Lajmet

Çfarë do të ndodhte nëse Toka do të ndalonte së rrotulluari?

Rrotullimi i planetit tonë qëndron në themel të disa prej proceseve më themelore që ndodhin në Tokë.

Published

on

Në filmin e vitit 1951, “Ditën kur Toka sërish mbijetoi”, një jashtëtokësor i quajtur Klatu dhe miku i tij robot Gort, ndalojnë njëkohësisht funksionimin e thuajse të gjithë pajisjeve elektronike në Tokë, duke përdorur teknologjinë e tyre të përparuar aliene.

Makinat, fabrikat, pajisjet televizive dhe shumë gjëra të tjera pushuan së funksionuari, dhe planeti u vendos në një lloj qetësie të frikshme. Por imagjinoni një alien që zotëron një mjet akoma më të fuqishëm, që mund të ndalojë rrotullimin e Tokës?

Pasojat do të ishin shumë më shkatërrimtare. Ne mund të mos e kuptojmë, por rrotullimi i planetit tonë qëndron në themel të disa prej proceseve më themelore që ndodhin në Tokë. Në fakt, nëse Toka do të ishte një planet i palëvizshëm, ne njerëzit ndoshta nuk do të ishim këtu.

Nëse Toka do të ndalonte të rrotulluari në çast, kjo gjë do të ishte tejet katastrofike për pjesën më të madhe të sipërfaqes së planetit. Megjithëse nuk e ndiejmë në përditshmëri, ne të gjithë lëvizim bashkë me planetin tonë që rrotullohet.

Në ekuator, kjo shpejtësi është rreth 1600 km/h. Nëse planeti do të ndalonte befas, edhe gjithçka që qëndron mbi të do të fluturonte për inerci drejt lindjes. Imagjinoni një moment njerëz, shtëpi, pemë, gurë dhe shumë gjëra të tjera që zhvendos me një shpejtësi qindra km në orë.

Pas kësaj, erërat me shpejtësi të lartë, me një shpejtësi po aq sa ajo e rrotullimit të planeti, do ta pastrojnë çdo gjë mbi sipërfaqen e Tokës. Në rast se ngadalësimi do të ndodhte më gradualisht, efektet do të ishin ende dramatike, por do të zhvilloheshin për një periudhë më të gjatë kohore.

Gjëja e parë që mund të vinim re, do të ishte fakti që Dielli nuk udhëton më nëpër qiell gjatë një dite. Lëvizja e dukshme e diellit vjen nga rrotullimi i Tokës. Ndaj, nëse planeti do të ishte i palëvizshëm, kjo do të bënte që një ditë e vetme të zgjaste gjysmë viti (megjithëse mund të prisnim disa perëndime dielli shumë të gjata).

Pa ditët 24-orëshe me të cilat jemi mësuar, ritmet tona biologjike cirkadiane do të dilnin jashtë kontrollit. Proceset qelizore ritmike, që i tregojnë trupave tanë se kur të flenë dhe kur të zgjohen, varen pjesërisht nga ndryshimet e rregullta të dritës së diellit për të funksionuar. Shumë krijesa në Tokë, nga bletët tek pemët, mbështeten tek ritmet cirkadiane për të kryer funksionet normale të jetës së tyre. Ndryshimi i këtyre cikleve, mund të përdorë modelet normale të sjelljes.

Modelet atmosferike në Tokë, janë gjithashtu të lidhura me rrotullimin e planetit. Nëse planeti do të ndalonte së rrotulluari, ai do të ndryshonte shumë edhe mënyrën e lëvizjes së rrymave të ajrit (pasi do të ishin zhdukur erërat me shpejtësi 1600 km/h).

Modelet e erës që ne shohim sot, luajnë një rol të rëndësishëm në drejtimin e reshjeve dhe temperaturave në gjithë globin. Çdo ndryshim i rrymave të ajrit, mund të bëjë të krijohen shkretëtira atje ku aktualisht ndodhen pyjet, apo për shembull tundra e ngrirë të bëhet e banueshme.

Ne po shohim që tani diçka të ngjashme, edhe pse në një shkallë shumë më të vogël, pasi ndryshimi i klimës po ndryshon ndjeshëm modelet globale të motit. Dhe pasojat mund të jenë katastrofike për organizmat që varen nga mjedise specifike.

Një Tokë pa rrotullim rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit,do të nënkuptonte gjithashtu fundin e uraganeve. Stuhitë e këtij lloji krijohen nga forcat ‘Coriolis’, që krijohen pikërisht nga rrotullimi i planetit tonë.

Erërat e tërhequra në zonën me presion të ulët të një stuhie në rritje, rrotullohen në drejtim të akrepave të orës në Hemisferën Veriore, dhe në drejtim të kundërt me akrepave të orës në Hemisferën Jugore, duke shkaktuar spiralet tipike dhe “syrin” qendror të stuhisë që përcaktojnë një uragan. Ky proces është një arsye që stuhitë mund të rriten kaq të fuqishëm – kështu që prerja e tyre mund të jetë një nga përfitimet e rralla të ndalimit të rrotullimit të planetit.

Por një planet i palëvizshëm, do të nënkuptonte gjithashtu edhe fundin e fushës sonë magnetike. Ndonëse shkencëtarët janë ende të paqartë mbi mekanizmat e saktë, mendohet se fusha magnetike krijohet nga lëvizjet e bërthamës së lëngshme të metaleve të Tokës. Shkencëtarët e quajnë këtë një dinamo, dhe rezultati përfundimtar është një rrjet me linja të padukshme të fushës magnetike që sillen në formën harku përreth planetit.

Efektet e humbjes së kësaj fushe, do të ishin shumë më të këqija sesa thjesht të mos qenit më në gjendje për t’u orientuar përmes busullës. Kjo pasi fusha magnetike e Tokës, na mbron nga rrezet kozmike dhe stuhitë elektromagnetike të Diellit./syri.net

Lajmet

Përfundon në Mitrovicë murali kushtuar Statujës së Lirisë për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Published

on

Përfaqësues të Seksionit për Diplomaci Publike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë morën pjesë në përurimin e muralit artistik kushtuar Statujës së Lirisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të shënimit të #Freedom250, që përkujton 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Murali u realizua në bashkëpunim me organizatën Futja Ngjyrë, e njohur për projektet e saj të artit urban në hapësirat publike.

Sipas Ambasadës Amerikane, projekti synon të promovojë vlerat e lirisë, kreativitetit dhe bashkëpunimit me komunitetin lokal, duke shënuar njëkohësisht jubileun historik të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Murali tashmë i është shtuar hapësirës publike në Mitrovicën e Jugut, si simbol i miqësisë dhe vlerave të përbashkëta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për sulm ndaj një të mituri

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm”.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Arrestimi është bërë pasi në rrjetet sociale u publikua një video-incizim, në të cilin i dyshuari shihet duke sulmuar një viktimë të moshës së mitur.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

24 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen me thikë në Zllakuqan të Lipjanit pas një konflikti mes fëmijëve

Published

on

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një rast të tentim-vrasjes që kishte ndodhur në shtator të 2013-ës.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit gjatë intervistimit kanë dhënë deklarata që dallojnë nga ato që janë dhënë fillimisht për rastin, duke ngritur dyshime për deklarim të rremë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë lidhur me rastin ‘Tentim Vrasje’ të datës 20.09.2013 pasi që të njëjtit kanë dhënë deklarata të ndryshme krahasuar me rastin ku janë intervistuar fillimisht”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama: Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngecjen e dialogut me Kosovën

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngecjen e dialogut me Kosovën, duke theksuar se Beogradi ende nuk e ka pranuar realitetin e krijuar me ekzistencën e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Serbia, Rama u shpreh se problemi kryesor qëndron te refuzimi i Serbisë për të pranuar ndryshimin e realitetit politik në rajon.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin. Nuk ekziston më diçka që quhet ‘Kosova dhe Metohia’; ekziston Republika e Kosovës”, deklaroi ai.

I pyetur për faktin se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Rama tha se kjo nuk e ndryshon realitetin.

“Pesë nga 27 janë ende pak. Shumica dërrmuese e vendeve e kanë pranuar realitetin. Edhe shqiptarët, sikurse kombet e tjera të ish-Jugosllavisë, kishin të drejtën e vetëvendosjes”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Rama shmangu komentet direkte për qëndrimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Unë kam një rregull që e respektoj gjithmonë: nuk flas kurrë për opozitën time në një gjuhë të huaj. Mos më kërkoni të them në një gjuhë të huaj gjëra që kanë të bëjnë me Albin Kurtin dhe me vëllezërit e motrat e mia në Kosovë”, tha ai.

Në fund, Rama theksoi se Serbia, si shteti më i madh në rajon, duhet të përballet me të kaluarën dhe të pranojë realitetin e ri.

“Sipas mendimit tim, sa më shpejt që Serbia ta pranojë se ekziston një realitet i ri, aq më mirë do të jetë për vetë Serbinë”, përfundoi ai./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara