Lajmet

Çeku tregon kur do të nisë ndërtimi i Stadiumit Nacional

Published

on

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se ndërtimi i Stadiumit Nacional të Kosovës do të nisë vitin e ardhshëm dhe se për këtë tashmë po negociohet marrja e një kredie ndërkombëtare që do të përdoret për ndërtimin e tij.

Stadiumi nacional, aktualisht bashkë me Ministrinë e Financave po bëjmë negocimin e kredisë ndërkombëtare, në momentin që do ta kemi marrëveshjen për kredi ndërkombëtare, e njëjta procedohet në Kuvend për ratifikim dhe presim që në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm të nisin punimet edhe në ndërtimin e Stadiumit Nacional të Kosovës”, tha Çeku .

I pari i MKRS-së ka folur edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshave U21 në vitin 2017. Ai theksoi se nuk ka pasur fare komunikim me Shqipërinë për mundësinë që ky kampionat të organizohet në një bashkëpunim Shqipëri-Kosovë.

Faktet duhen thënë, ne si ministri nuk jemi kontaktuar asnjëherë në raport me mundësinë e bashkë-organizimit të këtij kampionati. Pra ne kemi kuptuar që një gjë e tillë po ndodh në momentin kur është publikuar aplikimi i përbashkët Shqipërisë me Serbinë për ta organizuar këtë kampionat. Fatkeqësisht pas kritikave që kanë marrë, nga Federata e Shqipërisë është thënë që Kosova nuk është gati me infrastrukturë, kjo nuk qëndron. Shumë shpejt vendin tonë e bëjmë lider në rajon për infrastrukturën e futbollit, deri në vitin 2027 ne do t’i kishim të përfunduara mjaftueshëm stadiume që këtë kampionat ta bashkë-organizojmë më Shqipërinë”, theksoi Çeku.

Çeku foli edhe për stadiumin e qytetit në Gjilan për të cilin tha se është në procedurë të vlerësimit për shpalljen e operatorit për ndërtimin e këtij stadiumi në vlerë prej 15 milionë euro.

Lajmet

Ishte në mision vullnetar – vdes në Sumy tenori ukrainas, Vladislav Gorai

Published

on

Tenori Vladislav Gorai, anëtar i Operës Kombëtare të Odesës në Ukrainë, vdiq të dielën gjatë kohës kur ishte i angazhuar në një mision vullnetar në rajonin verior Sumy, që kufizohet me Rusinë, thanë zyrtarët e operës.

Më shumë se tri vjet që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, forcat ruse iu afruan qytetit Sumy javën e kaluar, duke e vënë në rrezik kryeqytetin rajonal përmes një avancimi të dyfishtë me luftime të ashpra në vijën e frontit si dhe me sulme të pamëshirshme me raketa e dronë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“E tërë bota e njohu zërin e Vladislav Vikentiiovych-it, por zemra e tij i përkiste Ukrainës. As në kohërat më të errëta, ai nuk qëndroi anash – ai ndihmoi, bëri punë vullnetare, përkrahu” – thuhet në një deklaratë të operës të dielën.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla: Bllokada e Kuvendit e pakuptimtë, opozita të marrë përgjegjësi

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si përsëritje të një bllokade të pakuptimtë.

Gjatë deklaratës së saj, Gërvalla u bëri thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga ajo që e quajti “strategji destruktive” dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade, e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet. Ky unitet shprehet përmes funksionimit të Kuvendit, jo përmes bllokadës”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara