Shëndeti

Për stresin dhe zemrën – Shtatë ushqime ideale të pasura me magnez

Magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.

Publikuar

Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin.

Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.

Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës.

Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën e AgroWeb.org me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Tërshëra

Përfitimet e tërshërës janë të panumërta.

Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B.

Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.

Spinaqi

Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit.

Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar.

Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Farat e kungullit

Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.

Farat e linit

Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre.

Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit.

Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B.

Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit.

Avokado

Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët.

Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit.

Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Fasulet e zeza

Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina.

Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit./AgroWeb.org

Shëndeti

Përse është i domosdoshëm konsumi i proteinave në mëngjes?

Konsumi i proteinave në mëngjes ka treguar se mund të ndihmojë edhe me stabilizimin e sheqerit në gjak.

Publikuar

nga

Trupit i duhet më shumë kohë për të zbërthyer proteinat dhe prandaj një mëngjes i pasur me proteina mund t’ju mbajë të ngopur për më gjatë.

Nëse zgjidhni të mos konsumoni ushqime me proteina ju mund të ndiheni të uritur dhe më të lodhur gjatë ditës.

Konsumi i proteinave në mëngjes ka treguar se mund të ndihmojë edhe me stabilizimin e sheqerit në gjak dhe për rrjedhojë të rrisë nivelet e energjisë. Edhe njerëzit që tashmë janë diagnostikuar me sheqer të lartë në gjak, mund të përfitojnë nga konsumi i tyre në këtë kohë të ditës.

Për më tepër, këto makronutrientë ndikojnë në hormonet që ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe promovojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe të ngopjes nga vaktet.

Hulumtimet në të cilat AgroWeb.org bazohet, kanë treguar gjithashtu se mëngjeset e pasura me proteina mund të ulin shpeshtësinë e ngrënies gjatë natës në krahasim me mëngjeset me më pak ose pa proteina.

Cila është sasia ideale e proteinave që duhet të konsumoni në mëngjes?

Kjo varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë moshën, madhësinë e trupit, fazën e jetës, nivelet e aktivitetit fizik dhe sëmundjet ekzistuese mjekësore. Mënyra më e mirë për të përcaktuar se sa proteina keni nevojë në mëngjes është të vlerësoni nevojat tuaja ditore dhe t’i ndani ato në mënyrë të barabartë midis vakteve dhe ushqimeve tuaja të ditës.

Një metodë e shpejtë për ta bërë këtë është të përpjestoni peshën tuaj në dy dhe të synoni të konsumoni aq gram proteina në ditë. Për shembull, një person me peshë 150 kilogramë mund të ketë nevojë për rreth 75 gram proteina në ditë, ose rreth 25 gram proteina në secilin nga tre vaktet e tij kryesore. Sigurisht, që llogatijta duhet bazuar edhe në gjendjen tuaj shëndetësore, qëllimet dhe aktivitetin fizik që kryeni.

Por duhet të dini se nëse po përpiqeni të ndërtoni muskuj, do t’ju duhen më shumë proteina sesa numri që do të merrni nga ky ekuacion. Për këtë qëllim, ju mund të konsultoheni me një dietolog.

A mund ta teproni me proteinat?

Po, kjo është e mundur. Për një individ me probleme me veshkat, rreziqet e konsumimit të një sasie të tepërt proteiansh mund të rriten.

Proteina është vetëm një pjesë e mënyrës së shëndetshme së të ushqyerit. Prandaj këshillohet të kombinoni të gjithë makronutrientët si proteinat, karbohidratet cilësore dhe yndyrnat e shëndetshme në një vakt. /AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Rreziqet që sjell kolesteroli i ulët tek shëndeti i grave – Kujdesi që ju duhet

Kjo sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Neurologjisë.

Publikuar

nga

Kolesteroli mund të jetë problem serioz nëse nivelet e tij janë në ekstremitete.

Kur themi këtë kemi parasysh kolesterolin e lartë që njihet gjerësisht për efektin negativ që ka në arterie dhe zemrës.

Gjithashtu dhe atë të ulëtin i cili njihet më pak, por është njëjtë i dëmshëm për shëndetin.

Megjithëse për kolesterolin e ulët mund të keni dëgjuar më pak dhe mund të mos e konsideroni si një problem, ai dëmton kockat dhe shumë organe.

Kryesisht në shëndetin e trurit, pasi luan një rol kryesor në shfaqjen e sëmundjeve si ishemia apo hemorragjia cerebrale.

Sipas mjekëve në këto raste ekziston një kërcënim jo i vogël nga kolesteroli i ulët.

Pra, nëse nivelet e tij në trup janë 70 mg/dl ose më të ulëta.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguar rolin që yndyra e pakët në trup ka në shëndetin e trurit dhe dëmet që mund të shkaktojë.

Kolesteroli i ulët dhe shëndeti i trurit

Megjithëse nuk është një gjendje shumë e përhapur, hemorragjia cerebrale konsiderohet si ndër më të rrezikshmet për shëndetin.

Sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Neurologjisë në vitin 2019 të cilës i referohet AgroWeb.org, sa me të ulëta të jenë nivelet e yndyrës në trup aq më shumë ky rrezik shtohet.

Studimi përfshiu 27,937 gra nga mosha 45 vjeç e sipër të cilat kishin nivele normale të kolesterolit në gjak.

Përgjatë viteve dhe kontrolleve të vazhdueshme, u vu re se disa prej tyre u goditën nga hemoragjia cerebrale apo ishemia.

Kjo ndodhi me 137 prej tyre të cilat kishin nivele shumë më të ulëta se normalja të yndyrës në gjak.

Ndërsa për ato të cilat u prekën nga kolesteroli i lartë simptomat dhe rreziqet nuk lidhesh më me trurin, por me zemrën.

Rreziqet nga këto sëmundje mund të shtohen edhe më shumë, për gratë të cilat nuk kanë një stil të shëndtshëm jetese apo konsumojnë shumë duhan.

Çfarë këshillojnë mjekët?

Dukë qenë se sëmundje të tilla që prekin trurin janë më të shpeshta tek gratë mjekët këshillojnë kontrollin e vazhdueshëm.

Bëni analiza gjaku të paktën dy herë në vit dhe masni nivelet e yndyrës në gjakun tuaj.

Kryesisht pas të 50-tave dhe pas menopauzës mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut dhe jetesa e shëndetshme janë thelbësore.

Mos konsumoni yndyrna të pashëndetshme, por vetëm ato natyralet nga vaji i ullirit apo mishi disa herë në javë./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Llojet e rralla të dhimbjes së kokës – Arsyet shëndetësore pse ndodhin

Sipas ekspertëve, çdo lloj dhimbje koke ka një historik të veçantë.

Publikuar

nga

AgroWeb.org ka trajtuar në detaje shumë prej specifikave të dhimbjeve të kokës, një problem shëndetësor që prek shumë njerëz.

Në këto artikuj jeni informuar më shumë për dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit, dhimbjet e kokës të përsëritura, ato si pasojë e problemeve me shikimin, sinozitin, heqja dorë nga kafeina apo migrena.

Ekspertët më në zë të mjekësisë, të cilëve u referohet AgroWeb.org kanë identifikuar shumë lloje të dhimbjeve të kokës dhe për t’i dalluar ato nga njëra tjetra, ata shqyrtojnë në detaje simptomat, kohëzgjatjen dhe frekuencën e tyre.

Sipas ekspertëve, çdo lloj dhimbje koke ka një historik të veçantë.

Më poshtë do të mësoni për disa lloje të veçanta të dhimbjeve të kokës të cilat gjithësesi mund të prekin këdo.

Dhimbje koke si pasojë e sforcimit fizik

Këto dhimbje koke ndodhin pak pas një aktiviteti të caktuar fizik ose një sforcimi që mund të ndodhë edhe nga e qeshura.

Sforcimi fizik, pavarësisht intensitetit, rrit presionin e lëngjeve të shtyllës kurizore drejt kokës për një kohë të shkurtër.

Presioni shkakton dhimbje e cila mund të zgjasë maksimumi një orë.

Dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit

Kjo dhimbje është e gjitha e lidhur me tensionin e gjakut, veçanërisht atë të lartë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur tensioni është shumë i lartë, truri vuan nga mungesa e gjakut.

Kjo dhimbje është më e keqe në mëngjes dhe pakësohet gjatë ditës.

Kjo dhimbje shfaqet kryesisht mbrapa koke.

Lexoni këtu mbi dhimbjet e kokës në mengjes.

Dhimbje koke si pasojë e inflamacionit

Dhimbjet e kokës si pasojë e inflamacionit vërehen kryesisht tek grupmoshat mbi 60 vjeç.

Ata kanë dhimbje rreth veshëve sidomos kur përtypen.

Rreth një e treta e personave që preken nga këto dhimbje kanë edhe probleme me shikimin si pasojë e inflamacionit.

Dhimbjet shokuese të nofullës

Me kalimin e moshës, dhimbjet e kokës përqendrohen në zonën e nofullës dhe në pjesët anësore të kokës.

Dhimbja është shumë e fortë dhe krahasohet me një shok elektrik.

Kjo dhimbje mund të nxitet edhe nga dhëmbët por edhe larja e fortë e dhëmbëve dhe ndodh si pasojë e shtypjes së një ene gjaku të caktuar ose nervi. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Katër vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë

Vitamina A është njëra prej tyre.

Publikuar

nga

Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.

Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imunitar sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.

Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara.

AgroWeb do t’ju rendisë 3 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë.

Vitamina A

Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit.

Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset.

Këtë vitamin përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës.

Në këtë periudhë mund të konsumoni më shumë patate të ëmbla, lakra, karota ose mish të kuq.

Vitamina C

Ndoshta një nga suplementët më të njohur përsa i përket forcimit të organizmit.

Kjo vitaminë vepron si antioksidant, lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.

Pra konsumoni shumë portokallë, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile.

Vitamina D

Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë.

Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës D.

Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.

Vitamina K

Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut.

Në këtë mënyrë i gjithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm.

Vtaminën K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat e brukselit apo brokoli./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara