Sport
Çekia fiton grupin e ‘hekurt’, Shqipëria e fundit
Published
2 hours agoon
By
UBT NEWSÇekia ka siguruar kreun e grupit në Ligën B të Ligës së Kombeve, pas një fitoreje 2-1 ndaj Gjeorgjisë, duke e mbyllur kështu grupin në vendin e parë dhe siguruar ngjitjen automatike në Ligën A.
Golat e Jan Sulç dhe Adam Hlozek i dhuruan 3 pikë të arta Çekisë, ndërkohë që golin e vetëm për Gjeorgjinë e shënoi Giorgi Mikautadze. Ky rezultat ka qenë vendimtar për pozitat në grup, pasi Gjeorgjia, pas kësaj disfate, mbylli garën në vendin e tretë, duke lënë Shqipërinë në fund të renditjes.
Në këtë mënyrë, Gjeorgjia do të luajë në fazën e “Play-Out”, ku do të synojë të mbajë vendin në Ligën B. Shqipëria, nga ana tjetër, e mbylli grupin në vendin e fundit, pa mundur të arrijë asnjë fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Pas këtyre ndeshjeve, Shqipëria do të mbetet në pritje të mundësive të ardhshme për të avancuar në konkurset ndërkombëtare, ndërkohë që Çekia mund të shijojë suksesin dhe ngjitjen në Ligën A./UBTNews/
Sport
Kualifikueset e Botërorit 2026, vazot dhe si funksionon shorti, ku ndodhet Shqipëria?
Published
2 hours agoon
November 20, 2024By
UBT NEWSPas Kampionatit Evropian 2024, i fituar nga Spanja, vëmendja e tifozëve do të kthehet në Kupën e Botës 2026, kompeticioni i radhës ndërkombëtar. Ndeshjet kualifikuese për Botërorin kanë nisur tashmë në pjesën tjetër të botës, por kombëtaret evropiane do të nisin garën më vonë.
Si funksionojnë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026?
Format i ri për kualifikueset e Botërorit 2026 u zbulua nga UEFA më 25 janar. 55 kombëtare evropiane do të ndahen në 12 grupe, ku çdo grup do të ketë katër ose pesë ekipe (nuk do të ketë më grupe me pesë ose gjashtë skuadra). Fituesit e grupeve do të sigurojnë automatikisht kualifikimin në fazën finale të Kupës së Botës, ndërsa nënkampionët dhe katër skuadrat me renditjen më të mirë në Ligën e Kombeve do të kalojnë në fazën e play-off për të luftuar për një vend në turneun botëror.
Më 13 dhjetor do të hidhet shorti për të ndarë ekipet në 12 grupe. Shorti do të përfshijë tetë kombëtaret më të mira të Ligës së Kombeve, të cilat do të jenë kokë serish në grupet përkatëse (katër fituesit dhe katër vendet e dyta që kalojnë në play-off), ndërsa katër kombëtaret e tjera do të jenë ato që kanë renditjen më të mirë në FIFA, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin.
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026: Vazo dhe grupet e përkohshme
Vazo 1: Francë, Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Belgjikë, Itali, Gjermani, Kroaci, Zvicër, Danimarkë, Austri.
Vazo 2: Ukraina, Turqi, Suedi, Uellsi, Poloni, Hungari, Serbi, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Republika Çeke.
Vazo 3: Skoci, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi.
Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Letonia, Far Oer, Lituani.
Vazo 5: Moldavia, Andorra, Malta, San Marino, Gjibraltar, Lihtenshtajni.
Shqipëria gjendet në Vazon e tretë, ndërsa kombet më të forta evropiane, si Franca, Spanja dhe Anglia, janë të vendosura në Vazon 1. Pas shortit të 13 dhjetorit, grupet do të bëhen të qarta dhe do të nisë gara për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, një sfidë që do të tërheqë vëmendjen e shumë tifozëve në mbarë Evropën dhe botën./UBTNews/
Sport
Në fundjavë zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”
Published
22 hours agoon
November 19, 2024By
UBTNewsFederata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2024 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
FBoxK ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e kryeministrisë së Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrëse në turne do të jenë tetë shtete. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 nëntor, me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet të nesërmen (24 nëntor) me fillim në ora 12:00.
Kosova e mposhti Lituaninë në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0, ndeshje kjo e cila shënoi edhe fundin e rrugëtimit të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Fitorja erdhi duke iu falënderuar golit të vetëm të shënuar në fillim të ndeshjes, përkatësisht në minutën e pestë të saj nga Muharrem Jashari.
Pas ndeshjes, Jashari tha se e kishte ndjerë se do të realizonte gol.
“Për mua heronj janë të gjithë bashkëlojtarët të cilët më ndihmuan në pjesën e dytë e cilët e patë një barrë shumë më të madhe pa mua, pa një lojtar dhe i falënderoj të gjithë lojtarët dhe jam i lumtur që e arritëm fitoren. Kam pasur edhe në ndeshjen me Rumaninë disa raste dhe normal që e kam ndjerë që në këtë ndeshje do të shënojë sepse i kam pasur disa raste dhe jam i lumtur që shënova dhe i ndihmova ekipit”, tha Jashari.
Sport
Vëzhguesi i UEFA-s zbulon se kur do të jepet vendimi për Rumani-Kosovë
Published
2 days agoon
November 18, 2024By
UBT NEWSIonut Lupescu, vëzhguesi teknik i UEFA-s, ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me incidentin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u ndërpre pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë ndaj lojtarëve kosovarë. Ky moment ka shkaktuar një tërheqje të ekipit të Kosovës nga fusha e lojës, duke lënë të hapur një pyetje të madhe për vendimin që do të merrej nga UEFA për këtë rast.
Lupescu, i cili është një nga figurat kryesore të UEFA-s për Euro 2024, ka zbuluar periudhën e mundshme kur mund të merret vendimi përfundimtar lidhur me ndeshjen e ndërprerë. Sipas tij, verdikti për këtë rast do të jepet përpara shortit të eliminatoreve të Botërorit 2026, që do të hidhet më 13 dhjetor të këtij viti. Kjo do të thotë se një vendim përfundimtar për këtë ndeshje të ndërprerë mund të pritet në fillim të muajit dhjetor, para fillimit të fazës së re të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kur u pyet nëse UEFA mund të vendosë që ndeshja të mbyllet me rezultatin aktual në momentin e ndërprerjes (0-0), Lupescu e kundërshtoi një mundësi të tillë, duke theksuar se ky skenar është shumë i pakonceptueshëm në kuadër të rregulloreve të futbollit. Ai theksoi se UEFA do të analizojë me shumë kujdes ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes, duke shqyrtuar tërësisht incidentin dhe duke kërkuar edhe video shtesë dhe sekuenca të tjera që mund të ndihmojnë në përfundimin e një vendimi të drejtë dhe të bazuar në prova.
Për momentin, Kosova dhe Rumania po kërkojnë që të arrihet një rezultat zyrtar 3-0 për ekipin kosovar, duke marrë parasysh rregullat për ndëshkimin e tifozëve që shfaqin sjellje raciste. Sidoqoftë, fjalën e fundit për këtë çështje do ta ketë UEFA, e cila do të marrë një vendim përfundimtar pas shqyrtimit të të gjitha elementeve të ngjarjeve.
Aktualisht, Kosova ka grumbulluar 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, duke qenë tre pikë pas lideres Rumania. Dardanët do të përballen sonte me Lituaninë në ndeshjen e fundit të grupit, e cila mund të jetë vendimtare për kualifikimin e Kosovës në fazat e mëtejshme të garës, ndërkohë që të premten e ardhshme mund të mësojnë edhe kundërshtarin e mundshëm në “play-off”./UBTNews/
Rritet presioni ndaj Scholz-it për mandatin e dytë
52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Trump nominon Howard Lutnickun për Sekretar të Tregtisë
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
Nisin punimet në rrugën “Rexhep Luci”, Rama e quan një projekt fantastik dhe evropian
Koreja e Jugut: Rreth 11,000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në Kursk
Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse për Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev
Moti i keq me borë pushton Britaninë! Mbyllen mbi 200 shkolla
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman