Kuriozitete

Çfarë ndodh kur përjetoni një Déjà Vu?

Publikuar

Nga Avery Hurt

Nëse përjetoni në ndonjë moment ndjenjën e veçantë sikur e keni lexuar më parë atë që keni në duar, mos u shqetësoni. Ndoshta bëhet fjalë për një Déjà Vu. Déjà vu është ndjenja e veçantë që të krijon ndjesinë e diçkaje që e keni përjetuar më parë, ndërsa në të njëjtën kohë e dini që kjo gjë nuk është e vërtetë.

Ju vizitoni për herë të parë apartamentin e një miku tuaj, dhe keni ndjesinë e fortë se keni qenë atje më parë, por nuk mund të jetë kështu. Pasi kjo është hera e parë që ju e vizitoni këtë qytet. Megjithatë, ndjenja mund të jetë aq e fortë – dhe aq e vërtetë – saqë thuajse e dini se çfarë do të gjeni kur të hyni në kuzhinë.

Ekspertët vlerësojnë se afërsisht 2 në 3 persona e kanë përjetuar të paktën një herë një përvojë të tillë. Termi francez Déjà Vu, që përkthehet “i parë tashmë”, u shpik në vitin 1876 nga filozofi dhe psikiatri francez Emil Buarak.

Por njerëzit e kishin përjetuar një përvojë të tillë shumë kohë para se ajo të kishte një emër. Përgjatë shekujve, njerëzit e cilësonin Déjà Vu si dëshmi të asaj që e besonin tashmë. Sigmund Frojd analizoi Déjà Vu dhe pa tek ajo dëshirat e ndrydhura të njerëzve.

Ndërkohë Karl Jung mendoi se përvoja lidhej me pavetëdijen kolektive. Platoni përshkroi diçka të ngjashme me Déjà Vu si dëshmi të jetës së mëparshme. Dhe sigurisht, ekziston edhe ideja moderne e përshkruar nga Hollivudi në filmin e famshëm “Matrix”. Nuk është e vështirë të kuptohet pse Déjà Vu mori reputacionin e të qenit një dukuri e mbinatyrshme.

Në vitin 2003, psikologu Alan Braun publikoi një studim në revistën “Psychological Bulletin”, që rishikonte ato që diheshin mbi Déjà Vu, dhe i lidhte ato informacione me paradigmat ekzistuese në psikologjinë konjitive dhe kërkimet mbi kujtesën.

Bazat e studimi të tij u përdorën nga komuniteti i ekspertëve për të studiuar mënga afër fenomenin në vitet që do të pasonin. Përveç lidhjeve me dukuri paranormale, Déjà Vu ka paraqitur një pengesë tjetër për studiuesit. Kjo përvojë zakonisht zgjat jo më shumë se disa sekonda, dhe nuk ka asnjë paralajmërim se kur do të ndodhë, gjë që e bën shumë të vështirë studimin. Shumë nga gjërat që dihen deri tani mbi Déjà Vu bazohen në sondazhe. Gjithsesi, studiuesit kanë dalë me mënyra të reja për ta studiuar atë në natyrë. Në vitin 2006, një ekip në Angli hipnotizoi disa vullnetarë për të nxitur tek ata fenomenin Déjà Vu.

Ana Klearli, profesoreshë e psikologjisë dhe studiuese e kujtesës në Universitetin Shtetëror të Kolorados, përdori realitetin virtual për të shkaktuar një Déjà Vu. Ajo dhe ekipi i saj morën tema nga një seri skenash në videolojën Sims, të dizajnuara me kujdes në mënyrë që paraqitja hapësinore e një skene të ishte e ngjashme me një tjetër, edhe pse imazhet aktuale ishin krejt të ndryshme.

Subjektet në eksperiment përjetuan Déjà Vu, kur një skenë ishte e ngjashme me atë që kishin parë më parë, duke treguar se një ngjashmëri në paraqitjen hapësinore midis dy vendeve mund të çojë në një ndjenjë familjariteti të ngjashme me Déjà Vu në një vend të ri.

Kur hulumtimi mbi këtë dukuri u mor seriozisht, nisën të shfaqen shumë teori mbi atë që ndodh në tru gjatë një përvoje të tillë. Një hipotezë është se Déjà Vu, është një problem me kujtesën. Pra është një situatë ku keni përjetuar diçka, por nuk mund ta kujtoni atë me vetëdije.

Kur hasni diçka të ngjashme, ju shihni familjaritetin më të, por nuk mund ta kujtoni si gjërat e tjera. Pra, në skenarin në banesën e mikut tuaj, hapësira duket shumë e njohur pasi keni qenë më parë në një apartament shumë të ngjashëm; por thjesht nuk e mbani mend.

Kjo pikëpamje mbështetet edhe nga eksperimentet e Ana Klearlit. Në rastin e hulumtimit të saj, është ngjashmëria hapësinore, dhe jo ndonjë detaj specifik, ajo që shkakton ndjenjën e familjaritetit.

Një teori tjetër është se Déjà Vu shkaktohet nga një mospërputhje apo nga një ndërprerje e kohës në rrjedhën tuaj të vazhdueshme të përpunimit të një situate aktuale.

Imagjinoni sikur po ecni në rrugë dhe kaloni pranë një kafeneje të re. Ju i hidhni një vështrim asaj, por në atë moment ju mbërrin një mesazh në telefon, ndaj nuk e regjistruat plotësisht në kujtesë atë vend. Informacioni është përpunuar në një nivel të caktuar, por jo plotësisht. Kur ngrini sytë dhe shihni kafenenë, keni ndjenjën e çuditshme që e keni parë më parë. Dhe kjo gjë ka ndodhur, edhe pse nuk keni asnjë kujtesë të ndërgjegjshme për të.

Një teori tjetër është se Déjà Vu shkaktohet nga mjegullimet mendore të momentin. Thuhet se njerëzit që vuajnë nga epilepsia kanë përvoja të shpeshta të Déjà Vu. Ka të ngjarë që Déjà Vu tek njerëzit pa epilepsi, të shkaktohet nga një lloj aktiviteti i ngjashëm me krizat.

Kjo teori shpjegon edhe faktin që adoleshentët dhe të rriturit e rinj, përjetojnë më shpesh Déjà Vu sesa njerëzit e moshuar.

Klearli thekson se këto nuk janë domosdoshmërisht teori konkurruese mes tyre. “Mund të ketë shumë arsye të ndryshme, dhe që të gjitha mund të jenë të vërteta se pse mund të ndodhë një Dejà Vu”- thotë ajo./Discover Magazine/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara