Shëndet
Çfarë është spirulina? Superushqimi i ri që po çmend mbarë botën!
Spirulina është një mikroalgë blu e gjelbër që zakonisht rritet në liqene të ujërave të ëmbla.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNëse i kushtoni vëmendje botës së mirëqenies, mund të keni vënë re se spirulina është bërë lëndë e parë për ata që ushqehen shëndetshëm kohët e fundit.
Pavarësisht se përbërësi i ndritshëm blu mund të duket i çuditshëm, spirulina vjen me një ton përfitimesh shëndetësore.
Ekspertët shpjegojnë se pse ky përbërës është aq i mirë dhe si ta shtoni atë tek ushqimet e përgatitura dhe ushqimet që ju gatuani në shtëpi.
Çfarë është spirulina?
Spirulina është një mikroalgë blu e gjelbër që zakonisht rritet në liqene të ujërave të ëmbla, burime natyrore dhe ujë deti në klimat subtropikale dhe tropikale. Ashtu si shumica e ushqimeve të detit as spirulina nuk është e re për njerëzimin.
Kërkimet thonë se përbërësi është konsumuar në vende si Afrika qendrore për shekuj me radhë.
Sipas ekspertëve këto mikroalga zakonisht thahen dhe pulverizohen.
Pas kësaj, mund të kombinohen me përbërës të tjerë ose të mbahen më vete dhe të bëhen një pluhur që pastaj shtohet në pije ose të piqet në ushqime të ngurta.
Një tjetër mundësi që spirulin atë konsumohet është në formën e kapsulës.
Përfitimet shëndetësore nga Spirulina
Bëhuni gati për një listë të gjatë.
1.Spirulina përmban acide yndyrore të dobishme si DHA dhe GLA, si dhe nivele të larta antioksiduese që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmet oksidative.
2.Alga blu-jeshile është gjithashtu e mbushur me ushqyes, përfshirë kalcium, niacin, kalium, magnez, vitamina B dhe hekur. Kalciumi, kaliumi dhe magnezi janë të gjitha të rëndësishme për shëndetin e muskujve, kockave dhe zemrës, ndërsa vitaminat B janë përgjegjëse për energjinë tonë.
Magnezi gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të stresit. Ne e quajmë mineralin e ‘qetësimit’ në doza më të larta.
3.Spirulina përmban proteina bimore sidomos për veganët dhe vegjetarianët. Vetëm me një lugë gjelle pluhur spirulina mund të ofrojë gjashtë gram proteina, të njëjtën sasi sa një vezë.
4.Ndërsa studimet klinike që studiojnë rezultatet e shëndetit të lidhura me marrjen e spirulinës janë të kufizuara, studimet e kafshëve duket se sugjerojnë se mikroalgat janë të denja për statusin e saj si superushqim në sajë të cilësive të saj hipolipidike, që do të thotë mënyra se si ndihmon kolesterolin e ulët. Spirulina mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të keq “LDL” dhe ngritjen e “të mirit” të kolesterolit HDL, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës./neps.al
Shëndet
Tension i lartë? Ja metodat natyrale që ndihmojnë
Published
13 minutes agoon
October 30, 2025By
UBT News
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.
Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem shqetësues duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente që shoqërohen me efekte anësore.
Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.
Lëng Limoni
Ujë
Një limon
Shtrydheni lëngun e limonit në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes para se të hani ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.
Hudhër
Përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut e largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Ato stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes para se të hani ushqim.
Uthull Molle dhe Sodë Buke
Ujë
Një majë luge çaji me sodë buke
Një lugë gjelle me uthull molle
Uthulla e mollës përmban sminerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalciumi. Ato janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.
Përzieni një lugë gjelle me uthull, majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumoni dy herë në ditë për rezultate më të mira. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Dy filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e Parkinsonit
Published
3 hours agoon
October 30, 2025By
UBT News
Deri më sot janë kryer të paktën 19 studime që kanë hetuar rolin e kafesë në sëmundjen e Parkinsonit. Rezultatet tregojnë se konsumimi i rregullt i kafesë mund të ulë rrezikun për zhvillimin e Parkinsonit me rreth një të tretën.
Përbërësi që bën ndryshimin është kafeina. Kjo shpjegon pse edhe çaji, që përmban kafeinë, ka efekte mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë nuk ka treguar të njëjtat përfitime.
Ashtu si fitoushqyesit që gjenden në frutat e pyllit, edhe kafeina ka veti neuro-mbrojtëse. Ajo ndihmon në mbrojtjen e qelizave nervore nga dëmtimet që shkaktohen nga pesticidet dhe neurotoksinat e tjera.
Si ndikon kafeja te pacientët me Parkinson?
Në një studim, pacientëve me Parkinson iu dha kafeinë në sasi të barabartë me dy filxhanë kafe në ditë (ose 4 filxhanë çaji të zi a 8 filxhanë çaji jeshil).
Pas vetëm tre javësh, u vunë re përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre. Duke qenë se një filxhan kafeje është i lirë dhe i lehtë për t’u konsumuar, kompanitë farmaceutike kanë tentuar ta shndërrojnë kafeinën në ilaçe eksperimentale, si preladenanti dhe istradefilina.
Megjithatë, këto barna nuk kanë dhënë rezultate më të mira se vetë kafeja, e cila mbetet zgjidhje më natyrale, më e lirë dhe më e sigurt. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Roli dhe rëndësia e vitaminës F në trup
Published
22 hours agoon
October 29, 2025By
UBT News
Vitamina F nuk është vitaminë në kuptimin klasik, por përfshin dy acide yndyrore thelbësore.
Acidi alfa-linolenik (ALA) – nga familja omega-3
Acidi linoleik (LA) – nga familja omega-6
Këto yndyrna janë jetike për funksionimin e trupit, veçanërisht për shëndetin e trurit, zemrës dhe qelizave. Trupi nuk i prodhon vetë, ndaj duhen marrë përmes ushqimit si vajra vegjetalë, fara dhe arra.
Funksionet kryesore:
Sigurojnë energji (9 kalori për gram).
Mbrojnë qelizat duke formuar shtresën e tyre të jashtme.
Ndihmojnë në rritje dhe zhvillim, veçanërisht të trurit dhe shikimit.
Shndërrohen në yndyrna të tjera të nevojshme.
Marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut, mpiksjen dhe funksionin imunitar.
Mungesa:
E rrallë, por mund të shkaktojë tharje të lëkurës, rënie flokësh, shërim të ngadaltë të plagëve dhe probleme të zhvillimit.
Acidi alfa-linolenik (ALA):
Ul inflamacionin.
Përmirëson shëndetin e zemrës.
Mbështet zhvillimin e fetusit.
Mund të ndihmojë në shëndetin mendor (depresion, ankth).
Acidi linoleik (LA):
Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit tip 2.
Përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak.
Vitamina F është thelbësore për trupin, por duhet konsumuar në ekuilibër mes omega-3 dhe omega-6 për të ruajtur shëndetin optimal. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla dhe më të lëngshme?
Published
1 day agoon
October 29, 2025By
UBT News
Mandarinat janë një nga frutat më të dashura të stinës së vjeshtës, por zgjedhja e atyre që janë vërtet të ëmbla dhe të shijshme nuk është gjithmonë e lehtë.
Për të mos gabuar, mjafton t’i kushtoni vëmendje disa shenjave të thjeshta që tregojnë cilësinë dhe pjekurinë e frutit.
Së pari, ngjyra e lëvores është treguesi i parë i rëndësishëm. Një ngjyrë portokalli e thellë dhe e njëtrajtshme tregon se mandarina është e pjekur dhe me shije të ëmbël, ndërsa nuancat e gjelbra nënkuptojnë se fruti nuk ka arritur ende pjekurinë e plotë ose është më pak i lëngshëm.
Pesha në raport me madhësinë është një tjetër tregues. Mandarinat që duken më të rënda për masën e tyre zakonisht janë më të mbushura me lëng, ndërsa ato më të lehta priren të jenë më të thata dhe me më shumë fibra.
Edhe tekstura e lëvores jep informacione të vlefshme. Një lëvozhgë e lëmuar, me shkëlqim dhe që ndahet lehtë tregon një frut të pjekur e të lëngshëm. Një lëvozhgë e rrudhosur ose shumë e thatë mund të sinjalizojë se mandarina është e tejpjekur ose e tharë. Lëvozhga duhet të jetë e butë dhe elastike, por jo ngjitëse, pasi kjo tregon mungesë lëngu.
Mos harroni as aromën. Një erë e ëmbël, e freskët dhe intensive është shenjë e një mandarine të pjekur dhe të shijshme. Nëse fruti nuk ka aromë të fortë, gjasat janë që të mos ketë arritur ende pjekurinë e duhur dhe shija të jetë më e zbehtë.
Edhe forma dhe madhësia luajnë rol. Mandarinat pak të rrafshuara ose ovale priren të kenë më shumë tul dhe lëng, ndërsa ato shumë të rrumbullakëta shpesh janë më pak të lëngshme. Nëse i kushtoni vëmendje këtyre detajeve, do të mund të zgjidhni gjithmonë mandarina të freskëta, të ëmbla dhe plot aromë. /A.Z/UBT News/
Tension i lartë? Ja metodat natyrale që ndihmojnë
Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania
Rikthehet në punë njësia B2
Subvencionet e QKK-së: Tre filma artistikë që do t’i mbushin kinematë në 2025
Shkoi i dehur në xhirime! Colin Farrell: E përsërita 46 herë skenën
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Arbër Eminit, kandidat i pavarur për kryetar të Kllokotit
Murati pas takimit për pagën minimale: Rritja duhet të marrë parasysh kushtet e tregut
Basha: Nuk ka dakordim për themelimin e komisioneve parlamentare
Haxhiu: Nesër marrim pjesë në takimin e presidentes, do të ketë Qeveri “Kurti 3”
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Aktualitet1 week agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
