Lajmet

Çfarë duhet të dini në lidhje me vaksinat kundër COVID për fëmijët e vegjël?

COVID-19 është përgjithësisht më i butë tek fëmijët sesa tek të rriturit.

Published

on

Një panel këshilltarësh në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së votuan njëzëri të mërkurën për të rekomanduar vaksinën COVID-19 të Moderna Inc, për fëmijët nën 6 vjeç dhe Pfizer Inc dhe BioNTech SE për fëmijët nën 5 vjeç.

Më poshtë janë disa detaje të rëndësishme për të ditur në lidhje me këto dy vaksina të ARN-së (mRNA) për këtë grupmoshë.

Sa doza nevojiten?

Moderna i ka kërkuar FDA-së që të autorizojë një regjim me dy doza të vaksinës së saj për fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 6 vjeç. Dozat 25 mikrograme jepen me 28 ditë diferencë. Të rriturit morën 100 mikrogramë për injeksion për dy dozat e para.

Pfizer dhe BioNTech po kërkojnë një kurs me tre doza të vaksinës së tyre për fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç. Dy dozat e para jepen me 21 ditë largësi dhe e treta jepet të paktën dy muaj pas të dytës. Çdo dozë është 3 mikrogramë, nën 10 mikrogramë që u jepet fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç dhe 30 mikrogramë për personat 12 vjeç e lart.

Të dy kompanitë kërkuan versione me dozë më të ulët për fëmijët më të vegjël në përpjekje për të reduktuar efektet anësore të vaksinës.

Sa efektive janë vaksinat?

Vaksina e Moderna-s u vlerësua të ishte 50.6% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmijët 6 muajsh deri në 2 vjeç dhe 36.8% efektive për ta bërë këtë te fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç në një provë klinike me mbi 5000 subjekte.

Nuk dihet ende se sa efektive është vaksina Pfizer/BioNTech në parandalimin e infeksionit te personat nën moshën 5 vjeç për shkak të numrit të ulët të rasteve simptomatike të COVID-19 tek fëmijët në provë. Një analizë e hershme e bazuar në 10 raste simptomatike të COVID-19 sugjeroi një efikasitet vaksine prej 80,3% në këtë grup. Sapo 21 fëmijë në provë të kontraktojnë simptomatike COVID-19, kompanitë mund të finalizojnë efikasitetin e vaksinës.

Të dy provat e kompanisë treguan se vaksinat gjeneruan një përgjigje imune të ngjashme me ato që shiheshin në grupmoshat më të vjetra.

A janë të sigurta vaksinat për fëmijët?

Asnjëra nga vaksinat nuk ka ngritur ndonjë çështje serioze të sigurisë gjatë provave.

Inflamacioni i zemrës i njohur si miokarditi dhe perikarditi është gjetur të jetë një efekt anësor i rrallë i vaksinave tek meshkujt e rinj, por ka pasur pak raste të raportuara në Shtetet e Bashkuara tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç dhe asnjë në asnjërën nga këto prova për grupmoshën më të re

Cilat janë efektet anësore?

Disa fëmijë kanë raportuar dhimbje dhe ënjtje në vendin e injektimit pas vaksinimit nga të dyja vaksinat.

Vaksina me dozë të ulët të Pfizer në përgjithësi u tolerua më mirë, me vetëm pak më shumë pjesëmarrës që morën vaksinën që ankoheshin për ethe, nervozizëm ose lodhje krahasuar me ata që morën një placebo. Në moshat 2 deri në 4 vjeç, 33.7% e pjesëmarrësve që morën dozën e dytë të vaksinës raportuan një nga këto efekte anësore, krahasuar me 32.2% të cilët morën placebo.

Për vaksinën e Moderna-s, 58.9% e moshave 3 deri në 5 vjeç raportuan një lloj reagimi si temperaturë, dhimbje koke ose lodhje pas marrjes së dozës së dytë, krahasuar me 37.2% të pjesëmarrësve që morën placebo.

Pse të vaksionojmë fëmijët e vegjël?

COVID-19 është përgjithësisht më i butë tek fëmijët sesa tek të rriturit, por sipas zyrtarëve të FDA-së, ka pasur më shumë se 440 vdekje nga COVID-19 në ShBA në mesin e atyre nën moshën 5-vjeçare.

Të dhënat kanë treguar se te fëmijët më të rritur dhe të rriturit, vaksinat mbrojnë nga shtrimi në spital dhe vdekja, sipas Dr. Matthew Harris, një mjek i mjekësisë së urgjencës pediatrike në Northwell Health në Nju Jork.

Njerëzit të cilët kishin një infeksion COVID-19 dhe morën një vaksinë përforcuese kishin mbrojtjen më të madhe kundër COVID-19, tha ai. /UBTNews/

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara