Lajmet

Çfarë i shkakton njeriut izolimi ekstrem? Historia e gruas që kaloi 500 ditë e vetme në një shpellë

Nga Ruth Ogden.

Published

on

Nga Ruth Ogden

Të jetuarit për një vit e gjysmë vetëm në një shpellë, mund të duket si një makth për shumë njerëz. Por atletja spanjolle Beatriz Flamini doli e buzëqeshur nga aty, dhe tha se mendonte se kishte pasur më shumë kohë për të përfunduar librin e saj.

Ajo ishte privuar nga çdo kontakt me botën e jashtme gjatë eksperimenti të saj mbresëlënës në lidhje me qëndrueshmërinë njerëzore. Për 500 ditë, dokumentoi përvojat e saj, që t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë efektet e izolimit ekstrem. Një nga gjërat e para që u bë e dukshme në 12 prill 2023 kur ajo doli nga shpella, ishte se sa fluide është koha.

Ajo formëson më shumë nga tiparet e personalitetit vetjak dhe njerëzit përreth jush sesa nga një orë që kalon. Kur bisedonte me gazetarët për përvojat e saj, Flamini shpjegoi se e humbi shumë shpejt ndjenjën e kohës. Ajo ishte aq e madhe saqë kur ekipi i saj mbështetës shkoi për ta marrë, Beatriz u befasua kur i thanë se kishte mbaruar koha e eksperimentit.

Ajo vetë besonte se kishte qenë në shpellë për 160-170 ditë. Po pse e humbi ndjenjën e kohës? Veprimet, emocionet tona dhe ndryshimet në mjedisin përreth nesh, mund të kenë efekte të fuqishme tek mënyra sesi e përpunojnë kohën mendjet tona. Për shumicën e njerëzve, lindja dhe perëndimi i diellit shënojnë kalimin e ditëve, dhe rutinat e punës dhe ato sociale shënojnë kalimin e orëve.

Në errësirën e një shpelle nëntokësore, pa shoqërinë e të tjerëve, zhduken shumë sinjale të kalimit të kohës. Pra për monitorimin e kalimit të kohës, Flamini mund të jetë bërë më e varur nga proceset psikologjike. Një nga mënyrat sesi ne mbajmë gjurmët e kalimit të kohës është kujtesa.

Nëse nuk e dimë për sa kohë kemi bërë diçka, përdorim numrin e kujtimeve të formuara gjatë ngjarjes si një indeks të sasisë së kohës që ka kaluar. Sa më shumë kujtime të krijojmë në një ngjarje apo epokë, aq më gjatë e perceptojmë se ka zgjatur ajo. Zakonisht, ditët dhe javët mëtë ngarkuara, të mbushura me shumë ngjarje të reja dhe emocionuese, mbahen mend si më të gjata se sa ato më monotone ku nuk ndodh asgjë e rëndësishme.

Për Flamini, mungesa e ndërveprimit social, e kombinuar me mungesën e informacionit për familjen dhe çështjet aktuale (lufta në Ukrainë, rihapja e shoqërive pas bllokimeve të Covid–19), mund ta ketë ulur ndjeshëm numrin e kujtimeve që ajo formoi gjatë izolimit të saj.

Vetë Flamini deklaroi pas daljes nga shpella:”Mua më ka ngecur ora më 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur më pas në botë”. Humbja e ndjenjës së kohës mund të pasqyrojë gjithashtu reduktimin e rëndësisë që ka kohës në jetën brenda shpellave.

Në botën e jashtme, ngarkesa e jetës moderne dhe presioni social për të shmangur humbjen e kohës, nënkuptojnë se shumë prej nesh jetojnë në një gjendje të vazhdueshme të stresit ndajkohës. Për ne, ora është një matës se sa produktivë dhe të suksesshëm jemi ne.

Por Flamini nuk është e para që përjeton një ndryshim në përvojën e saj të kohës, pas një ndryshimi të tillë mjedisor. Përvoja të ngjashme u raportuan nga shkencëtari francez MishelSifre gjatë ekspeditave të tij në shpella nga 2-6 muaj në vitet 1960-1970.

Një humbje e ndjenjës së kohës, është raportuar vazhdimisht nga të rriturit dhe fëmijët që kaluan periudha të gjata të izolimit në bunkerë bërthamorë (për qëllime kërkimore) në kulmin e Luftës së Ftohtë. Gjithashtu, raportohet shpesh nga njerëz që vuajnë dënime me burg dhe u përjetua gjerësisht nga publiku i gjerë gjatë bllokimeve të COVID-19.

Shpellat, bunkerët bërthamorë, burgjet dhe pandemitë globale ndajnë dy karakteristika tëpërbashkëta, që duket se krijojnë një ndjenjë të ndryshuar të kohës. Ato na izolojnë nga bota e gjerë dhe përfshijnë hapësira të mbyllura. Megjithatë Flamini jetoi me një kalendar bosh që shtrihej në të ardhmen e saj.

Asnjë takim pune për t’u përgatitur, asnjë takim drejt të cilit duhet nxituar, dhe asnjë kalendar kontaktesh sociale për t’u menaxhuar. Ajo pati një jetë me një ritëm të pavarur, ku mund të hante, flinte dhe lexonte si dhe kur i pëlqente. Ajo merrej me pikturën, stërvitej dhe dokumentonte në një ditar përvojat e saj.

Kjo mund ta ketë bërë të parëndësishme kalimin e kohës. Ndërsa ritmet biologjike të gjumit, etjes dhe tretjes morën përparësi ndaj akrepave të orës, Flamini mund t’i ketë kushtuar gjithnjë e më pak vëmendje kalimit të kohës, duke bërë që ajo përfundimisht të humbasë gjurmët e saj.

Aftësia e Flamini për të lënë kohën të rrjedhë, mund të jetë rritur nga dëshira e saj e fortë për të arritur qëllimin e saj të qëndrimit 500-ditor në shpellë. Tek e fundit, ajo vendosi vetë të hynte në shpellë dhe mund të largohej nëse donte. Por për njerëzit që mbyllen diku kundër vullnetit të tyre, koha mund të bëhet vetë një burg.

Të burgosurit e luftës dhe njerëzit që vuajnë dënimet me burg, raportojnë shpeshherë se monitorimi i kalimit të kohës mund të shndërrohet në një fiksim. Duket që ne njerëzit jemi në gjendje ta lëmë vërtet kohën të rrjedhë vetëm kur e kemi nën kontroll. Liria e Flamini mund të bëjë që braktisja e civilizimit për një shpellë të duket si një perspektivë tërheqëse. Megjithatë, jeta nëntokë nuk është për ata me një zemër të dobët. Mbijetesa varet nga aftësia juaj për të mbajtur një nivel të lartë të qëndrueshmërisë mendore. Nëse keni aftësinë për të qëndruar të qetë kur gjërat vështirësohen, thelbësore është pasja e një besim të fortë se i keni nën kontroll sjelljet tuaja. Megjithatë, mund ta keni më të thjeshtë të çaktivizoni njoftimet tuaja në celular, të pastroni kalendarin dhe të humbisni në një kohë të shkurtër. / “The Conversation” – Bota.al

Rajoni

Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Published

on

By

Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.

I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.

Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.

ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.

Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.

“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.

Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.

 

Continue Reading

Vendi

27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën

Published

on

By

Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.

Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.

Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.

Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

Të kërkuara