Lajmet

Burgoset sulmuesi i Dave Chappelle

Të mërkurën, Lee u dënua me 270 ditë prapa grilave pasi ai nuk pranoi të kundërshtonte akuzat për kundërvajtje.

Published

on

Burri që e sulmoi komedianin Dave Chappelle në skenë në fillim të këtij viti u dënua me nëntë muaj burg.

Chappelle u sulmua para publikut në Hollywood Bowl në Los Angeles në muajin maj, ndërsa performonte për një speciale të Netflix.

Sulmuesi, 24-vjeçari Isaiah Lee mbante edhe një thikë të fshehur në një armë false, tha policia.

Të mërkurën, Lee u dënua me 270 ditë prapa grilave pasi ai nuk pranoi të kundërshtonte akuzat për kundërvajtje.

Dave Chappelle ngjalli kritika në fund të vitit 2021, kur një edicion special i tij në Netflix u akuzua për transfobi. Rreth 100 njerëz protestuan jashtë selisë së Netflix për transmetimin e shfaqjes dhe një koncert live në Minneapolis u anulua disa orë para se ai të dilte në skenë./UBTNews/

Lajmet

​Spanja kërkon fundin e ndërrimit të orës dhe propozon të ndalet nga 2026

Published

on

Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian që të ndalojë ndryshimin e orës dy herë në vit, duke nisur nga viti 2026. Kryeministri Pedro Sanchez tha se kjo praktikë është e vjetruar dhe shkakton shqetësime te qytetarët.

“Këtë javë ndryshojmë sërish orën, por sinqerisht nuk shoh më asnjë qëllim”, u shpreh ai në një video në rrjetet sociale.

Sipas tij, shumica e spanjollëve dhe europianëve janë kundër kësaj praktike. Ai theksoi se shkenca ka treguar se ndërrimi i orës nuk kursen energji. Përkundrazi, ai dëmton ritmet biologjike të trupit dy herë në vit.

Me këtë nismë, Spanja kërkon të rihapë një vendim të bllokuar të Parlamentit Evropian nga viti 2018. Atëherë u propozua heqja përfundimtare e orës së verës në të gjithë BE-në.

“Spanja do t’i bëjë thirrje Këshillit Evropian të veprojë dhe të ndalojë këtë ndryshim që nga viti 2026”, tha Sanchez.

Propozimi u paraqit në takimin e ministrave të Transportit, Telekomunikacionit dhe Energjisë në Luksemburg.

Kryeministri e cilësoi këtë si një hap drejt një politike të dobishme dhe demokratike. Por ai nuk sqaroi ende se cilën zonë kohore do të mbajë Spanja nëse ndryshimi i orës hiqet përfundimisht./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 e deri në 9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 17 e 20 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi prej 1 e deri në 5 metër për sekond./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Radoniqi për rezultatet e zgjedhjeve: Duhet t’i presim edhe ankesat nga PZAP

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit, ku pesë nga to janë për kryetarë të Komunave, ndërsa 11 të tjera për Kuvende Komunale.

Drejtori i sekretariatit të KQZ-së ka paraqitur sot para anëtarëve të Komisionit propozimin për rinumërimin e 16 vendvotimeve ku përfshihet një kuti e votimit në Deçan, një në Gllogoc, dy në Gjilan, një në Lipjan, dy në Prishtinë dy në Prizren, një në Shtime dhe një Suharekë.

Ndërsa, Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besnik Buzhala ka treguar pse nuk janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve lokale brenda afateve që ishte, pra sot. E kjo erdhi pas pyetjes së anëtarit të PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, për këtë çështje.

Procesi i numërimit në QNR më së voni përfundon ditën e nesërme. Por për detaje  numërimit sipas rekomandimit varet sa fletëvotime janë e si ka me shku numërimi. Ndërsa sipas planit operacional që ka miratuar KQZ, shpallja përfundimtare e rezultateve është dashtë të ndodhte shumë me datë 22, meqenëse sot nuk kemi mujt me implementu një aktivitet. Mendoj që ky proces përfundon sa i përket numërimit të gjithë fletëvotimeve”, tha ai.

Këtu u plotësua edhe me ndërhyrjen e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili tha e duhet të priten dhe vendimet e PZAP-së për ankesat.

“Pa paragjykuar ndonjë vendim të PZAP, sa e kemi pa PZAP është e vërshuar nga ankesat kështu që duhet me prit edhe ankesat nga PZAP para se me u shpall rezultati.

Në mbledhjen e KQZ-së anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi ka bërë një thirrje për Prokurorinë që t’i hetojnë vendvotimet me asistencë.

“Ftoj Prokurorinë që t’i hetojë rastet me asistencë rrënjësisht, sepse nuk është e mundur që në një qytet të ketë 10% të votimeve me asistencë”, tha ai.

Në këtë mbledhje, KQZ vendosi edhe për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Ky miratim u bë për të mundësuar zhvillimin e votimit jashtë Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Minho-s nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi akademik në Braga

Published

on

By

Në kuadër të vizitës zyrtare në qytetin historik të Braga-s, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Rektori i Universitetit të Minho-s, Prof. Dr. Rui Vieira de Castro, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Kjo marrëveshje ka si objektiv të promovojë shkëmbimin e studentëve të ciklit të parë dhe të dytë, duke ofruar mundësi për përvoja akademike dhe kulturore nga të dyja anët. Gjithashtu, marrëveshja parasheh mbikëqyrjen e përbashkët të tezave të masterit, nxitjen e hulumtimeve dhe inovacionit në fushat përkatëse.
Një aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi dhe zhvillimi i përbashkët i planeve dhe kurrikulës së programeve me interes të përbashkët në përputhje me politikat zhvillimore dhe kërkesat e tregut.
Me këtë marrëveshje, dy rektorët u zotuan se do të angazhohen për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm dhe të frytshëm, i cili do të sjellë përfitime të ndërsjella për të dyja institucionet./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara