Sport
Çekia dhe Anglia synojnë kreun e tabelës, formacionet e mundshme
Published
5 years agoon
By
Betim GashiRepublika Çeke do të zhvillojë sot ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të Grupit D kundër Anglisë, në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Të dy kombëtaret gjenden në kuotat e njëjta të pikëve, dhe do të garojnë për vendin e parë në tabelë, respektivisht Çekia zë vendin e parë në tabelë me katër pikë, aq sa ka Anglia në pozitën e dytë.
Çekia rikthehet nga barazimi 1:1 kundër Kroacisë, kurse Skocia e befasoi Anglinë, ku “Tre Luanët” arritën të arkëtojnë vetëm një pikë, në barazimin pa gola kundër skocezëve.
Anglia dhe Çekia janë përballur tre herë mes vete, ku një fitore kanë regjistruar çekët, një anglezet, dhe një herë janë ndarë me barazim.
Kombëtarja e Anglisë do të jetë me dy mungesa këtë ndeshje, ku për shkak të masave anti-Covid-19, dy lojtarët e Chelseat, mbrojtësi Ben Chilwell dhe mesfushori Mason Mount, gjenden në izolim.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Republika e Çekisë (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Kalas, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Sancho, Mount, Grealish; Kane
Grupi D
21:00 Çekia – Anglia (Stadiumi Wembley-Londër)
Sport
Rezultatet e fundjavës në Premier League, La Liga dhe Bundesliga
Published
13 minutes agoon
April 27, 2026By
UBTNews
Në Premier League, fundjava solli disa rezultate interesante. Fulham mposhti Aston Villan 1–0, ndërsa Liverpool fitoi 3–1 ndaj Crystal Palace. West Ham United triumfoi 2–1 kundër Evertonit, Tottenham Hotspur fitoi 1–0 në udhëtim ndaj Wolves, ndërsa Arsenal gjithashtu arkëtoi tri pikë me fitore 1–0 ndaj Newcastle United.
Në La Liga, Deportivo Alavés fitoi 2–1 ndaj Mallorcas, Barcelona mposhti Getafen 2–0, Valencia fitoi 2–1 ndaj Gironas, ndërsa Atlético Madrid doli fitues në një ndeshje të fortë ndaj Athletic Club me rezultat 3–2.
Në Bundesliga, Bayern Munich fitoi në një ndeshje spektakolare ndaj Mainz 05 me rezultat 4–3, ndërsa Hoffenheim mposhti Hamburger SV 2–1.
Në ndeshjet e së dielës në La Liga, Rayo Vallecano dhe Real Sociedad barazuan 3–3, Real Oviedo humbi 2–1 ndaj Elche, Osasuna fitoi 2–1 ndaj Sevillas, ndërsa Villarreal mposhti Celta Vigon 2–1.
Në Bundesliga, VfB Stuttgart barazoi 1–1 me Werder Bremen, ndërsa Borussia Dortmund shënoi fitore të thellë 4–0 ndaj Freiburg.
Sport
Behije Mustafa fiton të artën në Serie A të karatesë në Spanjë
Published
25 minutes agoon
April 27, 2026By
UBTNews
Karateistja Behije Mustafa ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar, duke fituar medaljen e artë në garën e nivelit Serie A të zhvilluar në La Coruña të Spanjës.
Ky nivel i garave konsiderohet si i dyti më i lartë në karate, menjëherë pas turneve elitare Karate 1 Premier League, duke e bërë këtë triumf edhe më të rëndësishëm.
Në finalen e kategorisë deri në 68 kilogramë, Mustafa dominoi përballjen ndaj karateistes nga Egjipti, Jana Hazem Elsayed, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 14:6. Ajo kontrolloi luftën nga fillimi deri në fund, duke treguar formë të shkëlqyer dhe siguri në çdo moment.
Në këtë turne prestigjioz morën pjesë plot 1195 garues nga 83 shtete të ndryshme të botës, çka e rrit edhe më shumë vlerën e medaljes së artë të fituar nga Mustafa.
Sport
Kastrioti kampioni i Kosovës në Hendboll
Published
34 minutes agoon
April 27, 2026By
UBTNews
Kastrioti i Ferizajit ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar, duke e fituar për herë të tretë rresht Kupën e Kosovës.
Në një finale tejet dramatike të zhvilluar të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti triumfoi ndaj Besa Famgas me rezultat minimal 28:27. Heroi i ndeshjes ishte Alban Haziri, i cili realizoi golin e fitores vetëm dhjetë sekonda para përfundimit.
Takimi ishte i baraspeshuar deri në momentet e fundit. Besa ishte në epërsi 27:26, por Kastrioti barazoi në 27:27 rreth një minutë e gjysmë pa përfunduar ndeshja, falë një goditjeje të saktë nga Gentrit Brahimi.
Në minutat vendimtare, Besa pati disa tentativa për të rikthyer epërsinë, por nuk arriti të konkretizojë. Gjuajtja e Denis Terziqit u bllokua fillimisht nga mbrojtja e Kastriotit, ndërsa më pas ai bëri faull në sulm në minutën 59:18.
Në aksionin e fundit, Kastrioti u tregua më i saktë. Haziri finalizoi me sukses dhe i siguroi skuadrës së tij trofeun. Besa pati edhe një mundësi të fundit, por Terziqi gaboi, duke gjuajtur jashtë porte tri sekonda para fundit.
Një rol kyç në këtë fitore pati portieri Wadi Chebbi, i cili me pritjet e tij vendimtare u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut final.
Sa i përket statistikave, më efikasi për Kastriotin ishte Felippe Teixeira me gjashtë gola, ndërsa Alban Haziri dhe Yassine Henahen shtuan nga pesë secili. Në anën tjetër, Denis Terziqi realizoi 10 gola për Besën, kurse Yas Mohamed Omar Ali shtatë.
Në rrugëtimin drejt finales, Kastrioti eliminoi Rahovecin në gjysmëfinale, ndërsa Besa Famgas kaloi Prishtinën.
Sport
Premier League, La Liga dhe Bundesliga sjellin ndeshje të zjarrta
Published
3 days agoon
April 24, 2026By
UBTNews
Fundjava sjell një agjendë të ngjeshur me ndeshje interesante në ligat kryesore evropiane, ku vëmendja do të jetë te përballjet në Premier League, La Liga dhe Bundesliga.
Të shtunën, në Premier League, dita hapet me ndeshjen mes Fulham FC dhe Aston Villa FC në orën 13:30. Në orën 16:00 zhvillohen disa takime njëkohësisht: Liverpool FC përballet me Crystal Palace FC, West Ham United FC pret Everton FC, ndërsa Wolverhampton Wanderers FC luan ndaj Tottenham Hotspur FC. Në mbrëmje, nga ora 18:30, spikat derbi mes Arsenal FC dhe Newcastle United FC.
Në La Liga, po të shtunën, Deportivo Alavés përballet me RCD Mallorca në orën 14:00, ndërsa në 16:15 Getafe CF luan ndaj FC Barcelona. Në mbrëmje, Valencia CF ndeshet me Girona FC në 18:30, ndërsa në 21:00 zhvillohet dueli mes Atlético Madrid dhe Athletic Club.
Nga Bundesliga, të shtunën në 15:30 1. FSV Mainz 05 pret FC Bayern Munich, ndërsa në 18:30 Hamburger SV përballet me TSG Hoffenheim.
Të dielën, në La Liga, programi nis me Rayo Vallecano ndaj Real Sociedad në orën 14:00. Në 16:15 luhet sfida Real Oviedo – Elche CF, ndërsa në 18:30 CA Osasuna pret Sevilla FC. Dita mbyllet me ndeshjen Villarreal CF – Celta Vigo në orën 21:00.
Në Bundesliga, të dielën në 15:30 VfB Stuttgart përballet me Werder Bremen, ndërsa në 17:30 Borussia Dortmund luan ndaj SC Freiburg.
Fundjava premton spektakël dhe përballje interesante në tri nga ligat më të forta evropiane.
Rama: Rritje financimesh për start-upet dhe bashkëpunim më i madh me shkollat
Rezultatet e fundjavës në Premier League, La Liga dhe Bundesliga
Sulmohet një person zyrtar në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Të shtëna me armë dhe armëmbajtje pa leje, dy raste të raportuara në Kaçanik dhe Mitrovicë
Kuvendi nderon akademikun Rexhep Qosja, familja kërkon privatësi dhe refuzon ceremonitë zyrtare
Behije Mustafa fiton të artën në Serie A të karatesë në Spanjë
Hapet zyra e Ministrisë së Bujqësisë në Mitrovicën e Veriut; Kurti: Diskriminimit i erdhi fundi
Vjedhje të rënda në disa rajone të Kosovës, arrestime dhe hetime në vazhdim
Kastrioti kampioni i Kosovës në Hendboll
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live2 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
