Kronika e zezë

Burg pronarit të ndërtimtarisë, pranoi fajin se punëtori i tij kishte vdekur nga mos instalimi i pajisjeve mbrojtëse

Published

on

Është shpallur fajtor i akuzuari Nystret Kastrati, i cili një ditë më parë pranoi fajësinë dhe kërkoi falje pasi punëtori i tij kishte vdekur si pasojë e mungesës së pajisjeve të sigurisë në punë.

Gjyqtari i çështjes Ahmet Rexhaj, i shqiptoi dënimin me burg, të premten, në kohëzgjatje prej 6 muajve i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’.

Po ashtu vendosi që ky dënim mund të zëvendësohet edhe me dënim me gjobë me pëlqimin e personit të dënuar.

Ai gjithashtu obligohet që t’i paguajë edhe shpenzimet e tjera procedurale dhe paushallin gjyqësor.

Tutje, gjykatësi Rexhaj, ia refuzoi propozimin e prokurores Hamza, dënimin plotësues ‘’Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës’’ si të pabazuar për shkak se nuk ka bazë ligjore.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, Nysret Kastrati po akuzohet se me 3 dhjetor 2018, në subjektin ekonomik N.T.SH “BETON PLUS” në Pejë, si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nga pakujdesia nuk instalon pajisjet mbrojtëse në këtë drejtim, si dhe nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës, përkatësisht nenit 5,6,7 dhe 13 të Ligjit  për Sigurinë në Punë, nga çka ka rezultuar vdekja e personit tjetër dhe atë të viktimës Sh.F.

Në aktakuzë thuhet se duke u shkelur dispozitat e lartshënuara nga Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, vije deri tek lëndimi i rëndë në punë (amputimi i krahut të djathtë) i tani të ndjerit Sh.F, pasi që ky i fundit derisa ishte duke pastruar cilindrin rrotullues të shiritit transportues të peshores për përzierje e inerteve, shiriti rrotullues ia kapë mëngën e xhemperit, ia nxjerrë-këputë krahun e djathtë në mes të krahut dhe bërrylit. Si pasojë e lëndimeve, thuhet se me 5 dhjetor 2018, rreth orës 13:00, i njëjti ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

Aktualitet

Kaçanik: Arrestohet i dënuari me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje

Published

on

Në fshatin Bob të Kaçanikut, mbrëmë rreth orës 22:15, policia ka arrestuar një person të kërkuar 24-vjeçar, me inicialet K.Ç pasi i njëjti ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i dënuar me tetë muaj burim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës “.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Published

on

Ka ndërruar jetë drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu i cila ka qenë duke u ballafaquar me një sëmundje të rëndë kohët e fundit.

Lajmin e hidhur  e kanë konfirmuar vetë familjarët e Kryeziut me mëngjes.

Për faktin që ajo ishte duke u përballur me këtë sëmundje të rëndë, fondi humanitar ishte i hapur edhe për dërgim jashtë vendit.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet një person i vdekur në një restorant në Malishevë

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës Vlera Krasniqi, e cila tha se aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Krasniqi.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor.

 

Continue Reading

Aktualitet

Pejë: Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në pompë derivatesh

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në komunikatën për media thuhet se sipas aktakuzës, të pandehurit me datën 21 maj të këtij viti rreth orës 23:35 në Pejë, duke vepruar si anëtarë të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në këtë qytet, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë.

Më pas me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905 euro, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575 euro, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale.

Continue Reading

Të kërkuara