Shëndet

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng?

Published

on

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë.

Kjo sepse konsumi i lëngjeve të frutave nuk ofron të gjitha përfitimet që ofron konsumi i një fruti të plotë. Një frut, krahas vitaminave dhe mineraleve, ju fal fibra, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht nga regjimi, sepse një lëng frutash pa sheqerna të shtuara mund të jetë ende pjesë e dietës.

Mund të pyesni çfarë ndodh kur pini lëng frutash çdo ditë e si ta përshtatni në regjim të shëndetshëm.

Mund të rritet sheqeri në gjak

Sa herë që pini lëng frutash, sheqernat që gjenden natyrshëm në lëng, shpejt në trup. Kjo përthithje e shpejtë çon në një rritje të sheqerit në gjak. Kjo shkakton probleme tek personat që kanë diabet.

Ka nivel të lartë glicemie

Ushqimeve u caktohet një numër matës, bazuar në atë sa ngadalë ose shpejt rrisin nivelet e glukozës në gjak, që njihet si indeksi glicemik. Njerëzit që kanë diabet ose para-diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve, pasi shkakton rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës.

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që në vend të lëngjeve të konsumoni frutat.

Mund të merrni më shumë vitamina dhe minerale

Lëngjet e frutave vlerësohen për përfitimet në vitamina dhe mierale, kjo ende qëndron pavarësisht se rrisin sheqerin në gjak. Lëngje si ai i portokallit e i mollës ofrojnë vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e imunitetit.

Disa lëngje janë të fortifikuara me kalcium dhe hekur, që ndihmojnë qarkullimin e gjakut.

Nuk do të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave.

Fibrat gjithashtu mund të reduktojnë gazrat dhe fryrjen.

Mund të shtoni në peshë

Dhëmbët tuaj mund të dëmtohen.

Shëndet

Këshilla të thjeshta për parandalimin e ndryshimeve hormonale

Published

on

Ndryshimet hormonale nuk janë vetëm çështje e grave, ato ndikojnë gjithashtu edhe tek burrat. Hormonet kontrollojnë humorin, energjinë, tretjen dhe madje paraqitjen e jashtme.

Kujdesi ndaj shëndetit hormonal nis me largimin e stresit, aktivitet fizik dhe ushqyerje të shëndetshme.

Ushqyesit kryesorë për ekuilibrin hormonal:

Vitaminat B: Të domosdoshme për funksionin normal të hormoneve dhe pastrimin e organizmit nga toksinat. Suplementët më të lehtë për t’u përthithur janë më të efektshëm.

Acidet yndyrore Omega-3: Ndihmojnë kundër inflamacionit kronik dhe ruajnë ekuilibrin hormonal. Gjenden tek salmoni, sardelet, farat e linit dhe chia, ose në suplementë.

Probiotikët: Mbajnë florën intestinale të balancuar, përmirësojnë tretjen dhe pengojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga stres dhe përdorimi i antibiotikëve. Ato prodhojnë vitamina dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Dieta e pasur me këta ushqyes, me një stil jete të shëndetshëm, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A është e sigurt të ruani ushqimet në letër alumini?

Published

on

Shumica prej nesh e përdorin letrën e aluminit për të mbështjellë mbetjet e ushqimit ose për të paketuar ushqime për t’u marrë me vete.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është gjithmonë mënyra më e sigurt për të ruajtur ushqimin.

Ndryshe nga enët plastike ose qelqi që mund të mbyllen hermetikisht, letra e aluminit nuk e mbron ushqimin nga ajri.

Kjo shkakton prishje më të shpejtë e rritje të baktereve të dëmshme. Lagështia nga ushqimi mund të ndikojë në shijen dhe strukturën e tij.

Ushqimet acidike ose të kripura mund të reagojnë me aluminin, duke ndryshuar aromën dhe shijen e tyre dhe duke krijuar rreziqe të mundshme shëndetësore.

Nuk rekomandohet të mbështillni ushqimin e nxehtë direkt në letër alumini; është më mirë të prisni që të ftohet në temperaturën e dhomës dhe ta ruani vetëm për një ose dy ditë.

Për ruajtje më të sigurt dhe më të gjatë, përdorni enë qelqi ose plastike me kapak. Këto zgjidhje mbrojnë ushqimin më mirë dhe e ruajnë freskinë e tij për më shumë kohë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim i ri: Kanceri mund të shkaktojë 75% më shumë vdekje brenda tri dekadave

Published

on

Numri i vdekjeve nga kanceri* në mbarë botën pritet të rritet me gati 75% gjatë 25 viteve të ardhshme, pavarësisht përparimeve në trajtime dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të kufizuar faktorët e rrezikut, sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën mjekësore “Lancet”.

Kanceri, një lloj sëmundjeje që përcaktohet nga ndarja e pakontrolluar e qelizave në një ose më shumë vende të trupit.

Kjo rritje jonormale ndikon në shëndetin e një personi në mënyra të ndryshme. Mund të ndërhyjë fizikisht në funksionet e organeve, të zëvendësojë qelizat funksionale, ose të shkaktojë çrregullime të ndryshme. Në raste të rënda, kjo ndikim mund të jetë fatal.

Kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në mbarë botën, me vlerësim që 1 në 6 vdekje u shkaktua nga një formë e kësaj sëmundjeje më 2018. Kjo rritje nënkupton se 18.6 milionë njerëz pritet të vdesin nga kanceri në vitin 2050.

Rastet e reja të kancerit parashikohet të rriten mbi 60% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 30.5 milionë, sipas raportit.

“Rritja dhe plakja e popullsisë pritet të jenë faktorët kryesorë që do të nxisin këto rritje”, tha studimi, duke shtuar: “Më shumë se 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë rreziku “të modifikueshëm”, si pirja e duhanit, dieta e pashëndetshme e sheqeri i lartë në gjak”.

Shtetet me të ardhura më të ulëta pritet të goditen më rëndë nga rritja e pritshme e rasteve të reja dhe vdekjeve nga kanceri.

Faktorët e modifikueshëm të rrezikut luajtën rol në 46% të vdekjeve nga kanceri te burrat në vitin 2023, kryesisht për shkak të duhanit, dietës, alkoolit, rreziqeve profesionale dhe ndotjes së ajrit.

Te gratë, për të cilat 36% e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të modifikueshëm; faktorët kryesorë ishin duhani, seks i pambrojtur, dieta, mbipesha dhe sheqeri i lartë në gjak.

“Ka mundësi të jashtëzakonshme për vendet që të përqendrohen te këta faktorë rreziku, duke parandaluar potencialisht raste kanceri dhe duke shpëtuar jetë,” tha Dr. Theo Vos, një nga autorët e studimit dhe studiues në “Institute for Health Metrics and Evaluation” në SHBA.

Raporti përfshiu 47 lloje kanceri në 204 vende dhe territore të ndryshme, duke ndjekur rastet dhe vdekjet nga periudha 1990-2023 dhe më pas, duke parashikuar këto shifra deri në vitin 2050.

Më 2023, pati 18.5 milionë raste të reja kanceri dhe 10.4 milionë vdekje në mbarë botën, të dyja rritje të mëdha që nga 1990-a. Megjithatë, shkalla e vdekjeve ka rënë kryesisht për shkak të uljeve në vendet më të pasura.

Pritet që barra e rritjes së numrit të vdekjeve si pasojë e kancerit të godasë më rëndë vendet me të ardhura më të ulëta në vitet e ardhshme. Ato do të përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të reja të kancerit dhe 2/3 e vdekjeve nga tani deri në vitin 2050, sipas raportit.

Meghnath Dhimal nga “Nepal Health Research Council”, i cili gjithashtu punoi në studim, e quajti këtë fenomen “një katastrofë të afërt”.

Kërkuesit kërkuan përmirësim të qasjes në diagnoza më të shpejta dhe më të sakta të kancerit, trajtim cilësor dhe kujdes mbështetës, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ndryshimet e motit prekin mushkëritë dhe organizmin tonë

Published

on

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni papritur sikur ju merren mend?

Këto janë vetëm disa nga simptomat që lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet e motit.

Vapa dhe djersitja

Trupi i njeriut ka mekanizëm mbrojtës kundër temperaturave të larta: djersitjen. Ky proces ndihmon trupin të ftohet, sidomos kur ajri ka pak lagështi. Shpesh nuk e vëmë re, sepse një pjesë e djersës avullon menjëherë.

Por, kur moti është i nxehtë dhe trupi nuk është i hidratuar siç duhet, aftësia për të djersitur dobësohet. Kjo e bën më të vështirë ftohjen e trupit, duke rritur rrezikun për mbingarkesë të zemrës.

Era dhe i ftohti

Dimri sjell temperatura të ulëta e erëra të forta, që ndikojnë negativisht në organizëm. Kur trupi ekspozohet në ambiente të ftohta, humbja e nxehtësisë ndodh më shpejt, sidomos kur ka erë. Rekomandohet të visheni sipas motit, që të shmangni probleme si hipotermia apo morthi.

Presioni, migrena dhe dhimbjet e kyçeve

Ndryshimet e presionit atmosferik (të ulëta apo të larta) mund të përkeqësojnë dhimbjet tek personat me artrit.

Këto ndryshime ndikojnë edhe tek sinuset, duke shkaktuar migrena e dhimbje koke edhe te personat që nuk kanë probleme të tilla.

Në këto raste, këshillohet që të merrni masa parandaluese dhe të jeni të përgatitur.

Çfarë thithim në mushkëritë tona?

Alergjitë sezonale janë një tjetër pasojë e motit dhe ndotjes së ajrit. Shumë njerëz përjetojnë kollitje të shpeshtë, sy të skuqur apo kruarje si pasojë e polenave, mykut, pluhurit, tymit dhe grimcave të tjera të ndotjes që qarkullojnë në ajër.

Nëse jetoni në zona urbane, ekspozimi ndaj ndotjes është i pashmangshëm. Ajo që thithim kalon nga mushkëritë në gjak, duke ndikuar jo vetëm tek frymëmarrja, por edhe tek organet e tjera.

Nëse ekspozimi është i zgjatur, pasojat shkojnë përtej alergjive të lehta e kthehen në probleme serioze për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara