Aktualitet

Çfarë është covid-i i zgjatur dhe si mund të kurohet?

Published

on

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht covid-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë covid-19, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë.

14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga covid-i rreth një vit më parë.

Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo.

Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “covid-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-covid”.

Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas. Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqendrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”.

Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur. Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-covid-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin covid-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng.

Qendrat shëndetësore për covid-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-covid.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë.

“Jemi përqendruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo.

Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-covid-it dhe për të gjetur një kurë për to./ VOA

Continue Reading

Aktualitet

UBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025

Published

on

UBT ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Menaxhimin, Biznesin dhe Ekonominë (MBE) 2025, pjesë e edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Kjo konferencë ndërkombëtare, e rishikuar nga ekspertë (peer-reviewed), mirëpret punime nga studiues, akademikë, studentë pasuniversitarë, kandidatë për doktoraturë, hulumtues të rinj dhe profesionistë të industrisë. Qëllimi kryesor është të promovojë shkëmbimin e njohurive, ideve dhe përvojave inovative në fushat e Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë.

Programi i konferencës përfshin:

  • Sesione prezantimi të punimeve shkencore,
  • Diskutime paneli me akademikë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht,
  • Ngjarje sociale për mundësi rrjetëzimi dhe bashkëpunimi.

Temat kryesore të këtij viti përfshijnë:

  • Ekonomia dhe Financa Ndërkombëtare – Analiza e tregjeve globale, politika ekonomike, investimet ndërkombëtare.
  • Sipërmarrësi dhe Inovacioni – Strategji për ndërmarrësi të suksesshme, zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve inovative.
  • Informatika e Biznesit dhe Marketingu Digjital – Teknologjitë digjitale, transformimi i biznesit, marketingu në epokën digjitale.
  • Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Objektivat Globale – Praktikat e qëndrueshme, ndikimi social dhe ekonomiko-mjedisor i aktiviteteve të biznesit.

Afatet e rëndësishme:

Dorëzimi i abstrakteve dhe punimeve: elektronikisht në [email protected]

Continue Reading

Aktualitet

Qelaj: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Published

on

Për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë nga vetë avokati i popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha Orav./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të armës dhe deklarim të rremë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe ka arrestuar derisa ishte nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’.

Ata njoftuan se gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё

Sipas Policisë, gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Të kërkuara