Lajmet nga UBT

Certifikohen 200 pjesëmarrës në trajnimin për Artificial Intelligence

Pjesëmarrësit e trajnimit Artificial Intelligence janë certifikuar, trajnim ky i organizuar nga Departamenti për Produkte dhe Zhvillime Profesionale në UBT dhe Microsoft.

Published

on

UBT në bashkëpunim me Microsoft ka mbajtur trajnimin për Inteligjencë Artificiale, trajnim ky që mblodhi rreth 200 pjesëmarrës të interesuar për të ardhmen e teknologjisë së fundit.

Në këtë trajnim, i cili është mbajtur në formën online, pjesëmarrësit patën mundësi që të marrin njohuri dhe praktika nga ekspertët e Microsoft, nga ku mësuan rreth teknikave më efektive të Inteligjencës Artificiale, që do iu shërbejnë atyre në të ardhmen për eksplorim, praktikim dhe implementim të këtyre metodave.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan bazën e nevojshme me praktika efektive për të zgjidhur problemet e reja të botës reale, përmes Inteligjencës Artificiale.

Pjesëmarrësit e trajnimit Artificial Intelligence janë certifikuar, trajnim ky i organizuar nga Departamenti për Produkte dhe Zhvillime Profesionale në UBT dhe Microsoft.

Lajmet nga UBT

Inteligjenca Artificiale në fokus: UBT sjell ekspertizën në Qendrën DIG-4K

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Prof. Vehbi Sofiun, Drejtor i Kampusit të UBT-së në Prizren, dhe Prof. Besnik Skenderin, Drejtor i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit të Qendrës për Ekselencë në Inovacion Digjital “Digital Innovation Gateway for Kosovo – DIG-4K”.

Kjo qendër, e para e këtij lloji në Kosovë, u lansua në kuadër të programit Evropa Digjitale, të cilin Kosova e nënshkroi me Bashkimin Evropian në vitin 2023. DIG-4K tashmë është bërë pjesë e Rrjetit të Qendrave Evropiane të Inovacionit Digjital (EDIH) dhe synon të nxisë zhvillimin digjital në sektorë kyç të ekonomisë dhe shoqërisë.

DIG-4K do të ofrojë mbështetje të specializuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të), si dhe për organizatat publike, përmes qasjes në teknologji të avancuara si cloud computing, siguri kibernetike, inteligjencë artificiale, dhe mjete të tjera digjitale të nivelit të lartë. Ajo gjithashtu do të mbulojë fusha strategjike si e-commerce, fintech, shëndetësia, arsimi, dhe bujqësia.

UBT, si partner në këtë qendër të rëndësishme, do të japë kontribut të drejtpërdrejtë përmes ekspertizës së saj në inteligjencën artificiale, duke ofruar trajnime të avancuara, mentorim profesional dhe ndihmë në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për bizneset dhe institucionet publike që aplikojnë për mbështetje në kuadër të DIG-4K.

Kjo pjesëmarrje e UBT-së konfirmon edhe njëherë rolin e saj udhëheqës në avancimin teknologjik dhe edukimin e gjeneratave të reja me njohuritë më të fundit në fushat më kërkuese të kohës.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Në UBT fillon Java Ndërkombëtare e Stafit 2025

Published

on

By

UBT është nikoqir i edicionit të radhës të Javës Ndërkombëtare të Stafit, që ka filluar dhe do të vazhdojë deri më 9 maj 2025. Kjo ngjarje e rëndësishme ka mbledhur stafin akademik dhe administrativ nga institucione të ndryshme arsimore, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional, shkëmbim eksperiencash dhe ndërlidhje ndërkombëtare përmes aktiviteteve dhe seminareve të pasura që do të zhvillohen gjatë javës.

Kjo ngjarje ka për qëllim bashkimin e stafit akademik dhe administrativ nga institucione të ndryshme arsimore ndërkombëtare, përmes një serie aktivitetesh dhe punëtorish që synojnë zhvillimin e aftësive profesionale dhe shkëmbimin e eksperiencave.

Java Ndërkombëtare e Stafit në UBT ofron mundësi për ndërlidhje dhe krijimin e rrjeteve profesionale. Gjatë javës, pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete të ndryshme që përfshijnë seminare dhe punëtori mbi tema akademike dhe administrative, vizita kulturore, dhe mundësi për shkëmbim idesh dhe përvojash ndërmjet institucioneve të ndryshme arsimore.

Në program janë përfshirë aktivitete si: punëtori dhe ligjërata mbi tema aktuale akademike dhe administrative, vizita në institucione arsimore dhe kulturore të Kosovës, aktivitetet sociale dhe kulturore për të njohur më mirë traditat dhe historinë e Kosovës.

UBT vazhdon të ofrojë një eksperiencë ndërkombëtare të pasur dhe të larmishme për pjesëmarrësit e tij. Me një reputacion të fortë në fushat e inteligjencës artificiale dhe ndërmarrësisë, UBT është institucioni më i dalluar në rajon dhe një vend ideal për zhvillimin e karrierës dhe aftësive profesionale.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të kenë mundësinë të krijojnë lidhje të reja profesionale, të zhvillojnë aftësitë e tyre, dhe të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Krijo të ardhmen tënde muzikore me Fakultetin Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment në UBT

Published

on

By

Programi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhment në UBT është konceptuar për të ofruar një arsimim gjithëpërfshirës dhe inovativ, duke përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë e industrisë muzikore dhe prodhimit digjital. Ky program ndërthur muzikën moderne me teknikat e prodhimit digjital dhe menaxhmentin e industrisë muzikore, duke i ofruar studentëve një kurikulë të pasur për një karrierë të suksesshme në këtë fushë.

Programi Muzika Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment në UBT, është dizajnuar për të përmbushur nevojat për kuadro profesionale në industrinë dhe institucionet e ndryshme kulturore, përfshirë radio, televizione, platforma online, film, teatër dhe festival.

Ky program ofron një spektër të gjerë të industrisë së argëtimit, veçanërisht ato që lidhen me punën dhe organizimin e punës, punësimin dhe orientimin profesional, komunikimin dhe marrëdhëniet me tregun, kërkimin muzikologjik, organizimin e ngjarjeve kulturore, dhe fusha të tjera të prodhimit dhe shkencës për tinguj dhe muzikë.

Me një kurikulë multidisiplinare që bashkon kreativitetin artistik, studentët do mësojnë të krijojnë dhe të menaxhojnë muzikën duke përdorur teknologjitë më të fundit, ndërsa njëkohësisht do zhvillojnë njohuri në menaxhimin e karrierave artistike dhe planifikimin e aktiviteteve dhe projekteve muzikore.

UBT ofron një infrastrukturë moderne me studio dhe pajisje të avancuara, duke krijuar një ambient profesional. Kjo infrastrukturë moderne i ndihmon studentët të aplikojnë njohuritë e tyre në një mjedis të sofistikuar dhe profesionalë

Ndërsa stafi akademik përbëhet nga profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë në muzikë, prodhim digjital dhe menaxhment të industrisë muzikore. Ligjëruesit janë të angazhuar për të ofruar mësim cilësor, të bazuar në përvoja reale.

Studimi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhment në UBT ofron një përgatitje të plotë dhe të avancuar, duke përgatitur studentët me njohuri dhe aftësi praktike. Ky program u mundëson studentëve të jenë të gatshëm për të përballuar sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë në vazhdimësi.

Programi, Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim është krijuar për t’u ofruar studentëve jo vetëm njohuri akademike, por edhe përvojë praktike. Në një industri që ndryshon me ritme të shpejta, është thelbësor që të rinjtë të jenë të kualifikuar, që nga kompozimi dhe prodhimi, deri te menaxhimi dhe shpërndarja e muzikës në tregjet globale. Në UBT, ne ndërtojmë gjeneratën e ardhshme të krijuesve, producentëve dhe liderëve të industrisë muzikore.” – Dekanja e Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhment, Prof. Dr. Ariana Gjoni.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i Akademisë Ajrore të ShBA mban ligjëratë për studentët e Studimeve të Sigurisë në UBT

Published

on

Në kuadër të ciklit të ligjëratave të lëndës “Strategjia Kombëtare e Sigurisë”, studentët e vitit të parë të programit të Studimeve të Sigurisë patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë tematike të mbajtur nga një figurë e shquar ndërkombëtare në fushën e sigurisë – Profesori amerikan Col. Chad Austin.

Ligjërata u organizua nga Prodekani i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, Prof. Arian Kadriu dhe Prof. Shaip Osmani, dhe u zhvillua në një atmosferë dinamike dhe interaktive, ku të pranishmit patën mundësinë të përfshihen në diskutime të hapura mbi çështje aktuale të sigurisë globale.

Prof. Col. Chad Austin, i cili aktualisht ligjëron në United States Air Force Academy në Colorado Springs, ShBA, si dhe në European University Viadrina Frankfurt (Oder) në Brandenburg, Gjermani, solli një pasqyrë të thelluar mbi temat kyçe si: lidershipi në kontekste të tensionuara, kornizat ligjore të sigurisë, dhe proceset e negociatave gjatë konflikteve.

Gjatë prezantimit, Prof. Austin ndau përvoja konkrete nga puna e tij me misionet ushtarake ndërkombëtare, duke ndriçuar rëndësinë e përgatitjes akademike të studentëve të sigurisë për të kuptuar dhe menaxhuar situata të ndërlikuara në mjedise reale të konfliktit dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Ky aktivitet është pjesë e vazhdimësisë së bashkëpunimit të Fakultetit të Studimeve të Sigurisë me Ushtrinë Amerikane dhe me ekspertë ndërkombëtarë të fushës së sigurisë, përmes ligjëratave tematike, tryezave të rrumbullakëta dhe konferencave shkencore. Kjo qasje e hapur dhe ndërkombëtare kontribuon ndjeshëm në zgjerimin e horizontit akademik të studentëve dhe në përgatitjen e tyre për sfidat e reja të sigurisë globale.

Continue Reading

Të kërkuara