Shëndet
Çfarë është terapia me kupa?
Kjo terapi mendohet të jetë kryer fillimisht duke përdorur brirë kafshësh.
Published
3 years agoon
By
UBT newsTerapia me kupa është një lloj terapie alternative. Ajo përfshin vendosjen e kupave në lëkurë për të krijuar thithje, e cila besohet se përmirëson rrjedhën e energjisë në trup dhe lehtëson shërimin.
Kjo terapi mendohet të jetë kryer fillimisht duke përdorur brirë kafshësh, më vonë kupat u bënë nga bambuja dhe më pas nga qeramika.
Ndërsa sot terapia kryhet shpesh duke përdorur gota qelqi në formë sferike, por ato mund të jenë edhe prej plastike ose silikoni.
Thithja krijohet kryesisht përmes përdorimit të nxehtësisë. Fillimisht kupat nxehen me zjarr dhe më pas vendosen në lëkurë. Ndërsa ftohen, ato e tërheqin lëkurën brenda.
Një nga tekstet më të vjetra mjekësore që përmend terapinë e kupave është papirusi i Eberit (1550 p.e.s.) nga Egjipti i Lashtë.
Gjithashtu mjeku grek Hipokrati, i njohur edhe si “babai” i mjekësisë, përpiloi përshkrime të teknikave të kupave.
Në ditët e sotme, terapia me kupa zakonisht gjendet si një trajtim i ofruar nga praktikuesit e Mjekësisë Tradicionale Kineze.
Shumë besojnë se kupa ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit në trup, duke rritur rezistencën e trupit ndaj patogjenëve, si dhe aftësinë e kësaj terapie për të rritur qarkullimin e gjakut dhe për të zvogëluar dhimbjen.
Në këtë shkrim AgroWeb.org ju njeh më tepër me përdormet e tyre për të mirën e shëndetit tuaj.
A është i vërtetuar shkencërisht efektiviteti tyre?
Ekziston një numër në rritje i kërkimeve që synojnë të zbulojnë se si, dhe pse mund të funksionojë terapia me kupa.
Sipas disa studimeve në të cilat AgroWeb.org bazohet, disa nga efektet e terapisë së kupave përfshijnë:
- Nxitje e qarkullimit të gjakut.
- Ulje të inflamacionit.
- Rritje e imunitetit.
- Eleminin të toksinave në trup.
- Rritje e qarkullimin e gjakut në zonat ku vendosen.
- Lehtësim të tensionit të muskujve dhe nxitje e riparimit të qelizave.
- Mund të ndihmojnë në formimin e indeve të reja lidhëse dhe krijimin e enëve të reja të gjakut në inde
Shqetësime të tjera që mund të trajtohen me kupa janë:
Mund të jetë shumë efektive në lehtësimin e problemeve që krijojnë dhimbje, si për shembull:
Për dhimbjen në pjesën e poshtme të shpinës, dhimbjen në qafë dhe shpatulla, dhimbjen e kokës dhe migrenën, dhimbjen e gjurit, paralizën e fytyrës, hernien diskale lumbare, artritin rheumatoid etj.
Megjithatë ende nevojiten më shumë studime për të vlerësuar efektivitetin e vërtetë të kupave për këto probleme.
Llojet e teknikave me kupa
Ekzistojnë katër kategori kryesore të kupave që kryhen sot:
- Kupa e thatë: një metodë vetëm me thithje.
- Kupa e lagur ose me gjakderdhje: mund të përfshijë si thithje ashtu edhe gjakderdhje të kontrolluar.
- Kupat e lëvizshme: përfshin lëvizjen e gotave rreth trupit pas aplikimit të vajit për të masazhuar zonën e dëshiruar.
- Teknika e shpejtë: përfshin thithjen dhe lëshimin e shpejtë, të përsëritur të kupave në një zonë të trupit.
Ku mund të vendosen?
Kupat aplikohen më shpesh në kurriz, gjoks, bark, vithe dhe këmbë, por mund të vendosen edhe në fytyrë për qëllime estetike.
Çfarë duhet të prisni gjatë një trajtimi me kupa?
Për rezultate më të mira, mund t’ju kërkohet të jeni pa ngrënë ose të hani vakte të lehta 2 deri në 3 orë para seancës suaj.
Gjatë një trajtimi me kupa, mjeku juaj do t’ju pyesë se çfarë simptomash keni përjetuar, për të marrë një histori të detajuar shëndetësore nëse kjo është hera e parë për ju.
Mjeku do të vendosë gota në lëkurën tuaj dhe ju do të përjetoni një ndjesi thithjeje dhe presioni.
Ju do të qëndoni me kupat në lëkurë për disa minuta përpara se specialisti t’i heqë ato.
Lëkura juaj mund të skuqet dhe të shfaqë mavijosje të lehta pas seancës.
Në varësi të llojit të shërbimit që po merrni, seanca mund të zgjasë diku nga 10 minuta në një orë, ose më shumë.
Efektet anësore
Efektet anësore që mund të përjetoni zakonisht ndodhin gjatë trajtimit tuaj ose më pas. Ato janë të tilla si:
- Shenja rrethore ku kanë qenë kupat ose hematoma, që zakonisht largohen brenda 7 ditëve nga seanca.
- Marramendje
- Rrallëherë, mund të keni edhe djersitje ose vjellje.
- Nëse keni ndonjë nga këto probleme, konsultohuni me mjekun. /AgroWeb.org
You may like
Vendi
Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital
Published
15 hours agoon
March 9, 2026By
ubtnews
Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.
Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.
Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.
Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.
Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.
Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!
Së bashku për një qëllim.
Për më shumë kontaktoni në:
Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.
Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.
Vendi
Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital
Published
1 day agoon
March 8, 2026By
ubtnews
Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.
Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.
Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.
Pakoja përfshin:
- Echo gjinekologjike
- PAP Test
- Strisho vaginale
- Strisho cervikale
- Vizitë mjekësore
Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.
Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.
Së bashku për shëndetin e gruas.
Caktoni termin tuaj:
📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
3 months agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
3 months agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Në UBT inaugurohet “Italian Corner” dhe Qendra e Certifikimeve CELI, me përkrahjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë
Kushtetuesja pezullon dekretin për shpërndarjen e Kuvendit
REL: Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?
Turqia njofton se mbrojtja e NATO-s rrëzoi raketën e dytë iraniane mbi hapësirën e saj ajrore
Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohet për investime 400 milionësh
Është koha që bota të vazhdojë përpara pa Shtetet e Bashkuara
Të shtëna me armë në Shkodër, një i kërkuar me rrezikshmëri të lartë qëllon gjatë operacionit për kapjen e tij
Jep dorëheqje deputeti Haxhi Avdyli, reagon Partia Guxo
Tensione te Barcelona, Laporta kritikon Xavin pas intervistës së fundit
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
