Shëndet

Çfarë është Sindroma e Medeas, dhe si mund të identifikohet në kohë?

Termi “Sindroma (ose kompleksi) i Medeas”, u përdor për herë të parë në fundin e viteve 1980.

Published

on

Nga Valentina Guglielmo

“Wired.it”

Lajmi i datës 14 qershor mbi zbulimin e trupit të pajetë të vogëlushes Elena Del Pozzo në një arë 200 metra larg shtëpisë së saj në zonën e Katanias, tronditi mbarë Italinë dhe jo vetëm. Autore e vrasjes ishte nëna e saj 23-vjeçare, e cila në fillim u përpoq të inskenonte një rrëmbim.

Gruaja kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, për shkak të lidhjes së re të ish-bashkëshortit, dhe sidomos në veçanti për marrëdhënien e vajzës së saj me njerkën. Në lidhje me atë që ndodhi, ka nga ata që flasin menjëherë për “Sindromën e Medeas”, duke iu referuar tragjedisë greke, që tregon historinë e një gruaje që pasi braktiset nga i shoqi, vret fëmijët në shenjë hakmarrje. Por para se ta bëjmë këtë, nevojitet një analizë më e thellë.  E sigurt është se numri i fëmijëve të vrarë vitet e fundit në Itali është i frikshëm.

Nga miti tek Sindroma e Medeas

Termi “Sindroma (ose kompleksi) i Medeas”, u përdor për herë të parë në fundin e viteve 1980 nga psikologu amerikan Xhon Xhejkëbs për të treguar sjelljen e një nëne (në mit, Medea, është vajza e magjistares Circe) e cila synonte të shkatërronte marrëdhëniet midis babai (në mit, Jasoni) dhe fëmijëve, sidomos pas një divorci të dhunshëm.

Ndonjëherë Kompleksi i Medeas, zhvillohet në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe nuk përkthehet në veprime të qarta. Herë të tjera në mënyrë të ndërgjegjshme, dhe me sjellje dhe veprime te dukshme. Ka disa versione të këtij miti. Por ai që krijoi Kompleksin e Medeas,është ai që na ka dhënë Euripidi.

Sipas rrëfimit të tij, Medea inatoset me bashkëshortin e saj Jasonin, që kishte rënë në dashuri me një grua tjetër dhe vendos të hakmerret. Por ajo është aq shumë e verbuar nga urrejtja, saqë e lë mënjanë ndjenjën e saj të mëmësisë, paktin e saj natyror të mbrojtjes me çdo kusht të fëmijëve, duke i vrarë këta të fundit.

Pse këtu mund të përfshihet dhe ngjarja e tmerrshme e Katanias?

Në rastin e Katanias, bëhet fjalë për një situatë që të kujton kuadrin psikologjik të mitit:Nëna përfaqëson Medean, ndërsa ish-burri i gruas përfaqëson Jasonin. “Sqarimi i parë i rëndësishëm që dua të bëj, është se në rastin e ngjarjes në Katania, mund të flasim për Sindromën apo Kompleksin e Medeas, por duke mos folur drejtpërdrejt me gruan, këto janë vetëm hipoteza”– thotë Michele Mezzanotte, psikolog, psikoterapist, dhe studiues imitologjisë dhe aspekteve psikologjike të lidhura me mitologjinë.

“Unë nuk kam dëshirë të them me siguri se ajo që ndodhi i atribuohet kësaj sindrome, por them se mund të jetë dhe duhet vlerësuar  Janë të paktën 3 arsye që më nxitin të hipotetizoj praninë e kësaj sindrome. Aspekti i parë i Kompleksit të Medeas, rrjedh nga vetë etimologjia e emrit, që do të thotë “mendjemprehtësi”.

Në rastin në fjalë, gruaja tentoi të “bëhej mendjemprehtë”. Pasi vrau të bijën, trilloi historinë e rrëmbimit. Reflektimi i dytë ka të bëjë me xhelozinë, dhe për këtë citoj shprehjen e Jung qëthotë se “xhelozia është mungesë dashurie”. Xhelozia, veçanërisht ajo e Medeas, që i shkakton vuajtje psikologjike akute, është mungesa e dashurisë ndaj vetes dhe të tjerëve, dhe çon në një shkatërrim të lidhjeve sociale të dikujt.

Në këtë rast të lidhjes nënë-bijë. Reflektimi i tretë ka të bëjë me zemërimin, sepse vrasja është një akt zemërimi, dhune. Dhe gjithnjë duke hipotetizuar, vëmë se ka pasur një zhvendosje të trefishtë nga pikëpamja psikologjike.

Para së gjithash, gruaja ka përjetuar ndoshta një ndjenjë të madhe zemërimi ndaj vetes për dështimin e martesës së saj. Por në vend që të zemërohej me veten, ajo e zhvendosi zemërimin e saj ndaj burrit të saj, dhe më vonë ndaj partneres të re të ish-bashkëshortit.

Në fund, zemërimi u transferua dhe ra mbi vajzën.

Nëse do të ishte një Kompleks i pastër i Medeas, hakmarrja do të ishte drejtpërdrejt ndaj burrit të saj. Ndërkohë sipas dëshmisë së vetë gruas vrasëse, atë po e shqetësonte më shumë partnerja e re e ish-bashkëshortit, dhe xhelozia mbi marrëdhënien që kjo e fundit po krijonte me vajzën e saj. Prandaj, ne mund të shohim këtu Kompleksin e Medeas, por jo në një formë të pastër”-thekson eksperti.

Mezzanotte nënvizon se vrasjet e shkaktuara nga Sindroma e Medeas, duket të jenë nëpërgjithësi si të papritura. Por në realitet ka disa shenja psikologjike që sinjalizojnë se diçka nuk shkon. Po ashtu, ka të ngjarë që në këto raste Sindroma e Medeas të shoqërohet me një psikopatologji.

“Filicidet” në Itali

Sipas raportit më të fundit të EURES të vitit 2019, gjatë viteve 2000–2017 në Itali ka pasur 447 fëmijë viktima të vrasjeve nga prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Viti më i keq ishte 2014-a, me 39 fëmijë, pra 1 vrasje në çdo 10 ditë. “Të dhënat në lidhje me këtë dukuri janë shumë shqetësuese”- thotë Don Fortunato di Noto, president i shoqatës “Meter”, e cila që nga viti 1996 është e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe në luftën kundër pedofilisë në Itali dhe në botë.

“Gjatë 20 viteve të fundit kemi thuajse 500 fëmijë të vrarë nga prindërit e tyre, dhe kjo shifër alarmante, duhet të na nxisë të reflektojmë se si fëmijët janë objekt pushteti për prindërit e tij. Duket sikur prindi ushtron një të drejtë të lashtë të pushtetit mbi jetën apo vdekjen e fëmijës stij.

Nëse mendoj për të gjithë këta fëmijë, dhe pasojat e rënda në familjet e tyre, tek vëllezëritdhe motrat dhe shoqërinë përreth tyre, e kuptoj se janë ngjarje shumë të përhapura. Gjëja mëdramatike që perceptoj është se brenda pak ditësh edhe viktima e fundit, Elena, do të lihet në harresë.

Gjykoj se duhet të pyesim veten, se përse shumë nga sinjalet që shfaqen nga ata që janë autorë të mundshëm të këtyre krimeve të neveritshme, nuk merren ende parasysh. Ne si shoqatë angazhohemi për parandalimin dhe informimin korrekt e të drejtpërdrejtë sa i përket mbi të gjitha respektit për jetën, me një perspektivë të përhershme tolerance dhe ripërpunimi të traumave apo dobësive njerëzore.

Mendoj se ky duhet të jetë prioritet si aspekt edukativ dhe informues në shkolla, famulli dhe shoqata, që përfshijnë fëmijë dhe prindër. Po ashtu është e rëndësishme të bëhen të njohura realitete të tilla si shoqata Meter, që mund të kontaktohen për të raportuar situata të dhunës dhe rrezikut të mundshëm”, thotë ai.

Continue Reading

Vendi

United Hospital sjell ofertë gjatë gjithë marsit: kolonoskopi me sedacion nga 190€ në 129€

Published

on

By

Muaji mars shënon periudhën e ndërgjegjësimit për kancerin kolorektal, një nga sëmundjet që mund të parandalohet nëse zbulohet në fazat e hershme.

Gjatë gjithë muajit mars, United Hospital ka lansuar një ofertë promocionale për kryerjen e kolonoskopisë me sedacion, me çmim të reduktuar nga 190 në 129 .

Kolonoskopia në United Hospital realizohet sipas standardeve mjekësore dhe me sistem endoskopik të avancuar për imazheri me rezolucion të lartë, që mundëson verifikim të saktë të gjendjes së zorrës së trashë.

Kjo ofertë kryhet vetëm me mjekun tonë të brendshëm Dr. Valon Hamza, specialist i Gastroenterologjisë. Ndërsa gjatë ekzaminimit pacienti është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjeku anesteziolog, duke siguruar komoditet dhe kontroll të plotë gjatë procedurës.

Oferta përfshin edhe vizitën specialistike gastroenterologjike, e cila paraprin ekzaminimin dhe ndihmon në vlerësimin e gjendjes së pacientit para kryerjes së kolonoskopisë.

Kolonoskopia rekomandohet veçanërisht për persona mbi moshën 45-50 vjeç, ndërsa në raste të historisë familjare me sëmundje të zorrës së trashë mund të rekomandohet edhe më herët. Ky ekzaminim është një procedurë endoskopike që mundëson kontrollin e rektumit dhe të zorrës së trashë që futet përmes anusit.

Përmes kësaj procedure mjekët mund të bëjnë vlerësimin e drejtpërdrejtë të mukozës së zorrës, të marrin biopsi për analiza të mëtejshme dhe, kur është e nevojshme, të kryejnë edhe ndërhyrje terapeutike gjatë ekzaminimit. Realizimi i kolonoskopisë me sedacion ndihmon që procedura të kryhet pa dhimbje dhe pa stres për pacientin.

Diagnostikimi i hershëm përmes kolonoskopisë luan rol të rëndësishëm në identifikimin dhe parandalimin e patologjive të zorrës së trashë, përfshirë edhe kancerin kolorektal.

Oferta promocionale prej 129 për kolonoskopi me sedacion është e vlefshme gjatë gjithë muajit mars në United Hospital.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni! Së bashku për një qëllim!

Për informata shtesë kontaktoni: 038 60 70 70/ 046 60 70 70

M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital

Published

on

By

Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.

Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.

Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.

Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.

Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.

Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!

Së bashku për një qëllim.

Për më shumë kontaktoni në:

Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.

Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.

Continue Reading

Vendi

Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital

Published

on

By

Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.

Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.

Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.

Pakoja përfshin:

  • Echo gjinekologjike
  • PAP Test
  • Strisho vaginale
  • Strisho cervikale
  • Vizitë mjekësore

Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.

Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.

Së bashku për shëndetin e gruas.

Caktoni termin tuaj:

📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Të kërkuara