Lajmet

Çfarë dihet nga sulmi terrorist në selinë e Industrisë Hapësinore në Turqi?

Published

on

Një sulm terrorist i rëndë ka ndodhur në selinë e Industrisë Hapësinore Turke (TAI) në Ankara, ku një shpërthim i fuqishëm ndodhi në mes të ditës, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri të thellë. Sipas ministrit të Brendshëm, Ali Yerlikaya, numri i viktimave ka arritur në pesë, ndërsa 22 persona janë plagosur. Shërbimet emergjente u dërguan menjëherë në vendngjarje, ku u dokumentuan dëme të konsiderueshme, përfshirë një portë të shkatërruar.

Identiteti i sulmuesve ende nuk është përcaktuar, por ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler, e akuzoi organizatën terroriste PKK për përgjegjësinë e këtij akti. Guler premtoi se do t’i ndiqnin sulmuesit deri në eliminimin e fundit të tyre. Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë ka hapur një hetim për këtë sulm.

TAI është një nga kompanitë më të rëndësishme të mbrojtjes dhe aviacionit në Turqi, dhe prodhon teknologji të avancuar, përfshirë avionin e parë luftarak kombëtar, KAAN. Ndërkohë, liderë nga e gjithë bota kanë dënuar ashpër sulmin, duke shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat dhe solidaritetin me Turqinë. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe liderë të tjerë si Vladimir Putin dhe Antony Blinken, kanë shprehur mbështetje për vendin dhe kanë dënuar terrorizmin në çdo formë.

Ky incident ka nxjerrë në pah nevojën për të forcuar sigurinë dhe për të marrë masa më të ashpra për të ndaluar terrorizmin, duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të përballuar këto kërcënime./UBTNews/

Vendi

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Continue Reading

Lajmet

FSK merr medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Britani

Published

on

By

Ekipi i FSK’së është dekoruar me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

FSK në një nga garat më sfiduese në botë “Cambrian Patrol” të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, arriti të dekorohet me medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës. Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë duke arritur Medaljen e Argjendtë. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukses pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.”/D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji.

Postimi i plotë:

Aplikimi për mbështetjen e studentëve tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.
📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:
Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.
Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.
📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.
Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Continue Reading

Lajmet

​Aksident trafiku në kryeqytet

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur pas orës 15:00 në qendër të Prishtinës.

Një automjet nën rrethana të pa sqaruara ka goditur një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës dhe ambulanca./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara