Lajmet

Burri që sulmoi kujdestarin e qenve të yllit Lady Gaga dënohet me 21 vjet burg

Ryan Fischer, kujdestari i qenve të saj, pësoi lëndime të rënda.

Published

on

Personi që sulmoi dhe plagosi kujdestarin e qenve të këngëtares Lady Gaga, si dhe vodhi bulldogët e saj francezë vitin e kaluar, pranoi fajësinë dhe u dënua me 21 vjet burg.

Sipas autoriteteve, kjo ishte një rastësi. Motivi i sulmit qëndron te vlera e bulldogëve francezë, një racë që mund të arrijë në mijëra dollarë dhe detektivët nuk besojnë se hajdutët e dinin se qentë i përkisnin asaj.

James Howard Jackson, një nga tre personat e dyshuar për grabitje, nuk e pranoi fajësinë, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Los Angelesit.

Ryan Fischer, kujdestari i qenve të saj, pësoi lëndime të rënda dhe të hënën iu drejtua gjyqit për të dhënë dëshminë e tij lidhur me sulmin./UBTNews/

Lajmet

Një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 92 fishekë sekuestrohen në Rahovec

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 92 fishekë gjatë kontrollit në një shtëpi në Rahovec.

Kontrolli është kryer pas informatave inteligjente lidhur me dyshimet për posedim të paautorizuar të armëve. Zyrtarët e Stacionit Policor në Rahovec kanë lokalizuar vendbanimin dhe të dyshuarin, ndërsa kontrolli është realizuar me pëlqimin e tij dhe me udhëzim të prokurorit.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta, 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër karikatorë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec, ku është intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze në një apartament në Durrës, policia jep detajet

Published

on

Një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në një apartament në Durrës.

Sipas raportimeve të policisë, është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E.S., 25 vjeçe, ku nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, në apartament është gjetur edhe një fëmijë, rreth 2 vjeç, fëmija i 25-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi plotë i policisë:

Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Euronews.al/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi 2026

Published

on

Poetja kanadeze Anne Carson është laureuar me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2026.

Akademia Suedeze e ka nderuar 76-vjeçaren për “veprën e saj të guximshme dhe novatore, e cila, në një dialog lozonjar me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore”.

Sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Ingrid Carlberg, tha se ia kishte komunikuar lajmin Carsonit përmes telefonit, pak para njoftimit zyrtar.

“Ajo u kap në befasi, por ishte shumë e lumtur”, tha Carlberg, duke shtuar se Carson i kishte treguar se në atë moment ndodhej në Islandë.

Anne Carson lindi në vitin 1950 në Toronto të Kanadasë. Ajo është poete, eseiste, përkthyese dhe ish-profesoreshë universitare, ndërsa gjatë karrierës së saj ka ndërthurur poezinë, prozën, përkthimin dhe studimet klasike.

Krijimtaria e saj është e njohur për kapërcimin e kufijve mes zhanreve dhe për ndërthurjen e letërsisë bashkëkohore me traditën klasike. Suksesi i saj i madh erdhi në vitin 1998 me veprën “Autobiography of Red”.

Carson ka botuar më shumë se 20 libra me poezi, ese dhe përkthime. Në vitin 2001, ajo u bë gruaja e parë që fitoi çmimin “T.S. Eliot” për veprën “The Beauty of the Husband”.

Vitin e kaluar, Çmimi Nobel për Letërsi iu dha shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai, për veprën e tij që, sipas jurisë, mbron fuqinë e artit përballë “tmerrit apokaliptik”.

Njoftimi për Çmimin Nobel për Letërsi vjen pas shpalljes së çmimeve në mjekësi, fizikë dhe kimi, ndërsa këtë javë pritet të shpallet edhe Çmimi Nobel për Paqen./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tensione te Parlamenti në Tiranë: Policia përdor sprej ndaj protestuesve për Reformën Territoriale

Published

on

By

Tensione të forta po shoqërojnë protestën përpara Parlamentit në Tiranë, ku qytetarë dhe përfaqësues të bashkive të ndryshme janë mbledhur për të kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, i cili parashikon shkrirjen e disa bashkive.

Përplasja nisi në momentin kur protestuesit tentuan të heqin gardhin mbrojtës metalik, me ç’rast policia ndërhyri duke përdorur spraj lotsjellës për prapësimin e tyre. Si pasojë e sprajit djegës, disa qytetarë kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Lëndime të lehta kanë pësuar edhe disa efektivë policie nga goditjet me shishe e sende të tjera.

Përkundër tensioneve, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë përpara Parlamentit në kërkim të tërheqjes së projektligjit. /Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara