Lajmet

Qeveria miraton strategjinë sektoriale të shëndetësisë 2025-2030

Published

on

Qeveria ka miratuar strategjinë sektoriale të shëndetësisë 2025-2030, e cila u konsiderua se do të kontribuojë në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar u miratua edhe nisma e lidhjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për mekanizëm për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se partneriteti me Bashkimin Evropian përmes këtij mekanizmi përfaqëson një angazhim të përbashkët për reforma.

Marrëveshja ka për qëllim përshpejtimin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, integrimin ekonomik rajonal, si dhe konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian, duke plotësuar pra fondet e instrumentit të para-anëtarësimit apo IPA. Në qendër të këtij përkushtimi qëndron agjenda e reformave të Kosovës. Agjendë e cila përfshin reforma për administratë publike, menaxhimin financave publike, digjitalizimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, politika të dekarbonizimit, efiçiencës së energjisë, rregullimin e mjedisit afarist, arsimin, tregun e punës dhe sundimin e ligjit”, deklaroi Murati.

Ai e konsideroi këtë marrëveshje si hap vendimtar dhe pikë reference në rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhme të qëndrueshme brenda familjes evropiane.

Kjo marrëveshje siç tanimë është publikuar arrin totalin prej 882,6 milionë euro nga të cilat rreth 253 milionë euro janë grant kurse pjesa tjetër është kredi prej 629 milionë eurove janë kredi. Një pjesë prej 34.7 për qind e kredisë do të transferohet në kornizën e investimeve të Ballkanit Perëndimor, ku po ashtu janë të alokuara edhe fondet e grantit. Secili disbursim i kredisë, parashihet të ketë afat prej 40 viteve pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ku pagesa e krye gjësë së kredisë së disbursuar do të fillojë tek në vitin e 2034, apo pesë 10 viteve”, shtoi Murati.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar edhe strategjia sektoriale të shëndetësisë 2025-2030.

Kryeministri Albin Kurti tha se me këtë strategji do të kontribuohet në përmirësimin e shëndetit të popullatës.

Reforma në sektorin e shëndetësisë do të synojë qasjen e plotë për të gjithë qytetarët për shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta pa vështirësi financiare. Me këtë strategji do të kontribuojmë në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimit e shëndetit të popullatës. Kjo do të arrihet me sigurimin e qasjes universale dhe të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët e vendit”, deklaroi Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë prezantimit të kësaj strategjie tha se udhëheqja e sektorit të shëndetësisë është përgjegjësi e madhe, për çka u zotua për përmirësimin e cilësisë dhe të sigurisë së shërbimeve shëndetësore.

Strategjia që sot po miratohet synon realizimin e vizionit të saj për popullatë të shëndetshme, shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta, në qasje të lehtë të barabartë por edhe kosto efektive. Strategjia sektoriale e shëndetësisë dhe plani i veprimit synon tu jap politikë politikbërësve në shëndetësi, institucioneve shëndetësore dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në sektor mundësinë që përmes një qasje gjithëpërfshirëse të kontribuojnë dhe të fokusohen në faktorët që kanë ndikim në shëndetin dhe mirëqenien e popullatës. Zbatimi i synimeve tona të përcaktuara me strategji do të mundësojnë kalimin e sistemit tonë shëndetësor nga niveli i mirëmbajtjes në një sistem shëndetësor në zhvillim, duke ndryshuar format e financimit përmes funksionalizimit të skemës së sigurimit shëndetësor të detyrueshëm, integrimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës e llogaridhënies me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor”, deklaroi Vitia.

Qeveria ka vendosur që t’i japë në shfrytëzim Komunës së Shtimes disa prona të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tregoi se cilat objekte do të ndërtohen në pronat e kërkuara.

MAPL konform mandatit të saj ligjor në këtë mbledhje të qeverisë miratimin e vendimit lidhur me kërkesën e parashtruar nga Komuna e Shtimes për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për pronat e menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për investimet strategjike në realizimin e projekteve, ndërtimi i objektit të ri të komunës, përfundimi i projektit të tregut të gjelbër dhe ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së, objektet rekreative sportive, pishina dhe poligone për çiklizëm. Pronat e kërkuara nga Komuna e Shtimes janë të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Në fund të mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti e ndërpreu transmetimin, ku tha se do të diskutohen dy propozime të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ai tha se “përmbajtja kërkon diskutim konfidencial”.

Lajmet

PDK dhe asamblistët e Prishtinës protestojnë para Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Published

on

By

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar këtë të martë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, në protestën e mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aksioni opozitar po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë me ngulm zhbllokimin e procesit dhe konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, duke e cilësuar vonesën aktuale si një pengesë direkte për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit. /Eknomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 35°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

8-vjeçarja nga Luiziana humb jetën nga “ameba trungrënëse” pas notit në liqen

Published

on

Një vajzë 8-vjeçare nga Luiziana, Lillian Smart, ka humbur jetën pasi u infektua me Naegleria fowleri, një amebë e rrallë e njohur si “ameba trungrënëse”.

Sipas familjes, Lillian nga Ruston ndërroi jetë pak pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të tetë, ndërsa dëmtimet në trurin e saj ishin shumë të rënda.

Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës kishte njoftuar më herët për një rast të dyshuar të infektimit me këtë amebë te një banor i zonës, pas notit në liqenin Claiborne, rreth 48 kilometra në veriperëndim të Ruston. Dyshohet se edhe infektimi i vajzës ka ndodhur gjatë notit në ujë të ëmbël.

Naegleria fowleri gjendet zakonisht në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta. Infeksioni mund të ndodhë kur uji i kontaminuar hyn përmes hundës dhe arrin në tru.

Autoritetet theksojnë se ameba nuk shkakton infeksion kur uji gëlltitet dhe nuk transmetohet nga personi në person.

Departamenti i Shëndetësisë e ka cilësuar infeksionin si “jashtëzakonisht të rrallë, por pothuajse gjithmonë fatal”.

Në Shtetet e Bashkuara janë raportuar vetëm 180 raste të konfirmuara të infeksionit me Naegleria fowleri nga viti 1937 deri në vitin 2025./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Juridiku në UBT: Rrugëtimi ideal drejt një karriere të suksesshme në drejtësi

Published

on

By

Fusha e drejtësisë kërkon dije, integritet dhe aftësi për të parë përtej një rregulli, për të kuptuar një çështje dhe për të ndërtuar argumentin e duhur. Në një shoqëri ku ligji është pjesë e çdo fushe të jetës, nevoja për profesionistë të përgatitur juridikisht është gjithnjë më e madhe. Pikërisht për këtë, UBT ofron Programin Bachelor në Juridik si një rrugëtim akademik dhe profesional që i pajis studentët jo vetëm me njohuri të thelluara juridike, por edhe me aftësitë praktike të nevojshme për t’i zbatuar ato në realitet.

Programi Bachelor në Juridik në UBT ofrohet në Prishtinë dhe në Kampusin e UBT-së në Prizren, duke u krijuar studentëve mundësinë të ndjekin studimet në një mjedis modern dhe të orientuar drejt zhvillimit profesional. Programi synon të ofrojë cilësinë më të lartë të edukimit juridik dhe të përgatisë studentë të aftë për të përballuar kërkesat e profesionit, për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe për të luajtur një rol aktiv në zhvillimin e shoqërisë.

Gjatë studimeve, studentët ndërtojnë njohuri të qëndrueshme në fushat kryesore të së drejtës, duke përfshirë të drejtën civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese, si dhe dimensionet e së drejtës ndërkombëtare. Ata mësojnë të analizojnë legjislacionin, të interpretojnë normat juridike dhe të kuptojnë mënyrën se si parimet dhe rregullat juridike zbatohen në raste konkrete.

Por një jurist i mirë nuk mjaftohet vetëm me njohjen e ligjit. Për këtë arsye, programi i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të mendimit kritik, aftësive analitike, komunikimit profesional dhe argumentimit juridik. Studentët mësojnë të analizojnë çështje të ndryshme ligjore, të hartojnë dokumente juridike dhe të ndërtojnë argumente të strukturuara, duke përdorur edhe metodën IRAC – Çështja, Rregulla, Analiza dhe Përfundimi. Kjo qasje i ndihmon ata të zhvillojnë një mënyrë sistematike të të menduarit dhe të zgjidhjes së problemeve juridike.

Programi i nxit studentët edhe në fushën e hulumtimit dhe analizës juridike. Ata angazhohen në projekte që kërkojnë mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e legjislacionit të Kosovës, vendimeve gjyqësore dhe çështjeve të së drejtës kombëtare e ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, studentët zhvillojnë aftësinë për të hulumtuar në mënyrë të pavarur, për të vlerësuar burimet juridike dhe për të ndërtuar përfundime të bazuara në argumente profesionale.

Përveç njohurive individuale, rëndësi i kushtohet edhe aftësisë për të bashkëpunuar dhe komunikuar në mënyrë profesionale. Studentët përgatiten për punë ekipore dhe bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, policinë, prokuroritë, gjykatat, organizatat joqeveritare dhe sektorin privat. Kjo i pajis ata me kompetenca që janë të rëndësishme jo vetëm për profesionin juridik, por për çdo mjedis profesional ku kërkohet përgjegjësi, analizë dhe vendimmarrje.

Me përfundimin e studimeve, të diplomuarit synohet të jenë të përgatitur për të vazhduar rrugëtimin e tyre profesional dhe akademik në fusha të ndryshme të drejtësisë. Ata fitojnë një bazë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm në profesionet juridike, në institucione publike, organizata, sektorin privat dhe fusha të tjera ku kërkohen njohuri dhe kompetenca juridike.

Juridiku në UBT është një përvojë që ndërthur dijen, praktikën, kërkimin dhe zhvillimin personal. Është vendi ku studenti mëson jo vetëm çfarë thotë ligji, por edhe si ta analizojë, ta interpretojë dhe ta përdorë atë me përgjegjësi. Në Prishtinë dhe Prizren, UBT u hap rrugën të rinjve që duan ta shndërrojnë interesimin për drejtësinë në një profesion dhe një karrierë me ndikim.

 

Continue Reading

Të kërkuara