Lajmet

Çfarë është duke ndodhur në ditën e 76 të luftës në Gaza?

Published

on

Është dita e 76-të e luftës dhe këto janë ngjarjet kryesore që kanë ndodhur në Gaza, e cila po sulmohet nga ushtria izrealite:

*Izraeli ka urdhëruar “evakuimin e menjëhershëm” të rreth 20 për qind të zonave në Khan Younis në Gazën jugore, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

*Izraeli ka kryer bastisje natën në të paktën 14 qytete dhe fshatra të ndryshme në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

*OKB thotë se ka marrë “informacion shqetësues” se ushtarët izraelitë “vranë së bashku” të paktën 11 palestinezë të paarmatosur para anëtarëve të familjes së tyre në qytetin e Gazës./UBTNews/

Lajmet

KQZ mban sot mbledhjen përgatitore për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, me fillim nga ora 13:30, mbledhjen e radhës, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës është miratimi i Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale si dhe emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

Rendi i ditës përfshin:

  • Hyrje nga kryesuesi i mbledhjes, z. Kreshnik Radoniqi;

  • Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve Nr. 37, 38 dhe 39/2025;

  • Raportimi për aktivitetet e Zyrës;

  • Raportimet nga këshillat e KQZ-së, përfshirë Këshillin për Operacione Zgjedhore.

Continue Reading

Lajmet

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar lidhur me një vendimmarrje të fundit të Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, për të cilën shpreh shqetësim për procedurat e ndjekura.

Sipas MAShTI-t, më 23 qershor 2025, pa një njoftim paraprak, përmes emailit zyrtar ka pranuar njoftimin nga Instituti Albanologjik se më 20 qershor 2025 është mbajtur një mbledhje e Këshillit Drejtues. Në këtë mbledhje, përveç pikave të tjera, është vendosur për caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Ministria ka konfirmuar gjithashtu pranimin e një njoftimi zyrtar nga dy anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët kanë ngritur shqetësime për procedurën. Sipas tyre, mungesa e materialeve paraprake për shqyrtim ka bërë që ata të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. Më tej, ata kanë theksuar se mbledhja është mbajtur pa kuorumin e nevojshëm, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vendimeve të marra.

MAShTI ka bërë të ditur se do të shqyrtojë me kujdes të gjitha informacionet dhe dokumentet zyrtare të pranuara lidhur me këtë proces dhe, në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Ministria ka premtuar se për vendimin përfundimtar do të njoftohen institucionet përkatëse dhe zyrtarët përgjegjës./kp/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Shqipëri

Published

on

By

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Qendrës Sizmologjike (EMSC), tërmeti i parë me magnitudë 4.5 është regjistruar në ora 05:04, 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe lëkundje të tjera, por me magnitudë më të vogël, 2.2, 2.6 pastaj 3.0 dhe 3.4.

Ky i fundit është regjistruar në ora 05:45, 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Deri tani nuk është raportuar për të lënduar ose dëme materiale.

Continue Reading

Lajmet

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese dhe largimin e personave të vdekur

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, do të fillojë më 3 korrik dhe do të përfundojë më 31 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe 60 ditore, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj: përmes platformës elekronike: https://qv.kqz-ks.org/sq, oseduke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të indentifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.

Continue Reading

Të kërkuara