Lajmet

Çfarë duhet të dini për përdorimin e rrënjës së luleradhiqes?

Ato janë të mbushura me vitamina e minerale dhe mund të veprojnë si një ilaç bimor.

Published

on

Shumë njerëz i konsiderojnë luleradhiqet si barëra të këqija, që rriten në lëndina e kopshte dhe nxitojnë t’i shfarosin.

Por në fakt, ato janë të mbushura me vitamina e minerale dhe mund të veprojnë si një ilaç bimor.

Bima e luleradhiqes ka shumë përfitime shëndetsore, të tilla si përmirësimi i funksionit të tretjes, të mëlçisë dhe veshkave.

Luleradhiqja, jo vetëm që rrit aftësinë metabolike dhe detoksifikuese të mëlçisë, por mbron gjithashtu veshkat dhe është një diuretik i shquar në mesin e ilaçeve bimore.

Disa njerëz preferojnë ta konsumojnë në formë çaji, si një mënyrë për të larguar toksinat nga trupi.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa faktorë që duhen marrë parasysh para se të filloni një detoksifikim të tillë.

Pse njerëzit janë rikthyer tek përdorimi i luleradhiqeve?

Ekstraktet e luleradhiqes kanë një histori të gjatë përdorimi, veçanërisht në mjekësinë tradicionale kineze dhe mjekësinë amerikane.

Amerikanët vendas e përdorën luleradhiqen duke e zier, për të trajtuar sëmundjet e veshkave, ënjtjen, problemet e lëkurës, urthin dhe shqetësimin e stomakut.

Në mjekësinë tradicionale kineze, luleradhiqja përdoret për problemet e stomakut, apandesitin dhe problemet e gjirit.

Edhe evropianët e hershëm e përdorën atë për të kuruar ethet, diabetin dhe diarrenë.

Luleradhiqet janë një burim i shkëlqyer i vitaminave A, C dhe K.

Një filxhan me luleradhiqe ka 112 % vlerës ditore të vitaminës A, 32 % të vitaminës C dhe 535 % të vitaminës K.

Këto vitamina ndihmojnë në mbështetjen e sistemit imunitar, ruajnë shëndetin e kockave dhe rregullojnë koagulimin e gjakut.

Si të thani dhe të ruani rrënjën e lulerradhiqes?

Të thata dhe të ruajtura siç duhet, rrënjët e luleradhiqes mund të mbahen deri në një vit.

Procesi është i thjeshtë: Pasi të keni zgjedhur rrënjët, zhytini në ujë për disa minuta dhe më pas shpëlajini derisa të pastrohen plotësisht.

Pritini rrënjët në copa të vogla dhe piqini në furrë në 200 gradë për rreth një orë. Kjo do t’i zvogëlojë dhe do t’i thajë plotësisht.

Pastaj vendosini në një kavanoz hermetik dhe përdorni për çaj.

Ndërsa gjethet mund t’i përdorni në sallata, supë dhe sanduiçe.

A ka ndonjë rrezik?

Luleradhiqja është një nga barërat mjekësore më pak problematikë, por ajo ende mbart rreziqe për disa njerëz.

Ende nuk dihet mjaftueshëm për përdorimin e luleradhiqes gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji, kështu që ekspertët këshillojnë që të mos e konsumoni gjatë kësaj kohe.

Ajo gjithashtu mund të kundërveprojë me antibiotikët, duke ulur efikasitetin e tyre, si dhe të ndërveprojë negativisht me medikamentet që ndryshojnë funksionin e mëlçisë dhe diuretikët./AgroWeb.org

Lajmet

Klubi i fëmijërisë së Diogo Jota merr vendim fantastik në nderim të tij

Published

on

Klubi i fëmijërisë së futbollistëve portugezë Diogo Jota dhe Andre Silva ua ka dedikuar uniformën e tyre për këtë sezon vëllezërve që vdiqën në një aksident me makinë më 3 korrik në Spanjë.

Skuadra e kategorisë së katërt, Gondomar SC, ka stampuar në fanellat e saj fotografi të sulmuesit të Liverpoolit dhe Portugalisë, Jota, dhe vëllait të tij Silva, i cili luajti për ekipin portugez Panafiel.

Në pjesën e sipërme të pjesës së pasme të fanellave janë shkruar emrat e dy lojtarëve nën një simbol të pafundësisë.

“Më shumë se një fanellë, një homazh i përjetshëm”, tha Gondomar SC, që luan në Kampionatin e Portugalisë, në një postim në rrjetet sociale. “Sepse futbolli është më shumë se fitore dhe gola, është trashëgimi, është familje, është dashuri për tokën tonë. Sa herë që atletët tanë veshin këtë fanellë, është sikur të dalin në fushë me të.”

Liverpool njoftoi muajin e kaluar se lojtarët e tyre do të mbajnë emblemën “Forever 20” në fanellat dhe xhaketat e tyre këtë sezon të Premier League.

Pas konsultimit me familjen e Jotës, fanella e tij me numër 20 do të tërhiqet nga përdorimi në të gjitha nivelet e klubit nga “Anfield”, duke përfshirë ekipet e femrave dhe ato të akademisë.

Jota dhe Silva u rritën në Gondomar, një qytet në periferi të Portos.

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët lëshojnë një njoftim të rëndësishëm

Published

on

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës të së enjtes kundër Gjykatës Speciale, në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që e cilësojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë publike, “Dardanët” theksojnë se përkrahja e tyre vjen jo vetëm për shkak të lidhjes me ish-pjesëtarët e UÇK-së, por edhe për shkak të madhështisë dhe drejtësisë së luftës për liri.

“Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë,” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Protesta është thirrur pas zhvillimeve të fundit që lidhen me proceset gjyqësore ndaj disa prej figurave kryesore të UÇK-së në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani mëson kundërshtarin e mundshëm në play-off të Conference League

Published

on

Klubi i futbollit Ballkani ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në fazën play-off të UEFA Conference League, në rast se kalon me sukses turin e tretë kundër Shamrock Rovers.

Skuadra nga Suhareka do të përballet me fituesin e përballjes mes Larne FC nga Irlanda e Veriut dhe CD Santa Clara nga Portugalia.

Ndeshja e parë e play-off-it do të luhet më 21 gusht si mysafir, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

​Zbulohet skuadra e re e Son Heung-min

Published

on

Sulmuesi 33-vjeçar Son Heung‑min, pas 10 vitesh besnikëri, njoftoi se po largohet nga Tottenham Hotspur këtë verë, një vendim që e cilësoi si më të vështirin në karrierën e tij.

Në një konferencë për shtyp në Seul, ai shprehu mirënjohjen e thellë për tifozët dhe klubin, duke theksuar nevojën për një ambient të ri që të sfidojë më tej vetveten.

Në ndeshjen miqësore kundër Newcastle United, pas zëvendësimit në minutën e 64-të, u përshëndet nga një korridor nderi dhe ovacione të gjata, një moment emocional për të dhe fansat. Ai përfundoi aventurën e tij në Tottenham me 454 paraqitje, 173 gola dhe 101 asistime, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë në histori të klubit.

Transferimi drejt Los Angeles FC është afër finalizimit dhe mund të tejkalojë rekordet e MLS (rreth 15–22.5 milionë euro), duke e bërë atë një nga lëvizjet më të shtrenjta në historinë e ligës amerikane.

Menaxheri i ri i Spurs, Thomas Frank, e lavdëroi Son-in si një legjendë të vërtetë dhe theksoi se ndeshja në Seul ishte një përfundim perfekt për dekadën e tij në klub.

Continue Reading

Të kërkuara