Lajmet

Çfarë është instinkti njerëzor dhe si e kemi trashëguar?

Refleksi dhe instinkti janë në marrëdhënie të ngushta midis tyre.

Published

on

Shumica prej nesh në shoqëritë e zhvilluara jetojmë në një botë që ecën para me ritme të shpejta, shpeshherë magjepsëse, falë inovacioneve të teknologjisë së lartë, udhëtimeve të largëta dhe realitetin virtual. Në përgjithësi ne jetojmë një ambient të sigurt, kemi qasje te kujdesi shëndetësor, arsimi dhe ushqimi.

Megjithatë, nëse kërcënohen nevojat tona themelore, për të rivendosur ekuilibrin do të ndërhyjnë instinktet tona njerëzore. Po sa shpesh inkurajohemi të ndjekim apo besojmë instinktin tonë? Dhe çfarë do të thotë kjo realisht? Përgjatë shekujve, biologët, psikologët dhe degët e tjera të mendimit shkencor janë përpjekur që gjejnë një përkufizim konsensual.

Por instinkti njerëzor mbetet një konstrukt kompleks, të cilin po përpiqemi ende që ta kuptojmë. Sipas uebsajtit study.com: “Sjelljet instinktive janë jetike për mbijetesën për të gjitha llojeve të kafshëve. Ato nuk janë aftësi që mund të mësohen. Instinkti përkufizohet si një sjellje e pamësuar, Ai është i lindur, dhe i zhvilluar përmes evolucionit, dhe është një tipar i të gjithë anëtarëve të një specieje”.

Refleksi dhe instinkti janë në marrëdhënie të ngushta midis tyre. Refleksi është përgjigja automatike ndaj një stimuli të jashtëm, siç është pulitja e shpejtë e syve nuk ka na hyrë një mizë në sy, apo përgjigja Moro, që është refleksi i një foshnje që trembet nga një zhurmë e madhe.

Historia e instinktit

Filozofi i lashtë grek Hipokrati, e përshkroi dikur instinktin si “natyrën e kafshëve, e cila është e pamësuar”. Në shekullin XVIII-ë, u shfaqën teori të reja që pretendonin se të gjitha sjelljet vijnë nga idetë dhe inteligjenca, dhe në fund disa prej tyre bëhen zakone. Në vitin 1859, Çarls Darvini shkroi një kapitull mbi instinktet në veprën e tij kryesore “Mbi origjinën e specieve”.

Në përputhje me këtë të fundit, në fillim të shekullit XX-të psikologët e sjelljes hodhën poshtë idenë e instinktit njerëzor. Ata besonin se mendja ishte si një fletë bosh pa asnjë njohuri të trashëguar apo sjellje instinktive. Sot instinkti njerëzor përcaktohet kryesisht si një model sjelljeje i stereotipizuar, në dukje i pamësuar, por i përcaktuar gjenetikisht. Ndërsa plakemi ne humbasim disa nga instinktet tona njerëzore, siç është instinkti i ushqyerjes së foshnjave.

Cilat janë instinktet kryesore të njeriut?

Tre instinktet themelore njerëzore që e drejtojnë sjelljen njerëzore janë:

Vetëruajtja

Siguria, ushqimi dhe uji, strehimi, shëndeti

Instinkti seksual

Riprodhimi, kërkimi i një partneri

Instinkti social

Formimi i lidhjeve dhe i marrëdhënieve të sigurta sociale me të tjerët

Vetë-ruajtja

Pa vetë-ruajtje, ne nuk mund të përmbushim dot instinktet e tjera themelore që kemi si njerëz. Pra njerëzit duhet të ndihen të sigurt dhe të lirë nga kërcënimi. Dhe pasi vendoset kjo siguri, ne mund të dalim dhe të kërkojmë ushqim dhe ujë. Në bazën e hierarkisë së nevojave të psikologut të famshëm Abraham Masllou qëndron grupimi i kërkesave fiziologjik që përfshin vetë-ruajtjen. Ai shpjegon se në nivelin më themelor njerëzor, ne kemi nevojë për ajër, ujë, ushqim, strehim, gjumë, veshje dhe riprodhim.

Instinkti seksual

Në kuptimin biologjik, instinkti seksual është ideja që organizmat kërkojnë marrëdhënie seksuale si një detyrim instinktiv për t’u riprodhuar. Nga ana tjetër, filozofi gjerman i shekullit XIX-të, Artur Shopenhauer, mendonte se instinktet seksuale përbënin një pjesë të asaj që ai e quajti si vullneti njerëzor. Psikologu Sigmund Frojd, u përpoq të kuptonte se si instinkti seksual lidhet me mekanizmat mendorë dhe emocionalë që rregullojnë sjelljen njerëzore.

Instinkti social

Pandemia dhe bllokimet për shkak të Covid-19, na ekspozuan ndaj efekteve shpeshherë të dhimbshme dhe të dëmshme nga pamundësia për të përmbushur instinktet tona sociale. Për të mbijetuar dhe lulëzuar, njerëzit kanë nevojë të jetojnë në komunitet dhe të kenë kontaktesociale.

Izolimi përdoret si një formë torture, dhe psikologët paralajmërojnë se vetmia mund ta zhysë njeriun në depresion dhe ankth. Marian Trent, psikologe klinike dhe krijuese e Akademisë Feel Better, thotë që ne njerëzit rritemi si qenie sociale, të shkolluar,për të qenë socialë dhe për t’i njohur njerëzit kur i shohim.

Prandaj është e paqartë nëse të qenit social është një instinkt apo një sjellje e mësuar. “Njerëzit me spektrin autik, raportojnë shpesh se nuk ndiejnë të njëjtin presion shoqëror ose instinkt për të pranuar njerëzit. Të ngulitur në instinktin tonë shoqëror, njerëzit janë instinktivisht bashkëpunues, të sjellshëm dhe të dashur, por edhe të dhunshëm, paragjykues dhe agresivë”, shpjegon profesor Von Hipel, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin e Kuinslendit në Australi.

“Rrethanat e ndryshme çojnë tek këto dy lloje reagimesh shumë të ndryshme. Në nivelin e përgjithshëm, mund të themi se të qenit me anëtarë të grupit tënd, të afërm, apo partnerë romantikë dhe koalicioni priret të çojë tek e para, ndërsa të qenit me anëtarë të grupeve të tjera, konkurrentë ose njerëz që shihen si kërcënim për grupin apo familjen, priret të çojë tek kjo e fundit”, thotë ai.

A kemi të njëjtat instinkte dhe sjellje si paraardhësit tanë?

“Evolucioni biologjik i njeriut gjatë miliona viteve të fundit, nënkupton se ndryshimi më i madh sot midis nesh dhe paraardhësve tanë si shimpanzetë, qëndron tek bashkëpunimi, pasi ne jemi shumë më bashkëpunues se ata”, thotë profesor Von Hipel.

“Evolucioni ynë kulturor gjatë disa qindra apo mijëra viteve të fundit, dhe lindja e qyteteve 5000 vjet më parë, na ka mësuar dalëngadalë të jetojmë me një tolerancë më të madhe në një botë të huajsh, pa përdorur dhunën për të zgjidhur dallimet midis nesh, apo si një mënyrë për të konkurruar me njëri-tjetrin”, shton ai.


Ka ende një debat shumë të madh, nëse gjuha është një instinkt i lindur njerëzor apo një sjellje e mësuar. Në librin e tij të vitit 1994 “Instinkti i gjuhës”, psikologu Stiven Pinkerargumenton se fëmijët lindin me një instinkt gjenetik për të folur, ndërsa teoria e të mësuarit e sugjeruar nga filozofi austriak-anglez i shekullit XX-të, Karl Poper, është se ne lindim duke mos ditur asgjë, por jemi në gjendje të mësojmë gjithçka.

A mund t’i kapërcejmë instinktet tona?

“Ne mund të kapërcejmë çdo lloj instinkti, dhe disa njerëz i referohen si ‘vullnet i lirë’ procesit përmes të cilit e bëjmë këtë”, thotë profesor Von Hipel. Marian Trent thotë që shpeshherë ne njerëzit, i mposhtim instinktet tona në situatat e përditshme.

“Për shembull marrin rastin e instinktit për të shmangur diçka të neveritshme për vetë-ruajtje. Si prindi i një fëmije të vogël, ne duhet ta kapërcejmë neverinë nga ndërrimi i pelenave. Apo  nëse ju kujtohet një moment kur keni ngrënë apo keni pirë diçka që ju sëmurur, instinkti juaj është ta shmangni atë herën tjetër. Instinkti juaj ju mban të sigurt, por mënyra jua e menduarit mund ta kapërcejë këtë”, shton ajo.

Fushat e reja të mendimit në psikologjinë evolucionare, sugjerojnë që ne kemi ruajtur shumë nga tiparet e mbijetesës së paraardhësve tanë, siç është instinkti për të luftuar kur jemi të kërcënuar. Siç shkruan Najxhëll Nikolson në Harvard Business Revieë, “Ju mund ta nxirrni njeriun nga Epoka e Gurit, por nuk mund ta zhdukni Epokën e Gurit nga shpirti i tij”.


Dashuria si një instinkt njerëzor

Darvini besonte se njerëzit kanë mbijetuar si specie, sepse kanë evoluar në aftësinë për t’u kujdesur për ata në nevojë si dhe për të bashkëpunuar. Sociologët e quajnë këtë “mbijetesa e më të mirëve”. Dasher Keltner, drejtor i fakultetit të Qendrës së Shkencës në Universitetin Berkli në Kaliforni dhe autor i librit “Instinkti i mëshirshëm:Shkenca e mirësisë njerëzore”, ka ndërtuar mbi këtë teori në gjithë veprën e tij.


Nëpërmjet një sërë eksperimentesh në laboratorin e tij, ai zbuloi se nëse mund t’i detyroni  njerëzit të ndjejnë dhembshuri, ata nisin të ndihen shumë të lidhur me grupe të ndryshme.

Në veçanti, ata ndjejnë se janë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe ndajnë një humanizëm të përbashkët me njerëzit që janë në nevojë apo që janë më të brishtë.

Kjo mundëson një sjellje më altruiste ndaj tyre. Në një studim novator por shumë të diskutueshëm të kryer nga psikologu evolucionar Dejvid Bas nga Universiteti i Teksasit në 37 vende të botës dhe me mbi 10.000 njerëz, zbuloi se mirësia ishte cilësia më e kërkuar tek një partner.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara