Disa ditë më parë u përfol për një lidhje mes babait transgjinor të Kylie dhe Kendall Jenner, Caitlyn Jenner, dhe modeles dhe analistes Sophia Hutchins. Fillimisht kjo zgjoi shumë komente, por menjëherë u hodh poshtë nga vet protagonistja Hutchins.
Në një deklaratë për revistën PEOPLE, Hutchins mohon që ajo dhe Jenner kanë një marrëdhënie romantike, duke shpjeguar se ajo dhe 71-vjeçarja, fituesja e medaljes së artë olimpike, kanë një “marrëdhënie familjare prindërore”.
Sophia dhe Caitlyn
“Unë nuk dua polemikë. Unë thjesht po përpiqem të jetoj jetën time. Caitlyn është si një prind për mua. Unë e kam thënë atë një milion herë. Një marrëdhënie familjare prindërore. Ndihem kaq e bekuar dhe e përulur që jam pjesë e një familje kaq të mahnitshme dhe që ajo sillet me mua si të jem bija e saj”, thotë Hutchins. “Ndihem e bekuar që jemi në gjendje të punojmë së bashku”, shtoi ajo.
Deklarata e Hutchins vjen pasi ajo postoi një fotografi (pamje nga ekrani) në Instagram Story duke treguar një postim të Twitterit që pretendonte se ajo dhe Jenner ishin “së bashku” për katër vjet. Në majë të pamjes së ekranit ajo shkroi: “Fake news! Jo lezbike!”
Ajo pastaj sqaroi deklaratat e saj më tej në një storie tjetër, duke shkruar, “Duajeni të gjithë komunitetin LGBT, por aq e lodhur nga thashethemet sa jam romantikisht me Caitlyn. Unë jam vetëm me meshkuj. Ndaloni thashethemet! Kanë kaluar vite”.
“Ne u takuam përmes stilistëve tanë. Ai po bënte flokët e mi një ditë dhe tha: “Unë do të shkojë në një fotosesion pas kësaj me Caitlyn dhe MAC, dhe Caitlyn do të donte t’ju takonte”, tha ajo në Heather McDonald’s podcast Juicy Scoop, vitin e kaluar./UBTNews
Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.
Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.
“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.
Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/
Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare do të bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga kultura shqiptare.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, si dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, më 12 qershor 2026 në ora 19:00. /A.K/
Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.
E realizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita sjell përmes fotografive të dokumentaristit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën në vitet e para të pasluftës, duke pasqyruar angazhimin e KFOR-it, por edhe jetën, sfidat dhe shpresat e qytetarëve gjatë periudhës së rindërtimit.
Ekspozita ishte prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe rikthehet tani, 25 vjet më vonë, në një version të restauruar dhe të zgjeruar, me synimin për të nxitur kujtesën, reflektimin dhe dialogun mbi paqen dhe bashkëjetesën.
Hapja do të mbahet sot nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./A.K/
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i përgëzoi mysafirët për diskutimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”, të moderuar nga Budima.
Dan Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në Universitetin e Oksfordit dhe kurator në Pitt Rivers Museum, ndërsa Françoise Vergès njihet si aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe autore e shumë botimeve mbi kulturën, historinë dhe drejtësinë shoqërore.
Sipas njoftimit, të dy kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në debatet ndërkombëtare mbi trashëgiminë kulturore, kujtesën historike dhe rolin e institucioneve kulturore në shoqëri./A.K/