Kuriozitete

Çfarë janë dhe si u bënë kaq të famshme “mëngjeset lundruese”

Published

on

“Mëngjeset lundruese” janë një nga trendet më popullore në Instagram. Fotografitë e shportave me shumëllojshmëri ushqimesh, kafeje, dhe të zbukuruara me fruta tropikale që shërbehen në pishina ose vaska, në vend të shtratit janë padyshim një shpenzim që po zë gjithnjë e më shumë vend në hotele luksoze.

Këto mëngjese janë veçanërisht popullore në Azi dhe Oqeanin Paqësor, kryesisht në vila private në vende si Tajlanda, Fixhi dhe Maldivet.

Megjithatë, thuajse të gjithë bien dakord që tendenca filloi në Bali dhe se pandemia e koronavirusit i ka bërë ato më të popullarizuara se kurrë pasi mysafirët e hotelit po shmangnin bufetë.

“Mëngjesi lundrues është kthyer në një zgjedhje popullore. Zakonisht vendoset në një pishinë private.”, tha Jann Hess, menaxher i një resorti në Bali për CNN Travel.

Megjithëse a janë bërë këto mëngjese vetëm për t’u hedhur në internet, apo njerëzit me të vërtetë e shijojnë ushqimin në pishinë? James Booth, një reporter me qendër në Sidnei thotë për CNN Travel se vakti “lundrues” funksionoi më mirë në koncept se në ekzekutim. Sipas tij, mëngjesi duket bukur në foto, por idealja mbetet të konsumohet si zakonisht./kultplus

Kuriozitete

Pse në Spanjë ndalohet adoptimi i maceve të zeza deri pas Halloween-it?

Published

on

Në qytetin Terrassa të Spanjës, autoritetet kanë ndaluar përkohësisht adoptimin e maceve të zeza deri më 1 nëntor.

Kjo masë është marrë në prag të Halloween-it, për të parandaluar adoptimet e motivuara nga supersticionet apo ritualet e magjisë, që shpesh shoqërohen me këtë periudhë.

Në një video të postuar në Instagram, Noel Duque Alarcón, Këshilltar për Mirëqenien e Kafshëve në bashki, shpjegoi vendimin:

“Në Terrassa, nëse dëshironi të adoptoni një mace të zezë, do të duhet ta bëni këtë pas Halloween-it,” – tha ai, duke shtuar se qëllimi i pezullimit është të parandalohet abuzimi dhe të rritet ndërgjegjësimi për adoptimin e përgjegjshëm.

Sipas Qendrës Veterinare Bashkiake, në vitet e kaluara është vërejtur një rritje e pazakontë e kërkesave për mace me qime të errëta gjatë ditëve para Halloween-it, një fenomen që ka ngritur dyshime se jo të gjitha adoptimet bëhen për motive humane.

“Dyshojmë se jo gjithmonë ekziston një qëllim i vërtetë për të adoptuar,” – shpjegoi Duque, duke theksuar se masa është marrë për të mbrojtur kafshët dhe për të shmangur çdo rrezik të panevojshëm.

Vendimi është pritur pozitivisht nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të cilat e cilësojnë këtë hap si një masë parandaluese të nevojshme për të mbrojtur macet e zeza – kafshë që shpesh janë viktima të paragjykimeve dhe miteve të lashta. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

E qeshura e një personi ndihmon NASA-n të gjejë astronautët e mirë

Published

on

Kur NASA filloi të fokusonte më shumë vëmendjen tek profili psikologjik i kandidatëve për astronautë, zbuloi diçka shumë interesante: një lidhje mes aftësive të tyre dhe një element që neglizhohet, mënyra e të qeshurit.

Rezultoi se e qeshura e dikujt lidhet ngushtë me nivelin e inteligjencës emocionale të tij/saj.

Në librin e gazetarit Charles Duhigg, Supercommunicators: How to Unlock the Secret Language of Connection, përshkruhet sesi aftësitë komunikuese ndikojnë në çdo aspekt të jetës, aty përmendet edhe ky zbulim i NASA-s nga vitet ’80.

Gjatë misioneve, astronautët ndiheshin të dëshpëruar e përfshiheshin në debate, që ishte problematik për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku qëndronin për muaj të tërë në kushte stresuese të pazakonta.

Për këtë arsye, NASA nisi të kërkonte jo vetëm astronautë me përgatitje fizike e shkencore të lartë, por edhe me personalitet të qëndrueshëm për marrëdhënie të ndërlikuara ndërpersonale.

Në rishikimin e intervistave me astronautë të suksesshëm, u vu re një model: ata që pasqyronin të qeshurën e intervistuesit kishin nivelin më të lartë të inteligjencës emocionale.

Të gjithë kemi qenë në situata ku njerëzit qeshin në mënyra të ndryshme, disa me të vërtetë të sinqerta, të tjerë të rezervuar. Njerëzit me inteligjencë emocionale të lartë kanë tendencën të pasqyrojnë të qeshurat e të tjerëve, një fenomen i njohur si “pasqyrim emocional”.

Nëse dikush qesh me shpirt për diçka që nuk është domosdoshmërisht qesharake, ne qeshim me ta, jo për fjalët, por për mënyrën si reagojnë. Kjo krijon një lidhje emocionale, e NASA e identifikoi këtë si një shenjë kyçe për suksesin në punën në skuadër.

Kur krahasuan këto veçori me suksesin gjatë misioneve, u pa se ata që përshtateshin më mirë me energjinë dhe të qeshurat e të tjerëve arrinin të shkëlqenin edhe në detyra të vështira, sepse kishin aftësi më të mira për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të përballuar stresin së bashku.

Pra, mos e nënvlerësoni kurrë fuqinë e një të qeshure, veçanërisht gjatë intervistave për punë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Një fenomen i rrallë kozmik: Unaza të dyfishta të zbuluara në hapësirë

Published

on

Një strukturë e pazakontë me unaza të dyfishta, e vërejtur së fundmi me ndihmën e shkencëtarëve, ka rezultuar të jetë një nga fenomenet më të rralla dhe më misterioze në univers.

“Ky është një ‘rreth radio’ ose ORC (Odd Radio Circle), një nga strukturat më të çuditshme kozmike,” tha Dr. Ananda Hota, autore kryesore e një studimi të publikuar në Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.

ORC-të përbëhen nga plazma e magnetizuar, gaz i ngarkuar që ndikohet nga fushat magnetike, janë aq masive sa galaktika të tëra gjenden në qendrat e tyre. Duke u shtrirë për qindra mijëra vite dritë, unazat arrijnë 10-20 herë madhësinë e galaktikës tonë, Rruga e Qumështit, por janë tepër të zbehta dhe dallohen vetëm përmes radioteleskopëve.

“ORC-të janë ndër strukturat kozmike më të bukura dhe më të çuditshme që kemi parë. Ato mund të mbajnë të dhëna jetësore mbi evolucionin e galaktikave dhe vrimat e zeza,” shkroi Hota.

Një hap gjigant për shkencën

Rrathët e dyfishtë u zbuluan për herë të parë gjashtë vjet më parë, por mbetën të pakapshëm. Ky ORC i fundit u identifikua nga Teleskopi Low Frequency Array, një rrjet mijëra antenash në Holandë dhe në të gjithë Evropën, i specializuar në frekuenca të ulëta.

Edhe pse shkencëtarët e RAD@home nuk ishin trajnuar për kërkimin e rrathëve të dyfishtë, struktura e pazakontë tërhoqi vëmendjen.

Unazat duket se kryqëzohen, ndoshta për shkak të këndit nga i cili ato shihen nga Toka, por në hapësirë ato janë të ndara.

“Një shpërthim i fuqishëm në galaktikën qendrore ka ringjallur retë e plazmës së magnetizuar, duke i bërë të shkëlqejnë si unaza të dyfishta,” shpjegoi Hota.

Roli i vrimave të zeza

Vrimat e zeza nuk gëlltisin yjet, gazin e pluhurin; materiali përqendrohet në një disk rrotullues rreth vrimës së zezë.

Fushat magnetike të fuqishme ndihmojnë grimcat e mbinxehura të shpërndahen në rryma që afrohen me shpejtësinë e dritës, duke ndikuar në formimin e unazave të dyfishta. Të dy ORC-të e zbuluar ndodhen në galaktika brenda grumbujve të mëdhenj galaktikash, ku rrymat e vrimave të zeza supermasive bashkëveprojnë me plazmën e nxehtë përreth dhe ndihmojnë në formësimin e këtyre strukturave.

Enigma galaktike

Zbulimi ofron mundësi për të studjuar ngjarjet kozmike, duke regjistruar shpërthimet energjetike që formësuan galaktikat miliarda vjet më parë. Drita nga ORC udhëtoi 7.5 miliardë vjet për të arritur Tokën e jep njohuri mbi rolin e unazave të dyfishta në evolucionin e galaktikave.

“Duke i studiuar në periudha të ndryshme kozmike, kuptojmë si shpërthimet ndikojnë në gazin përreth, nxisin formimin e yjeve,” tha Hota.

Shumë pyetje janë për origjinën e madhësinë e unazave, duke e lënë ORC si një nga misteret më intriguese të universit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Pasaporta amerikane bie për herë të parë jashtë top 10-shes më të fuqishme në botë

Published

on

Për herë të parë në histori, pasaporta e Shteteve të Bashkuara nuk renditet më ndër 10 pasaportat më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley, i cili mat sa lehtë mund të udhëtojnë qytetarët e një vendi pa vizë.

Sipas raportit të fundit, të publikuar nga CNN, Singapori kryeson listën me qasje të lirë në 193 destinacione, e ndjekur nga Koreja e Jugut me 190 dhe Japonia me 189 vende.

Ndërkohë, SHBA-të kanë rënë në vendin e 12-të, me qytetarët amerikanë që mund të udhëtojnë pa vizë në 180 shtete.

Kjo shënon një rënie të ndjeshme për pasaportën amerikane, e cila në vitin 2014 mbante vendin e parë, dhe deri në korrik të këtij viti ishte ende pjesë e top dhjetëshes.

Ekspertët thonë se ndryshimet reflektojnë zhvillimet e fundit në politikat e vizave dhe marrëdhëniet diplomatike, që kanë ndikuar në fuqinë globale të pasaportave. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara