Aktualitet

Bundestagu miraton buxhetin miliarda eurosh për mbrojtjen e klimës dhe dixhitalizimin

Ministria e Financave njoftoi se pandemia mundësoi shumë investime në mbrojtjen e klimës, të cilat duhet të kompensohen.

Published

on

Bundestagu gjerman ka rënë dakord të shpërndajë miliarda euro të parashikuara në buxhetin e miratuar si kredi gjatë periudhës së pandemisë për vitin e kaluar, por që nuk ishin të nevojshme.

Në vend të kësaj, fondet do të investohen në mbrojtjen e klimës dhe dixhitalizimin, sipas buxhetit suplementar për vitin 2021 të paraqitur nga Ministri i Financave, Christian Lindner.

Propozimi parashikon kreditë e papërdorura me vlerë 60 miliardë euro (66 miliardë dollarë) të vendosura në një fond të veçantë për klimën dhe transformimin në vitet e ardhshme.

Opozita e quajti këtë masë të diskutueshme nga pikëpamja kushtetuese, pasi fondi i miratuar për të luftuar pandeminë do të përdoret për mbrojtjen e klimës dhe projekte të tjera. Kristiandemokratët kanë nisur procedurat ligjore.

Ministria e Financave njoftoi se pandemia mundësoi shumë investime në mbrojtjen e klimës, të cilat duhet të kompensohen./Atsh/

Aktualitet

Vritet një 40 vjeçar në Ferizaj, Policia e Kosovës arreston të dyshuarin

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e mbrëmjes në Ferizaj ku në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje, ku viktimë është një qytetar i moshës 40 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se i dyshuari është arrestuar.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Pezullimi i dialogut SHBA-Kosovë është hap shqetësues, rrezikon destabilizim të rajonit

Published

on

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar për një periudhë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si të rrezikshëm për raportet dypalëshe dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në një deklaratë për mediat, KASH i bën thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe forcave të tjera politike, që të tejkalojnë ndarjet dhe të bashkëpunojnë për të mbrojtur interesat kombëtare, si dhe për të rivendosur marrëdhëniet me SHBA-në në fushat kyçe të mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.

“Kosova është ndër vendet më pro-amerikane në botë, me një angazhim të qartë ndaj paqes, demokracisë dhe vlerave euroatlantike. Pezullimi i dialogut me Prishtinën, ndërkohë që avancon dialogu me Beogradin, jep një mesazh të gabuar dhe rrezikon të destabilizojë rajonin, duke i dhënë hapësirë ndërhyrjes së Serbisë përmes Listës Serbe”, thuhet në deklaratë.

Këshilli e cilëson të padrejtë që një shtet që ka qenë ndër partnerët më të qëndrueshëm të SHBA-së të penalizohet në këtë mënyrë, ndërsa sipas tij, Serbia e cila po afrohet gjithnjë e më shumë me Kinën, Rusinë dhe Iranin përfiton nga një trajtim më i butë.

“Kosova ka nevojë për përkrahje në ndërtimin e institucioneve të saj, jo për presione që mund të paralizojnë funksionimin e tyre”, thekson më tej KASH.

Në reagim theksohet se autoritetet në Kosovë duhet të bëjnë përpjekje për të dalë sa më parë nga masa ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe tani edhe nga SHBA-ja, përmes një qasjeje më konstruktive dhe duke vlerësuar rolin thelbësor të mbështetjes perëndimore për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.

“Ndërhyrjet e Beogradit në Kosovë, përmes partive politike serbe, duhet të adresohen në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në, dhe gjithmonë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës”, shton KASH.

Në fund të deklaratës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirrje gjithë spektrit politik në Kosovë që të unifikojë qëndrimet për dialogun me Serbinë, në funksion të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, që do të siguronte njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Vdiq një i burgosur në Spitalin e Pejës

Published

on

Një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës, kanë bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Siç thuhet në një njoftim T.Zh. për shumë vite me radhë ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Gjatë gjithë kohës, i burgosuri është trajtuar në kuadër të SHSKUK-së me mbi 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021. Si rrjedhojë, edhe gjatë qëndrimit në burg, pothuajse tërë kohën ka qenë i trajtuar në stacionarin e burgut. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, SHKK kishte bërë kërkesë edhe për pezullimin e dënimit të tij për çka ishte refuzuar nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Njoftohet po ashtu se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes./SK/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Published

on

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare me e Shqipërisë me BE për çështjen e integrimit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Shqipëria pritet të hapë sot dhe 4 kapituj të tjerë të cilët i përkasin agjendës së gjelbër, shkruan A2cnn.

Takimi do të drejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban presidencën e BE-së dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara