

Shëndeti
Çfarë i ndodh organizmit nëse gëlltit çamçakëzit?
Gëlltitja e çamçakëzit sigurisht që e vështirëson punën e stomakut.
Published
2 years agoon
By
UBT newsÇamçakëzi nuk është bërë për t’u ngrënë, por ka shumë njerëz që kanë gëlltitur një të tillë, kryesisht pa dashje.
Paralajmërimi nga më të rriturit ka qenë gjithnjë i njëjtë: “ Po gëlltite çamçakëz të ngjiten zorrët”. A mund të jetë e vërtetë?
Mesa duket, çamçakëzi ndjek të njëjtin rrugëtim si çdo ushqim ose pije tjetër. Megjithatë ai është shumë i vështirë për t’u tretur.
Gëlltitja e çamçakëzit sigurisht që e vështirëson punën e stomakut.
Por, sistemi tretës i njeriut është shumë i fortë.
Nëse ia del të tresë një biftek apo bërxollë derri apo viçi, atëherë me siguri mundet të përballojë edhe një çamçakëz. Por jo pa vështirësi.
A ngjitet çamçakëzi në muret e stomakut?
Stomaku ka lëvizjet e veta, acidet dhe enzimat që shpërbëjnë çdo ushqim që futet brenda. Megjithatë çamçakizi nuk tretet plotësisht për shkak të përbërjes kimike.
Shumë njerëz kanë besuar me të vërtetë se çamçakëzi ngjitet në muret e stomakut në të njëjtën mënyrë si në dërrasën e bankës.
E vërteta është sipas mjekëve, që me trupin e njeriut ajo që futet brenda do të dalë jashtë patjetër.
Koha se kur ndodh kjo është diçka tjetër sepse sistemi tretës është i ndryshëm në çdo njeri.
Mjekë që kryejnë ekzaminime shprehen se nuk kanë arritur asnjëherë të gjejnë çamçakëz që ka qëndruar më shumë se një javë në zorrë ose në stomak.
Ata e krahasojnë çamçakëzin me çdo substancë tjetër ngjitëse që gjithësesi del nga trupi e patretur.
Përse nuk duhet të gëlltisim çamçakëz
Përtypja e çamçakëzit nuk ka asnjë vlerë ushqimore ndaj eskpertët më në zë të mjekësisë janë të mendimit se duhet treguar kujdes.
Nëse gëlltisni një çamçakës, mund edhe të mbyteni, pasi mund t’ju kalojë keq, thonë ekspertët duke rekomanduar hedhjen e tij sapo shija humbet./AgroWeb.org
You may like

Mjekët zakonisht e gabojnë për tip 1 të diabetit por trajtimi i tij me insulinë mund të jetë i rrezikshëm. Një formë e re e lidhur me kequshqyerje, jo obezitet, është njohur zyrtarisht, ka raportuar “The Sun”.
I njohur si diabet i tipit 5, sëmundja mendohet se prek 25 milionë njerëz në të gjithë botën, zakonisht adoleshentët e kequshqyer, të dobëtit dhe të rinjtë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Federata Ndërkombëtare e Diabetit ka votuar ta klasifikojë gjendjen më herët të njohur si Diabeti me Fillimin e Pjekurisë së të Rinjve (MODY), në Kongresin Botëror të Diabetit në Bangkok më 8 prill.
“Historikisht nuk është diagnostikuar sa duhet e nuk është kuptuar mirë”, deklaroi profesoresha Meredith Hawkins e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein”.
“Njohja e saj nga IDF-i si ‘diabet i tipit 5’ është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit për një problem shëndetësor që është aq i dëmshëm për shumë njerëz”, ka shtuar ajo.
Rreth 830 milionë të rritur jetojnë me diabet, shumica me tipat 1 dhe 2, sipas një studimi të vitit 2022, të dyja tipat ndikojnë në aftësinë e trupit për t’i kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Në diabetin tip 1, trupi nuk mund të prodhojë insulinë – hormon që ndihmon me lëvizjen e sheqerit nga gjaku në qeliza për energji. Kjo shkakton rritje të sheqerit në gjak, që mund t’i dëmtojë organet.
Në diabetin tip 2, trupi prodhon insulinë por bëhet rezistuese ndaj saj, sheqeri qëndron në gjak në vend se të hyjë në qeliza. Me kalimin e kohës, kjo shkakton nivele të larta të sheqerit në gjak. Diabeti i tipit 5 është ndryshe. Shkaktohet prej kequshqyerjes, që ndikon në prodhim të vogël të insulinës. Duke e lënë trupin të paaftë të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të menaxhuar si duhet nivelin e sheqerit në gjak.
Nuk është sikur mungesa e plotë e insulinës si tipi 1, a rezistenca e insulinës së tipit 2, trupi nuk prodhon mjaftueshëm, zakonisht si pasojë e kequshqyerjes.
Ndryshe nga tipat 1 dhe 2, tipi 5 është i trashëgueshëm. Nëse një prind e ka gjenin, shanset që fëmija e tyre ta zhvillojë janë 50%, pasi gjeni i bën të prekshëm nga gjendja. Shfaqet në adoleshencë të hershme a rreth të 20-tave, veçanërisht te djemtë e rinj në Azi dhe Afrikë, me indeks të masës trupore (BMI) prej 19.
BMI e shëndetshme është në mes 18 dhe 24.9 duke sugjeruar se ata me diabetin tip 5 priren të jenë në limite të të shëndetshmes.
Profesori Nihal Thomas, i Kolegjit Mjekësor Kristian në Indi, ka thënë se “sëmundja u shkakton qelizave beta pankreatike të funksionojnë në mënyrë jonormale, që çon në prodhim të pamjaftueshëm të insulinës”.
“Si pasojë e njohjes formale, kjo gjendje është e studiuar pak dhe është e keqdiagnostikuar”, ka shtuar ai.
Mjekët zakonisht e gabojnë atë për diabet të tipit 1 – por trajtimi me insulinë mund të jetë i rrezikshëm, sipas profesoreshës Hawkins.
“Diabeti i lidhur me kequshqyerje zakonisht është më i shpeshtë sesa tuberkulozi dhe pothuajse aq e shpeshtë sa HIV/AIDS”, ka deklaruar Hawkins. “Por mungesa e një emri zyrtar i ka penguar përpjekjet për të diagnostikuar pacientët apo të gjejmë terapi efektive”.
Ajo për herë të parë ka dëgjuar për këtë gjendje në vitin 2005 kur mjekët nga disa vende përshkruan një formë të panjohur të diabetit.
“Pacientët ishin të rinj dhe të dobët, që sugjeron se ata kanë diabet të tipit 1, që mund të menaxhohet me injektime të insulinës për ta rregulluar nivelin e sheqerit në gjak”, tha ajo. “Por insulina nuk i ka ndihmuar këta pacientë dhe në disa raste shkaktoi nivele të ulëta të rrezikshme të sheqerit në gjak”.
Pacientët nuk dukej se kishin as diabetin e tipit 2, pasi zakonisht lidhet me obezitetin, që mjekja tha se ishte shumë konfuze.
Në vitin 2010, Hawkins ka financuar Einstein’s Global Diabetes Institut, më shumë se një dekadë më vonë në vitin 2022, ajo dhe kolegët e saj në Kolegjin Mjekësor Kristian demonstruan se kjo formë e diabetit ishte thelbësisht ndryshe nga tipi 1 dhe tipi 2.
Ajo tha se personat me diabet të tipit 5 kanë një defekt të thellë në aftësinë për të sekretuar insulinë, gjë që nuk njihej më parë. Kjo do të thotë se trupat e tyre nuk mund ta absorbojnë dhe t’i ruajnë vlerat ushqyese siç duhet, veçanërisht sheqerin dhe yndyrën për të shtuar peshë apo të ruajnë muskujt.
Si rezultat, ata zakonisht qëndrojnë shumë të dobët, edhe nëse hanë mjaftueshëm.
“Kjo gjetje e ka revolucionarizuar mënyrën se si ne mendojmë për këtë gjendje dhe se si duhet ta trajtojmë”, tha ajo.
Por akoma nuk ka trajtim standard, me shumë pacientë që vdesin brenda një viti pas diagnostikimit.
Hawkins, tha se dietat të pasura me proteina dhe të pakta me karbohidrate, bashkë me mikronutrientë të caktuara mund të ndihmojnë.
Por ajo paralajmëroi: “Kjo duhet të studiohet me kujdes tani që ka gatishmëri globale dhe një mandat zyrtar nga IDF për ta bërë”.

Një mëngjes i lehtë e i shijshëm, shoqëruar me një kafe, është nisja më e mirë për ditën. Studime të ndryshme kanë këshilluar të konsumojmë mëngjes patjetër, duke u shprehur se është vakti më i rëndësishëm.
Mos e humb kurrë mëngjesin
Nuk duhet ta shmangësh konsumimin e mëngjesit. Disa persona nuk hajnë mëngjes me idenë se kjo do t’u shkaktojë kile të tepërta, por nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi. Një mëngjes i kontrolluar dhe i konsumuar, thuajse çdo herë në të njëjtën kohë, është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të nisur ditën. Kjo është mjaft e rëndësishme, pasi mëngjesi të jep energji, të vë në lëvizje trupin dhe të ndihmon në djegien e kalorive të tepërta gjatë ditës.
Më shumë proteina se sheqer
Sheqeri, edhe pse të jep energji, ndodh për pak kohë. Më vonë shumë prej tyre kthehen në kalori se sa në energji. Edhe pse për të gjithë është normale që zgjimi të bëhet duke shijuar diçka të ëmbël, megjithatë këshillohet që kjo të shmanget ose të zëvendësohet me diçka tjetër më të lehtë, si drithërat. Ndërsa proteinat janë më të këshillueshme, pasi janë më të shëndetshme dhe një burim i pafund energjish.
Kujdes me sasinë
Edhe pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me sasinë. Mjafton për mëngjesin si edhe për drekën 300 kalori.
Sekreti, një copë parmixhano
Konsumimi i copëzave të parmixhanos në vaktin e mëngjesit është mjaft i këshillueshëm, pasi largojnë urinë dhe stimulojnë metabolizmin. Gjithashtu, është e provuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.
Ha brenda një ore nga zgjimi
Sa më parë që të konsumojmë mëngjes aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëngjesi është vakt i rëndësishëm, më mirë mos të presim gjatë. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës.

Një studim i ri sugjeron se boronica, një frutë e zakonshme, por e fuqishme, mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga harresa, ka raportuar Getsurrey.
Shkencëtarët kanë zbuluar se boronicat, falë përbërësve të pasur me antocianinë, një lloj antioksidanti që u jep ngjyrën karakteristike të kaltër, ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së demencës për personat në moshë të mesme.
Këto përbërje, që ndihmojnë frutën të mbrohet nga infeksionet, ka efekte të ngjashme mbrojtëse edhe për trurin e njeriut.
“Ne kemi vërejtur përmirësim të funksioneve të aftësive njohëse te të moshuarit që konsumojnë boronica dhe menduam se mund të jenë efektive edhe te personat më të rinj”, ka thënë profesori Krikorian.
Sipas tij, edhe sëmundja tjetër neurodegjenrative, Alzheimeri, ashtu si shumica e sëmundjeve kronike të pleqërisë, fillon të zhvillohet vite përpara se të shfaqen simptomat, që në moshë të mesme.
Profesori ka shpjeguar se vetitë që e ndihmojnë boronicën të mbijetojë, mund të reduktojnë inflamacionin, të përmirësojnë metabolizmin dhe të rrisin prodhimin e energjisë brenda qelizave të trupit të njeriut, përfshirë të trurit.
Studimi, i publikuar në revistën Nutrients, përfshiu 33 persona të moshës 50 deri në 65 vjeç, me mbipeshë dhe me nivele të larta të sheqerit në gjak, një grup i rrezikuar nga problemet e kujtesës dhe zhvillimi i demencës.
Të gjithë pjesëmarrësit kishin filluar të ndienin vështirësi me kujtesën për shkak të moshës.
Shëndeti
Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!
Published
2 days agoon
April 24, 2025
Higjiena orale dhe dentare është shumë me rëndësi për shëndetin e përgjithshëm.
Ka gabime te larja e dhëmbëve të cilat me siguri i bëni çdo ditë dhe nuk keni haber që po e rrezikoni shëndetin e dhëmbëve tuaj.
Të gjithë e dimë që dhëmbët është e nevojshme t’i lani së paku dy minuta dhe së paku dy herë në ditë. Atë që e bëjmë gabimisht është kur i lajmë dhëmbët në shpejtësi, prandaj në ta ende ekzistojnë mbetje të ushqimit, gjë që mundësojnë zhvillimin e baktereve në gavrën e gojës.
Gurëzit e dhëmbëve, kariesi, inflamacioni janë disa nga problemet me të cilat përballen dhe luftojnë ata që nuk kujdesen në mënyrë të drejtë për higjienën e gavrës së gojës. Shumica gabojnë edhe me sasinë e pastës së dhëmbëve të cilën e vënë në brushë.
Nuk është e nevojshme të vihet pasta në gjithë sipërfaqen e brushës, sepse mund t’i dëmtoni dhëmbët dhe ata me kalimin e kohës marrin ngjyrë të verdhë.
Zmalti në dhëmbë dëmtohet, njerëzit i lajnë dhëmbët me brushë me qëllim t’ua kthejnë bardhësinë dhe shkëlqimin, mirëpo ata bëhen gjithnjë e më të errët.
Prodhuesit e pastave të dhëmbëve rekomandojnë larjen me brushë me sasinë e pastës së madhësisë së kokrrës së bizeles, mirëpo njerëzit shpesh e injorojnë këtë informacion dhe e mbushin brushën me pastë.
Kini parasysh këtë këshillë herën tjetër kur i lani dhëmbët!

“Ajo duket shumë e sëmurë”, Demi Lovato përballet me kritika pas humbjes së peshës

Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?

Titullar në dy ndeshjet e fundit, Broja përfundon në tribunë për takimin kundër Chelseat

Miliarderja më e re në botë! Njihuni me Lucy Guo, themeluesja e ScaleAI

Zbulohet forma e re e diabetit “tip 5”

Meditimi e largon stresin dhe ju furnizon me energji

Angelina Jolie tregon se cili rol i ndryshoi karrierën dhe e ndihmoi të përballonte pasojat e varësisë

Forconi flokët duke konsumuar këto ushqime

Karakteristikat e telefonit OnePlus
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet2 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore