Lajmet

Çfarë i ndodh metabolizmit kur hani pas orës tetë në darkë?

Personat që duan të bien nga pesha është mirë që të mos konsumojnë produkte të rënda.

Published

on

Të gjithë e kemi dëgjuar paralajmërimin se nuk duhet të hash darkë pas orës tetë, ose do të shtosh në peshë.

Por metabolizmi ynë nuk është se ndalon së punuari në darkë. Prandaj çelësi i suksesit qëndron tek raporti i kalorive që konsumoni dhe atyre që digjni.

Gjithsesi nëse flasim për personat që duan të bien nga pesha është mirë që të mos konsumojnë produkte të rënda gjatë darkës.

Shumica e personave e arrijnë limitin e kalorive ditore brenda darkës dhe prandaj këshillohet që të mos konsumojnë më ushqime gjatë darkës.

Por nëse ju e keni llogaritur që sasinë e kalorive ditore ta konsumoni në një orar më të zgjatur, këtu nuk ka asnjë problem në lidhje me rënien nga pesha.

Duke thënë këtë është e rëndësishme që të vini re se çfarë keni konsumuar para orës tetë të darkës.

Nëse e keni tejkaluar me ndonjë vakt të plotë, apo nuk keni ecur mjaftueshëm për të djegur disa prej kalorive, është e mira që të mos bini në mëkat.

Si dhe është e mira që të qëndroni larg karbohidrateve, pasi ato kthehen në glikogjen.

Mund të digjni kalori gjatë gjumit?

Përmes një procesi të komplikuar, mëlçia përdor glikogjenin për të rregulluar nivelet e sheqerit.

Por kur kjo substancë prodhohet me shumicë, fillon dhe grumbullohet si masa dhjamore në trup.

Pra nëse keni uri gjatë natës kini kujdes me ushqimin që zgjidhni për të ngrënë.

Zgjidhni frutat ose perimet dhe qëndroni larg ëmbëlsirave apo ushqimeve me yndyrë.

Një këshillë për ju; provoni të konsumoni një filxhan me çaj qetësues siç është kamomili, dafina apo sherebela.

Hani një darkë të plotë

Sigurohuni që të konsumoni një vakt sa më të plotë që do të largojë nevojën për të ngrënë pas saj.

Këshillohet që të qëndroni larg ushqimeve me karbohidrate dhe me yndyrna të plota.

Pini shumë ujë dhe pastaj mbylleni ditën me një filxhan me çajin tuaj të preferuar.

Lani dhëmbët para se të flini

Jo vetëm për higjeni dhe përkujdesjen e dhëmbëve, por edhe si një mekanizëm që ju ndërpret urinë.

Njësoj si çamçakëzi, edhe pasta e dhëmbëve krijon ndjesinë e ngopjes dhe ju heq mendjen nga ushqimi.

Flini në një orar të përshtatshëm

NDonjëherë kur rrini zgjuar deri në orët e vona mund të bini e pre e ngrënies së pa menduar.

Pra ju thjesht hani se nuk keni çfarë të bëni, apo thjesht jeni të mëzitur./AgroWeb.org

Vendi

Rritet numri i protestuesve para Kuvendit: Kërkohet votimi i ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërkohë që në orën 09:00 është paralajmëruar edhe një protestë e re nga Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me të njëjtën kërkesë.

Këto zhvillime po ndodhin ndërkohë që Komisioni për Legjislacion po shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, nga ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku ky projektligj është përcaktuar si pika e parë e rendit të ditës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Të kërkuara