Lajmet

Bushati: Dinari proces i rëndësishëm i cili duhet të vazhdojë me këmbëngulje e ndërveprime me faktorin ndërkombëtar

Bushati i pyetur rreth raportit Kosovë-Serbi tha se dialogu është i pashmangshëm deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Published

on

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se hapja e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë është një lajm i gëzueshëm për gjithë rajonin e në veçanti për vendet që synojnë të jenë pjesë e kësaj aleance.

“Hapja e bazës taktike të NATO-së në Kuçovë është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për gjithë rajonin, në funksionin e aleancave të vendeve të cilat synojnë të jenë pjesë e saj duke përfshirë këtu, shpresoj në të ardhme jo të largët edhe Kosovën”.

Bushati i pyetur rreth raportit Kosovë-Serbi tha se dialogu është i pashmangshëm deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

“Sa i përket raportit mes Kosovës dhe Serbisë mendoj që dialogu është i pashmangshëm, ngjarjet e shtatorit të kaluar në Kosovë e kanë zhvendosur thelbin e konfliktit pa përfunduar nga një çështje e që konsiderohej e sigurisë rajonale sidomos në kushtet e stuhive gjeopolitike që përjeton Evropa si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë”.

Ai tha se për BE-në është e rëndësishme rikthimi i termave të referencës së këtij dialogu duke mos harruar se kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, duke shtuar se e sheh Serbinë si prijëse e destabilizmit rajonal.

“Serbia në këndvështrimin tim është prisja e vetme e stabilitetit rajonal, ndërkaq Kosova duhet të shpërblehet për progresin demokratik që ka demonstruar ndër vite, sikurse drejt anëtarësimit të këshillit të Evropës ashtu edhe marrjes së statusit për kandidat evropian”.

Ndërkaq i pyetur rreth çështjes së dinarit, Bushati tha se e sheh si çështje me rëndësi e cila po shkon në dialog.

“Sa i përket dinarit po shkon në dialog, mendoj që për Kosovën termat janë shumë të qarta procesi i shtrirjes së sovranitetit, në gjithë territorin është një proces i rëndësishëm i cili duhet të vazhdojë më këmbëngulje, dhe me ndërveprime me faktorin ndërkombëtar”.

Tutje Bushati shtoi se ka gjithmonë vend për të përmisuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke permisuar ndërveprimin mes institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës. Bushati përmendi zgjedhjet në fushën ndërkombëtare duke u deklaruar e këtë kontekst mendon që mund të ketë përparime të vogla tek sanksionet e vëna ndaj Kosovës duke thënë se do duhen te ishin hequr me kohë.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Rahovec dhe Malisheve.

Në rastin e parë në Rahovec është arrestuar një person pasi kishte sulmuar nenën e tij dhe me pas kishte tentuar të vetëvritet.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pagarushë të Malishevës, lidhur me rastin e datës 18.05.2026, për dhunë në familje është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Lipjan dyshohet se bashkëshorti i viktimës kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me leje të skaduar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen disa qytetarë serb në Graçanicë për dyshime për presion ndaj votuesve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj votuesve me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor.

Sveçla tha se zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht sfidave dhe bllokadave politike që kanë ndodhur në raste të caktuara, vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht në raportet ndërkombëtare për standardin e organizimit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

Ai përshëndeti veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e të dyshuarve në Graçanicë, duke theksuar se ata “përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve”.

Sipas Sveçlës, veprime të tilla që targetojnë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë janë rezultat i “direktivave të orkestruara nga Serbia”, të cilat, sipas tij, synojnë të cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik”, deklaroi ai.

Në fund, ministri në detyrë theksoi se institucionet do të garantojnë që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrjet e jashtme.

Continue Reading

Lajmet

Diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë sot në Kosovë

Published

on

By

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira më të dendura priten kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara