Kulturë

‘Butësia kontrollon fortësinë’, ekspozita që sjell në art disiplinën e vajzave të xhudos

Published

on

Të premtën, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare e Kosovës, u hap ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë”, një projekt artistik i realizuar nga artistet vizuale Anais Horn dhe Verena Walzl, nën kurimin e Blerta Hoçia. E vendosur në hollin e ekspozitave të bibliotekës, ekspozita ofron një reflektim të ndjeshëm mbi raportin mes butësisë dhe forcës, duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor për të eksploruar tema si identiteti, disiplinë dhe fuqia e brendshme.

Holli kryesor i bibliotekës është transformuar përmes një instalacioni vizual ku fotografi të mëdha, të printuara në materiale transparente, varen lirisht dhe shfaqin vajza të reja që praktikojnë xhudo, sport ky që është bërë një simbol i njohur i suksesit sportiv të Kosovës në vitet e fundit.

Instalacioni vazhdon në dyshemenë e sallës, ku disa monitorë shfaqin video të ushtrimeve të përditshme të vajzave gjatë stërvitjeve. Këto pamje dokumentojnë disiplinën, përkushtimin dhe ritmin e vazhdueshëm të përgatitjes fizike, duke afruar publikun me procesin e padukshëm pas forcës që shfaqet gjatë garës.

Një element i veçantë i ekspozitës është një pasqyrë e gdhendur me fjalët dhe shprehjet që vajzat përdorin gjatë stërvitjeve, duke krijuar një përvojë që ndërthuret me imazhin dhe energjinë e aktivitetit sportiv.

Përmes fotografisë, videos dhe instalacionit, ekspozita nxjerr në pah kontrastin dhe harmoninë mes butësisë dhe forcës, duke treguar se si këto vajza ndërtojnë një formë të veçantë fuqie -një forcë që buron nga disiplinë, kontroll i trupit dhe përkushtim i përditshëm – dhe sfidon stereotipet tradicionale mbi feminitetin dhe fuqinë fizike.

Foto:Flonja Haxhaj

Continue Reading

Kulturë

“Young Classics” sjell muzikën klasike më pranë të rinjve në kuadër të RLIOF 2026

Published

on

By

Edicioni i gjashtë i Rame Lahaj International Opera Festival po vazhdon aktivitetet nën moton “Play Music, Not War”, duke promovuar muzikën klasike dhe artistët e rinj.

Në kuadër të festivalit, në Prishtinë u mbajt koncerti “Young Classics”, i realizuar në bashkëpunim me korin dhe orkestrën e shkollës së muzikës “Amadeus”. Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, të rinjtë interpretuan vepra të muzikës klasike, si dhe kolona zanore nga filmat e njohur të Disney-t.

Sipas organizatorëve, “Young Classics” është një nga risitë e këtij edicioni dhe synon të afrojë muzikën klasike me brezat e rinj. Festivali do të vazhdojë deri më 29 korrik me një sërë koncertesh dhe aktivitetesh kulturore, për t’u përmbyllur me gala mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

D.L

Continue Reading

Kulturë

Edicioni i pestë i “Prizren Fest”: Baleti klasik ngjitet në skenën e Teatrit mbi Lum

Published

on

By

Në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Prizren Fest”, adhuruesit e artit skenik do të kenë mundësinë të ndjekin një shfaqje të veçantë të baletit klasik. Ngjarja do të mbahet të enjten, më 23 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Teatrin mbi Lum “Banka Ekonomike”.

Shfaqja vjen si produksion i “ANGELS Ballet School” nga Prishtina, në bashkëpunim me “Prizren Fest”. Një nga kryeveprat më të njohura të baletit klasik do të interpretohet nga talentet e reja të kësaj shkolle, krah për krah me solistë profesionistë ndërkombëtarë.

Përmes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t dhe lëvizjeve skenike, publiku do të përjetojë një histori magjike dedikuar dashurisë, besnikërisë dhe sakrificës.

Me një program të larmishëm ndërkombëtar të shtrirë në 11 lokacione të ndryshme, “Prizren Fest” tashmë është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme teatrore të verës në Kosovë.

Edicioni i pestë vjen me produksione nga vende të ndryshme të botës, me tema që trajtojnë çështje universale e shoqërore, si dhe me synimin për ta kthyer teatrin në një mjet komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun. Edicioni i sivjetmë do të hapet zyrtarisht me shfaqjen “Borderless Body” nga Sllovenia. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Korça mirëpret “Air Beat Festival – LuluFest” me mbi 200 artistë

Published

on

Korça ka mirëpritur për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada artistike dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të ndryshme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve të tyre.

Paradat dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.

“Air Beat Festival – LuluFest” i shtohet kalendarit kulturor të Korçës, duke promovuar qytetin si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci përgëzon Baletin Kombëtar për debutimin në Romë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për paraqitjen në Itali, duke e cilësuar debutimin në Romë si një tjetër prezantim të suksesshëm të artit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Baleti Kombëtar i Kosovës debutoi në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma me shfaqjen “Carmina Burana”, nën koreografinë e maestros italian Toni Candeloro.

Sipas Bogujevcit, interpretimi i trupës kosovare u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore në Itali.

“Një tjetër prezantim i shkëlqyer i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë paraqitje dinjitoze”, ka shkruar ministrja.

Turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali do të vazhdojë më 20 korrik, me shfaqjen e radhës që do të mbahet në Lecce./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara