pse po luftojnë talibanët e Pakistanit?

Të zemëruar nga bashkëpunimi i Pakistanit me Shtetet e Bashkuara në “luftën kundër terrorit”, TTP u formua zyrtarisht në Pakistan në vitin 2007 kur grupe të ndryshme të jashtëligjshme ranë dakord të punojnë së bashku kundër qeverisë dhe të mbështesnin talibanët në Afganistanin fqinj, i cili po lufton me forcat e SHBA-së dhe NATO-s.

“Sapo filloi e ashtuquajtura luftë kundër terrorit, ndikoi që mijëra njerëz në brezin fisnor të vriteshin nga aksionet shtetërore si dhe nga dronët amerikanë. Kjo shkaktoi gjithashtu shumë pakënaqësi pasi ndikoi që shumë njerëz të marrin armët”, tha Abdul Sayed, një studiues në Suedi për grupet e armatosura në Pakistan dhe Afganistan.

Pakistani vendosi të bashkëpunojë me SHBA-në kur pushtoi Afganistanin pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Forcat amerikane shënjestruan grupe të armatosura, përfshirë TTP-në, përgjatë kufirit Pakistan-Afgan për dekada.

Marrëdhëniet Uashington-Islamabad kanë mbetur të ftohta që nga viti 2011, kur shefi i Al-Kaedës, Osama bin Laden u vra nga forcat amerikane në qytetin pakistanez të Abbottabad. SHBA-ja akuzoi Pakistanin për strehimin e udhëheqësve taliban dhe të al-Kaedës.

Marrëdhëniet u përkeqësuan edhe më tej pas pushtimit të Afganistanit nga talibanët në vitin 2021, por duket se janë ngrohur që nga shkarkimi i Imran Khan si kryeministër i Pakistanit prillin e kaluar. Khan kundërshtoi sulmet me dron të SHBA-së në zonat fisnore të Pakistanit.

Në mesin e kërkesave të shumta të tij, talibanët pakistanez kërkojnë zbatimin më të rreptë të ligjeve islamike, lirimin e anëtarëve të tij që po mbahen në paraburgim nga qeveria dhe reduktimin e pranisë ushtarake pakistaneze në pjesë të Khyber Pakhtunkhwa, provinca në kufi me Afganistanin që e ka përdorur prej kohësh si bazë.

Studiuesi Sayed thotë se rajoni është tashmë i pjekur për konflikt të armatosur për shkak të ligjeve të epokës koloniale që shiheshin si kundër zakoneve fisnore dhe në disa raste diskriminuese.

Riccardo Valle, një studiues i Venecias, thotë se është e qartë se organizatat e armatosura lulëzojnë nga mungesa e mundësive socio-ekonomike dhe përfitojnë në mungesë të saj.

Mohsin Dawar, ligjvënësi pakistanez nga Vaziristani i Veriut, një nga shtatë distriktet fisnore, thotë se dobësitë e njerëzve u shfrytëzuan nga grupe të armatosura.

“Grupet e armatosura përfitojnë nga mjerimi i njerëzve për shkak të mungesës së objekteve dhe infrastrukturës dhe i bindin ata të bashkohen me radhët”, tha Dawar për Al Jazeera.

Pse është shtuar dhuna kohët e fundit?

Analistët e sigurisë kanë frikë se Pakistani do të përballet me rritje të dhunës gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa vendi po përballet me një krizë ekonomike të paprecedentë mes paqëndrueshmërisë politike.

Pakistani u përball me sulme të panumërta të armatosura në dy dekadat e fundit, por ka pasur një rritje që nga nëntori, kur TTP i dha fund armëpushimit mujor.

Talibanët pakistanezë kryejnë rregullisht të shtëna ose bombardime, veçanërisht në Pakistanin e thyer dhe të largët veriperëndimor, një ish-bastion i TTP-së.

Dhuna ka ngjallur frikë te banorët për një operacion të mundshëm ushtarak në ish-rajonet fisnore të Vaziristanit Verior dhe Jugor, tani dy rrethe në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Vetëm disa orë pas sulmit në xhami të hënën, ministri i Brendshëm, Rana Sanaullah Khan i tha kanalit të pavarur Geo News se sundimtarët talibanë të Afganistanit duhet të vazhdojnë përkushtimin e tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar për të mos lejuar askënd të përdorë tokën e tyre për sulme kundër një vendi tjetër.

“Ata duhet të respektojnë premtimet e tyre”, tha ai.

Por ministri i Jashtëm në detyrë i Afganistanit, Amir Khan Muttaqi të mërkurën tha se autoritetet pakistaneze duhet të shmangin “mbjelljen e farës së armiqësisë” midis dy vendeve.

“Ne i këshillojmë ata që të kryejnë një hetim të plotë për bombardimin në Peshawar”, tha Muttaqi./UBTNews/

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara