Lajmet

“Can for Balkans”, krijimi i një rrjeti kulturor ndërkufitar lehtëson bashkëpunimin midis artistëve

Qëllimi i projektit është krijimi i një rrjeti kulturor ndërkufitar.

Published

on

ATSH/- Përfundoi me sukses organizimi i takimeve dhe aktiviteteve në Tiranë, në datat 30 Korrik – 02 Gusht 2021, në kuadër të projektit “Can for Balkans – Comics Alliance Network for Balkans – Rrjeti i Aleancës për Novelat Grafike për Ballkanin”, paraqitur nën Programin Kulturor-Europa Krijuese-të BE-së.

Qëllimi i projektit është krijimi i një rrjeti kulturor ndërkufitar për të lehtësuar bashkëpunimin midis artistëve dhe specialistëve në botën e novelave grafike historikë në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, në frymën e vlerave të Bashkimit Evropian.

Në ditën e parë të organizimit të takimeve dhe aktiviteteve në Tiranë në kuadër të projektit, u zhvillua një takim mes koordinatorëve të projektit, ku u diskutua mbi ecurinë e punës dhe caktimit të hapave të radhës që do të ndiqen për të pasur një projekt të suksesshëm edhe në fazat e tjera të zhvillimit të tij.

Më pas pjesëmarrësit në projekt nga Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia udhëtuan drejt Durrësit ku zhvilluan një vizitë në Bibliotekën e qytetit, si dhe një guidë në qendrat më kryesore turistike të Durrësit.

Gjatë pasdites pjesëmarrësit nga Rumania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bënë prezantimin e punës së tyre nga takimi i qershorit në Leskovac, Serbi deri në ditën e takimit në Tiranë.

Në fund të ditës së parë në takimin në Shqipëri gjithë grupi zhvilloi edhe një vizitë zyrtare në Muzeun Arkeologjik Durrës, ku u njohën më shumë me zbulimet arkeologjike të atij qyteti.

Në ditën e dytë të organizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit u zhvilluan dhe dy takime kryesore të organizimit në Tiranë.

Takimi i parë ishte ai me temë “Njihuni me mjedisin lokal artistik”, ku u prezantua koncepti i projektit dhe avantazhet e rrjetit kulturor të krijuar nga projekti, identifikimin e problemeve që lidhen me novelën grafike në veçanti apo dhe artet grafike në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi u bë një prezantim i detajuar mbi historinë e novelave grafike të Shqipërisë nga prof. Shpend Bengu dhe më pas u vijua me një diskutim mes artistëve grafikë të rinj shqiptarë dhe artistëve të ardhur nga vendet partnere në projekt: Rumania, Belgjika, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Aktiviteti i dytë që u zhvillua ishte debati me temë “Klishetë dhe stereotipet kulturore dhe shoqërore në Ballkan”, ku u diskutua më së shumti mbi Shqipërinë dhe u bë një përmbledhje e debatit të zhvilluar në Leskovac, Serbi në muajin qershor.

Në të dyja takimet, përveç pjesëmarrësve të projektit nga Rumania, Belgjika, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kishte të ftuar edhe artistë e studies vendas.

Në fund të ditës së dytë të organizimeve të projektit, gjithë pjesëmarrësit nga Rumania, Belgjika, Maqedonia e Veriut dhe Serbia zhvilluan një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar dhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.

Pasuria arkeologjike, historike e kulturore e vendit tonë e treguar nëpërmjet objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, si edhe historia e përgjimeve gjatë sistemit të regjimit komunist në Shqipëri i surprizoi dhe befasoi pjesëmarrësit e vendeve partnere në projektin “Can for Balkans”.

Continue Reading

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara