Shëndet

Çfarë ndodh nëse infektoheni me COVID-19 gjatë udhëtimit?

Mendoni edhe planin B.

Published

on

Në varësi të destinacionit tuaj, mund të rezultojë në një ndryshim të papritur në plane, si p.sh. të kërkohet të qëndroni të izoluar në një hotel. Kjo është arsyeja pse Qendrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë që të mendoni edhe planin B nëse jeni duke udhëtuar jashtë vendit. Mund të ju duhet të qëndroni më gjatë se sa ishte planifikuar nëse rezultoni pozitiv.

Në disa vende, nuk do të mund të udhëtoni nga ai vend derisa të dalësh negativ ndaj COVID-19, në të tjerat mund t’ju kërkohet gjithashtu të qëndroni në karantinë. Meqenëse rezultatet nga një test PCR mund të mbeten pozitive për javë të tëra pas një infeksioni, ata që kanë pasur COVID-19 duhet të kenë dëshmi se janë shëruar. Disa udhëtime kërkojnë vetëm një test antigjeni.

Nëse keni nevojë për trajtim mjekësor, kontrolloni në ambasadën tuaj për ofruesit e sugjeruar të kujdesit shëndetësor. Mbani në mend se disa vende përballen me mbingarkesë të kujdesit shëndetësor për shkak të pandemisë. Planifikoni kohën për shërim pasi disa vende përfshirë ShBA-në kërkojnë një test negativ për të hyrë. Përjashtimet nga kjo mund të jepen në një bazë “jashtëzakonisht të kufizuar”, si në rast të evakuimit mjekësor urgjent ose krizës humanitare. Gjithashtu duhet të jeni të përgatitur financiarisht për të paguar faturat e papritura. Ndërsa ndryshon nga vendi në vend, udhëtarët shpesh janë përgjegjës për kostot që lidhen me çdo izolim ose trajtim mjekësor të nevojshëm.

Kompanitë e udhëtimit sugjerojnë marrjen e sigurimit që do të mbulojë koston e trajtimit, izolimit ose planeve të udhëtimit të riplanifikuar. Disa vende kërkojnë që të keni sigurim përpara se të lejoheni të hyni./UBTNews/

Shëndet

Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin

Published

on

Hurmat e Arabisë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe ushqyese, të cilat dietologët i quajnë “minierë vitaminash”.

Ato përmbajnë kalcium, hekur, magnez, natrium, squfur, klor, si dhe vitamina A, B1, B2 dhe D.

Sheqeri natyral në hurma tretet lehtë dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë:

Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj.

Luftojnë stresin nervor dhe rregullojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbutin irritimin e fytit dhe largojnë sekrecionet.

Konsumi i tyre esëll ndihmon në eliminimin e parazitëve (askaridet).

Forcojnë muskujt dhe nervat, duke vonuar plakjen.

Freskojnë zorrët dhe i mbrojnë nga infeksionet.

Përmirësojnë funksionet e trurit, lehtësojnë marramendjen dhe luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë.

Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat janë të sigurta edhe për fëmijët, pasi sheqeri natyral thithet dhe tretet lehtë, duke mbështetur stomakun dhe zorrët. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht ka vlera ushqyese dhe rregulluese për të gjithë moshat.

Gjithashtu, masa e bërë nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët dhe ndihmon në forcimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve, duke lehtësuar procesin. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët

Published

on

Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.

Mjalti

Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.

Banja e ngrohtë

Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.

Hidratimi i duhur

Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.

Këshilla shtesë:

Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.

Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.

Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara